Tronditje te Bankers/ Shkarkohet zv.Presidenti Leonidha Çobo, u hetua për “Marinzën”

Nga Boldnews.al

“Bankers Petroleum” shkarkon një prej njerëzve më të rëndësishëm të saj, zv.drejtorin e përgjithshëm, Leonidha Çobo. “Boldnews.al” ka mësuar se para pak ditësh, drejtuesit më të lartë të kompanisë së naftës kanë vendosur të “mos marrin më shërbimet e tij”.

Loading...

Shkarkimi i Çobos vjen vetëm pak kohës pas largimit të Ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili gjatë mandatit të tij tregoi interes të veçantë për çështjet që lidheshin me “Bankers Petroleum”.

Leonidha Çobo ka qenë një prej personazheve kryesorë të Bankers Petroleum gjatë viteve të fundit. Emri i tij ishte i pari në listën e hetimit të Prokurorisë së Fierit, pas shpërthimeve që ndodhën në puset e Marinzës, në Prill 2015.

Në bazë të veprimeve të para hetimore të asaj ngjarjeje, rezultonte se: Në datën 01.04.2015, në orën 07.00, në fshatin Marinëz, gjatë kryerjes së punimeve për shpimin e pusit nr. 5761 në zonën 29A nga kompania Bankers Petroleum LTD Albania, ka shpërthyer fontanë me përbërje gaz, ujë dhe argjil.

Fillimisht u evakuan 50 familjet e fshatit Marinëz dhe rreth orës 13.00 u ndalua fontana kryesore e pusit, i cili u mbyll. Pas orës 13.00 u krye kqyrja e vendit të ngjarjes dhe rezultoi se disa dhjetra shtëpi ishin dëmtuar dhe në to gjuendeshin mbetje të fontanës, argjiles, si edhe disa fontana në oborret e tyre.

Në një inspektim të kryer në atë kohë nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), u arrit në konkluzionin paraprak se “pasojat kanë ardhur për shkak se nënkontraktori i kompanisë Bankers Petroleum, që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur si në aspektet teknike, ashtu edhe në ato organizative për përballimin e situtave të tilla”.

LEXO EDHE  E hëngrët tepsinë dhe as bakrin s’keni lënë…/ Deputeti nxin Ramën dhe lë me gisht në gojë “opozitën e re”

Në këto kushte, Prokuroria e Fierit mori nën hetim disa zyrtarë drejtues të Bankers Petroleum, me në krye Leonidha Çobon, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

Por, vetëm 4 muaj më pas, Prokuroria e Fierit i pushoi hetimet ndaj personave të dyshuar. Rreth 2 vjet më pas, një debat i ashpër ndërmjet ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, zbuloi të vërtetën e mbylljes së hetimeve për Bankers Petroleum.

Llalla akuzoi diplomatin amerikan se kishte ushtruar presion mbi prokurorinë e Fierit për pushimin e këtyre hetimeve, duke aluduar për përfshirje korruptive të Donald Lu. Gjithësesi, Llalla nuk dha një shpjegim të besueshëm se përse ai dhe struktura që kishte nën varësi vendosi të pushonte hetimin.

Në kohën që shpërtheu konflikti Llalla-Lu, banorët e dëmtuar të Marinzës mësuan se Prokuroria e Fierit kishte pushuar hetimet. Ata, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë, ankimuan vendimin e pushimit, në Mars 2017. Në bazë të këtij ankimimi, Prokuroria e Fierit rinisi hetimet për shpërthimet në Marinëz.

Prej asaj kohe, nuk ka asnjë të dhënë publike se si ka vijuar ai hetim.

Loading...
Loading...