Skandal në urgjencën e Korçës, pacienti bie nga barrela, auto-ambulanca nuk ka oksigjen

Mjeku lë pacientin në shtëpi me dhimbje, i thotë pi ujë, pas disa orësh, qytetari ndërron jetë.

“Fiks Fare” denoncoi kushtet e urgjencës së spitalit rajonal të Korçës dhe veprimet e punonjësve të saj. Një ekip i kësaj urgjence i shkoi disa herë në shtëpi një pacienti, duke i rekomanduar se për dhimbjet e mëdha duhet të pinte ujë dhe lëngje.

Loading...

Por, megjithëse pacienti dhe familjarët iu lutën ekipit që ta çonte në spital, mjekja vendosi që trajtimi me “ujë dhe lëngje” të vazhdonte në shtëpi. Pas disa orësh, gjendja e pacientit u përkeqësua dhe herën e tretë, ky ekip vendosi ta transferojë pacientin në spital. Por, ishte shumë vonë! Disa minuta pasi mbërritën në spital, pacienti ndërroi jetë.

Në redaksinë e “Fiks Fare” u ankua Stela Tiko, nga Korça, e cila u ankua për vdekjen e babait të saj, Sotiraqit, 67-vjeç, në datën 1 prill në Spitalin Rajonal të Korçës. Qytetarja thotë se nga data 31 mars e deri mëngjesin e datës 1 prill, ka kontaktuar disa herë me Urgjencën Kombëtare dhe me mjekët e Urgjencës së Korçës. Madje, ekipi i urgjencës i shkoi dy herë në shtëpi, ku i bëri disa qetësues dhe i rekomandoi të pinte ujë dhe lëngje. Qytetarja thotë se mjekja i ka bërë një qetësues voltaren, kur në fakt, sipas saj, babai i saj vuante nga aritmia. Qytetarja thotë se injektimi i këtij qetësuesi i ka shkaktuar problemet, që më pas i morën jetën.

Still0415_00005
Ndërkohë, qytetarja u ankua se, në momentin që autoambulanca transportoi babain e saj nga shtëpia drejt spitalit, ai i ra nga barela, pasi nuk ishte i lidhur.

“Dua të denoncoj dhe një fakt tjetër; Në Spitalin e Korçës bëhen pazare me të vdekurit. Lajmin që babai ndërroi jetë ma dha një punonjës i funeralit. Mjekja dhe personeli u mbyllën në dhomë. Madje, edhe skedën e vdekjes ma solli punonjësi i funeralit” thotë ajo.
Pas denoncimit, qytetarja shkoi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, ku takoi shefin e urgjencës, Kujtim Shabani, dhe doktoreshën që i erdhi disa herë, por nuk e mori asnjëherë në spital babanë e saj.

Qytetarja i shpjegoi situatën shefit të urgjencës. Ajo i tha se babai i saj vuante nga aritmia, ndërsa doktoresha i bëri një qetësues voltaren. Shefi i tha se qytetarja është një vajzë e mirë. Qytetarja i kërkoi llogari shefit duke i kërkuar se përse ka marrë skedën e vdekjes nga një punonjës funerali, ndërsa ai i përgjigjet se në të shumtën e rasteve, familjarët autorizojnë punonjësit e funeralit. Për kushtet e autoambulancës, ai i thotë se “nuk je lidhur shumë me realitetin”.

Still0415_00006

Qytetarja i kërkoi disa herë se përse ekipi i urgjencës nuk e dërgoi në spital babanë e saj. Fillimisht, shefi i urgjencës thotë se ka qenë keq dhe nuk mund të transportohej në spital. Më pas i thotë se gjendja nuk ka qenë aq e keqe. Dhe në fund, i kërkon llogari se përse nuk e mori vetë qytetarja ta dërgonte në urgjencë. Në bisedë me qytetaren, shefi fillon të dredhë një cigare brenda ambienteve të urgjencës, ndërsa i thotë se urgjenca vetëm këto bën. Sipas tij, nuk bëhet as EKG, as Eko.

