VIDEO/ Akademiku i njohur zbulon se kush janë deputetët që tërheqin zvarrë Edi Ramën

Akademiku i njohur, Artan Fuga është rikthyer të flasë sërish për ligjin në Arsimin e Lartë. Përmes një deklarate për mediat, Fuga ka zbuluar se kush janë deputetët që kanë firmosur draftligjin për Reformën në Akademinë e Shkencave nuk do të sjellë ndryshime në institucion, pasi është përpiluar pa konsulta dhe studime.

Ai thekson se kjo është një përpjekje për të marrë zvarrë kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të quajë reformë atë që më parë e ka quajtur farsë.

Loading...

Deklarata e plotë:

Deputetët që tërheqin zvarrë Besa Shahinin dhe Edi Ramën (Me ose pas dëshirën e tyre)

Me ane te kesaj deklarate per mediat i drejtohem opinionit publik te vendit dhe veçanerisht komunitetit te kerkuesve shkencore dhe profesoratit te universiteteve te Shqiperise, studenteve dhe te gjithe intelektualeve per nje ngjarje qe e konsideroj te turpshme, fatkeqe dhe me pasoja te renda per vendin ku jane perfshire nje grup deputetesh te Kuvendit te Shqiperise.

Ne menyre krejt arbitrare ata kane marre ne Ministrine e Arsimit nje dokument te pergatitur nga Akademia e Shkencave e Shqiperise, qe eshte ne gjendje katastrofike, e rrenuar prej vitesh, e perfshire nga parazitizmi dhe harxhimi pa kritere e parave publike, dhe duke e paraqitur si iniciative te tyre ligjore, fshehurazi grupeve të interesit dhe komunitetit shkencor të vendit, e kane depozituar ne Kuvendin e Shqiperise.

Ky dokument i turpshem që eshte pikerisht ai i perjetesimi të stagnacionit ne Akademinë e Shkencave serviret gjoja si iniciative ligjore e këtij grupi deputetesh, të cilët nuk jane konsultuar me asnje grup interesi, nuk kane ardhur asnje minute te vetme per t’u konsultuar per gjendjen dhe perspektivat e shkences shqiptare, qe kurre nuk kane treguar asnje interes publikisht per shkencen dhe universitetet shqiptare.

Ata i rrembejne nga dora iniciativën ministrise te arsimit per shkak te paaftesise te saj per te pasur guximin per te drejtuar procesin e reformimit te kerkimit shkencor, injorojnë konsultimin masiv qe eshte bere ne departamentet dhe fakultetet e universiteteve te vendit dhe ne menyre arbitrare krijojne alibine se marri ata vete nje iniciative ligjore pa pasur asnje dijeni as per procesin e deritanishem dhe as per permbajtjen e projektligjit që kanë depozituar.

Me kete veprim ky grup deputetesh injoron mendimin alternativ dhe as merr mundimin t’a konsultoje ate.

Ju drejtohem universitareve te vendit, rinise dhe intelektualeve te Shqiperise duke i njoftuar per kete puç institucional te ndermarre dhe kryer, per nje kaos midis institucioneve te vendit qe merren me arsimin dhe shkencen, per ndërgjegjen dhe etiken e këtyre deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, i drejtohem kryeministrit Edi Rama, i drejtohem edhe kryetarit te Kuvendit Gramos Ruci, duke denoncuar kete akt te paprecedent që merr neper kembe cdo konsultim paraprak ligjor per kuadrin rregullues te arsimit, shkences dhe akademise te shkencave e universiteteve.

LEXO EDHE  Mblidhet PD, ja kur do të zhvillohet protesta tjetër masive

Nje projekt ligj qe bie ne kundershtim me ligjet dhe parimet e demokracise, qe shkel te drejtat qytetare, që ligjeron rrembimin per pushtet dhe privilegje te nje grushti personash qe kane uzurpuar Akademine e Shkencave.

Pyetja ime eshte : A e kane pare keta deputete qe depozitojne iniciativa ligjore që ne fakt nuk jane te tyre vlerësimin e BE per kete ceshtje ? Apo BE eshte thjesht një alibi dhe jo nje pike orientuese per kombin shqiptar !

Nje grusht individesh kane shpallur tashme zgjedhjet per kryetar ne Akademine e Shkencave ku kryetari perseri do te behet nenkryetar dhe nenkryetari kryetar.

Me ane te ketij akti te ketij grupi deputetesh qe nje pjese e madhe e tyre nuk kane asnje lidhje as me komisionin e arësimit, shkencës dhe mediave te Kuvendit teShqiperise, ata po e cojne situaten, me ose pa pelqimin e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, drejt pikes ku ai ate qe e quajti farse ne Akademine e Shkencave t’a konsideroje si reformim te saj.

Ta bejne me ose pa pelqimin e tij te pranoje si reformim farsen e farses, pra reformimin alibi, te lepije ate qe ka peshtyre, sikurse thote populli, duke e marre zvarre drejt nje projekti qe finalizon ne Akademine e Shkencave sundimin e konservatorizmit, dogmave dhe stalinizmit intelektual.

I drejtohem z. Gramos Ruçi nen pergjegjesine e te cilit ky grup deputetesh me fije qe shkojne deri afer tij, m’u përpara derës së tij, po kerkojne te mposhtin, marrin neper kembe, poshterojne komunitetin intelektual te vendit.

Eshte koha per t’i thene ndal ketyre veprimeve që tregojne krizen e thelle te institucioneve shqiptare, dhe marrjen neper kembe qe deputete te ndryshem, si edhe forca regresive në Akademinë e Shkencave, u bejne pedagogeve, krijuesve, intelektualeve te vendit, universitareve dhe gjithe opinionit publik intelektual per interesa egoiste per pushtet dhe trafik politik.

Une kurre nuk do te nenshtrohem prej tyre,  ata mund të marrin zvarrë Edi Ramën, Besa Shahinin, Gramos Ruçin, me ose pa dëshirën e tyre, por jo mua!

U bej thirrje te gjithe intelektualeve te vendit dhe universitareve e kerkuesve shkencore t’i dalin zot vetes dhe te mbeshtesin nje Shqiperi te vlerave, te dijes, sepse kjo Shqiperi që përpëlitet, por ende nuk ka vdekur dhe nuk do te vdesi dot.

Ju faleminderit !

Video: 

Deputetët që marrin zvarrë opinionin intelektual, mendimin alternativ, ministrinë e arsimit, ekspertizën europiane dhe vetë demokracinë, madje edhe Besa Shahinin e Edi Ramën me ose pa dëshirën e tyre! Por, jo mua!

Gepostet von Artan Fuga am Montag, 15. April 2019

Loading...
Loading...