Ai justifikohet se nuk mund t’i marrë 50 pacientët që vizitohen në shtëpi në spital, pasi urgjenca ka vetëm 10 shtretër, ndërsa i thotë se “urgjenca nuk është për të sëmurët kronikë, urgjenca është për të sëmurët akutë”. Në lidhje me pirjen e lëngjeve dhe ujit, shefi i urgjencës i përgjigjet se “përdorimi i ujit ka hyrë masivisht, mos të duket shaka”.

Më pas, në zyrën e shefit të urgjencës, mbërrin edhe mjeke Silvana. Qytetarja i kërkon shpjegime se përse nuk e dërgoi më shpejt në spital dhe ajo i përgjigjet se “nuk i parashikojmë dot zonjë! Unë e kam ndërgjegjen shumë të qetë, se unë pash parametrat që duhet të masja”.

“Fiks Fare” mori kontakte me drejtues të Spitalit të Korçës, të cilët na u përgjigjën se “në rast se doni t’ju japim informacion me shkrim, adresa e e-mailit është spitalikorçë@shëndetësia.gov.al.

Nëse dëshironi intervistë, na lajmëroni t’ju lidhim me mjeken”. Por, disa çaste më vonë, Drejtoria e Spitalit, na kontaktoi sërish dhe na komunikoi se mjekja nuk dëshiron të japë intervistë.

“Fiks Fare” kërkonte informacion se përse autoambulancat në Korçë nuk kanë barelë? Përse nuk ka defribilator, apo EKG? Çfarë duhet të pësojë një pacient në shtëpi që të shoqërohet për në spital?

***

BISEDË MES QYTETARES DHE SHEFIT TË URGJENCËS NË SPITALIN KORÇË, KUJTIM SHABANI

Qytetarja – Dua të di, ajo i ka bërë në orën 2 voltaren, atropin, kur i sëmuri vuante me aritmi në zemër. Në orën 3 e çerek, kam lajmëruar përsëri urgjencën se ai kishte kriza akoma. E kam marrë në telefon Tiranën, Tirana më lidhi me doktoreshën këtu. Dhe pa pikën e turpit më ka thënë në telefon “unë të ngre urgjencën në orën 4 të mëngjesit të të vij ty në shtëpi?”. Si mund t’i thuash një pacienti pi ujë, kur ai është në gjendje kritike për jetën? Të marrësh masa, sepse ajo sot vdiq babain tim, nesër do të vdesë një person tjetër.

Shefi i urgjencës – Doktoresha të siguroj është vajzë shumë e mirë, e para e punës.

Qytetarja – Pse duhet ta marrë funerali në dorë, pse mos ta marrë evlati i tij? Çfarë kishte ky njeri, pse vdiq?

Shefi i urgjencës – Sepse në pjesën më të madhe, familjarët autorizojnë atë të funeraleve.

Qytetarja – S’kanë punë funeralet, funeralet kanë bërë biznes me spitalin. Pa dhënë shpirt njeriu, të vijë funerali mbrapa, është logjike?

Shefi i urgjencës – Stela, mbase ndodh edhe kjo që thua ti. Në dijeninë time, nga mjekët nuk vë në dyshim, nga mjekët. Nga personeli i mesëm, këtu janë aq shumë…

Qytetarja – Shumë gabim! Shumë gabim!

Shefi i urgjencës – S’mund t’i kontrolloj.

Qytetarja – Më fal që po ta them, po jeta këtu në qytetin tonë është bërë biznes funerali.

Shefi i urgjencës – Këtu?

Qytetarja – Po.

Shefi i urgjencës – Kështu është në gjithë Shqipërinë.

Qytetarja – Dhe të jetë një ambulancë brenda, pa asnjë lloj ndihme, pa asnjë aparaturë, me një barelë, që mua babai më ka rënë nga barela. E dini?
Shefi i urgjencës – Më duket se nuk je e lidhur shumë me realitetin tonë.

Qytetarja – Sepse ky është realiteti që ne po vdesim?!

Shefi i urgjencës – A jeton këtu në Korçë?

Qytetarja – Po këtu jetoj.

Shefi i urgjencës – Çfarë pretendon, të ketë shërbim njësoj si në shtetet e tjera?

Qytetarja – Po. Të ketë ambulancën në rregull.
Shefi i urgjencës – Mjeku merret vetëm me të sëmurin, nuk merret me ambulancën.

Qytetarja – Po duhet të merret, se kjo është ndihma e parë…
Shefi i urgjencës – Ti ke plotësisht të drejtë, po kjo është…

Qytetarja – Ndihma e parë që i jepet një pacientë në ambulancë është ambulanca, nuk është spitali. Dmth, deri sa ta sjell unë në spital, ai ka ndërruar jetë në ambulancë.

LEXO EDHE  Ish-ministri godet fort: Rama si Ramizi, do të zhvillojë zgjedhje fasadë, por ...

Shefi i urgjencës – Kjo është çështje e drejtuesve.

Qytetarja – Pse s’ma mori babain në spital doktoresha?

Shefi i urgjencës – Po sepse ajo është mjeke, ajo vendos që gjendja e tij ka qenë e rëndë, nuk transportohet dhe nuk përfiton, kaq.

Qytetarja – Duhet ta linte atje të vdiste, në krevat.

Shefi i urgjencës – Ta merrte që të vdiste këtu në institucion?

Qytetarja – Po ajo prapë erdhi dhe e mori dhe prapë këtu vdiq, këtu dha frymën e fundit. I mati vetëm tensionin dhe kaq ishte puna.

Shefi i urgjencës – Çfarë duhet t’i bënte tjetër?

Qytetarja – Nuk i pa zemrën, as rrahjet e tij. Unë i thashë që ky ka aritmi në zemër, ia shpjegova sëmundjen e tij. Fundin e jetës e ka pasur në spital.

Shefi i urgjencës – E sollën gjallë apo të…

Qytetarja – E sollën me frymë dhe pushimi i zemrës së tij është bërë këtu në spital. Pse nuk vini një barelë që të lidhni një pacient?
Shefi i urgjencës – Ku ta gjejmë barelën ne vajzë, këto barela ka bërë shteti, këto barela kemi ne. Bota jashtë, meqenëse po flet, ka barelë mbajtësit që vete dhe e marrin ata që janë apostafat për atë punë. Pse nuk e more ta sillje?

Qytetarja – Nuk e merrja dot në atë gjendje siç e kisha babanë, prandaj lajmërova urgjencën.
Shefi i urgjencës – Si nuk e merrje dot?!

Qytetarja – S’mund ta ngrija vetë, unë femër vetëm ta ngrija në kurriz dhe ta sillja ty në spital, kur është urgjenca dhe mund të më vijë.

Shefi i urgjencës – Erdhi dhe për momentin ka pasur parametra normalë… Nuk ka justifikuar erdhjen në institucion. Ty s’të pëlqeu, merre babin sille këtu.

Qytetarja – Kjo është sjellja e një doktori, pi ujë?

(Doktori fillon të dredhë një cigare ne zyre)

Qytetarja – Unë dua që të merren masa për mjeken.

Shefi i urgjencës – Jo, jo si u marrkan masa.

Qytetarja – Po, sepse ajo sot vdiq babain tim nesër…

Shefi i urgjencës – Jo ore, t’i drejtohesh të bësh padi te oficeri i policisë dhe pastaj vazhdojnë hallkat e tjera. Stela bëhen 50 vizita shtëpie, t’i marrim ne këtu, ku do të gjejmë vend për babain tënd.

Qytetarja – Ku e pa ajo që ai kishte parametra normale, kur s’i bëri asnjë gjë?

Shefi i urgjencës – Çfarë t’i bënte?

Qytetarja – Vetëm matjen e tensionit, kur mund t’i bënte një EKG.

Shefi i urgjencës – Po EKG-ja si u bëka moj vajzë, kështu hajde të bëjmë një EKG.

Qytetarja – Po ekzaminime…

Shefi i urgjencës – Jo po t’i bënim një Eko Abdominale , t’i bënim dhe ndonjë skaner.

Qytetarja – Çfarë do i sëmuri t’ia bëjmë.

Shefi i urgjencës – Jo ore, po do justifikuar ky është shërbim urgjence. Më fal, pse nuk e more ta sillje ti?

Qytetarja – Ta merrja ta sillja unë?

Shefi i urgjencës – Po.

Qytetarja – Po urgjenca që e merr…

Shefi i urgjencës – E di sa banorë ka qyteti dhe qarku i Korçës.

Qytetarja – Ti përgjigjet.

Shefi i urgjencës – Kujt ti përgjigjet, me dy mjekë? Më fal, po të marrim 50 veta t’i sjellim këtu neve, me 10 shtretër që janë, ku do t’i fusim ata me infarkte, hemorragjitë, diabetit. Pse pjesa më e madhe e atyre që vijnë këtu, janë të marrë nga urgjenca? Vijnë vetë, pjesa më e madhe!

Qytetarja – Shumë gabim.

Shefi i urgjencës – Urgjenca nuk është për të sëmurët kronikë, urgjenca është për të sëmurët akutë.

Qytetarja – Dmth, ata që vuajnë duhet të vdesin!

Shefi i urgjencës – Termi urgjencë kush është?

Qytetarja – Urgjenca, kur një njeri është shumë rëndë duhet ta marrë urgjenca.

Shefi i urgjencës – Ku t’i mbajmë ne këta të tërë rëndë?

Qytetarja – Dmth, ne t’i lëmë njerëzit të dergjen në shtrat.

Shefi i urgjencës – Përse e ke lënë ti gjatë gjithë ditës, përse nuk mban ti një çik përgjegjësi morale. Pse nuk e vizitove ti gjatë ditës.

Qytetarja – Unë e kam vizituar para dy tre ditësh, i kam bërë EKO.

Shefi i urgjencës – Jo para disa ditëve, atë ditë, atë ditë.

Qytetarja – Atë ditë pastaj që ai u përkeqësua, unë mora urgjencën në telefon, vendimi i saj ishte thjesht i bëri dy qetësues. Dhe xhaxhi duhet të pinte vetëm lëngje.

Shefi i urgjencës – Mos abuzo me këtë që duhet të pijë lëngje. Përdorimi i ujit ka hyrë masivisht tani, mos të duket shaka ty!
Qytetarja – Kështu i tha.

***

BALLAFAQIMI MES QYTETARES, SHEFIT TË URGJENCËS DHE DOKTORESHËS

Qytetarja – Në orën 3 të natës përsëri i ka bërë një qetësues dhe i jam lutur shumë që ta merrte në spital, në ekzaminim dhe nuk pranoi. Dhe më the që nuk mund të pësojë diçka nga një gur në veshka.

Doktoresha – Të kam thënë, për momentin ankohet për këtë pjesë, anën e dhimbjes nga guri i veshkave.

Qytetarja – Se të thashë, që ai mund të pësojë diçka, ta bëra të qartë.

Doktoresha – Mund të pësojë dhe unë pas një ore.

Qytetarja – Ta bëra të qartë. Pse nuk më erdhi mua një skedë, të më merrje ti mua si mjeke dhe të më thoje që babai jot pësoi këtë goditje. Pse të shkruhet këtu që babai im ka vdekur nga “policitemia vera”, kur babai im në ato momente mund të kishte kaluar një hemorragji cerebrale. Vendi i vdekjes shtëpi. Unë dua kush e ka plotësuar skedën e babait tim.

Shefi i urgjencës – E kam plotësuar unë skedën e vdekjes.

Qytetarja – Po të neglizhohet vdekjet e njerëzve dhe pas meje të vijë një funeral direkt, direkt. Pas ambulancës të më vijë funerali, është kulmi për njeriun. Ai nuk kishte vetëm dhimbjet e veshkave, ai kishte sëmundje tjetër.

Doktoresha – Për momentin vetëm atë ankonte moj zonjë.

Qytetarja – Dhe kima kujdes të thashë, se mund të kalojë diçka tjetër.

Doktoresha – Nuk i parashikojmë dot zonjë!

Qytetarja – Ndërgjegjja mos ta lejonte ty vetë ta lije në atë gjendje, po të ma merrje këtu.

Doktoresha – Unë e kam ndërgjegjen shumë të qetë, sepse unë pash parametrat që duhet të masja.

Qytetarja – Një mjeke më është përgjigjur në telefon, të të ngre unë ty urgjencën në 4 të mëngjesit.

Doktoresha – Është Tirana.

Qytetarja – Fola me Tiranën dhe Tirana më tha do të lidhë me ekipin e Korçës. Dhe më lidhi me Korçën.

Doktoresha – Nuk ka lidhje Tirana drejtpërdrejt, të lidh me mjekun e Tiranës./TCH

 

Still0415_00007Still0415_00008Still0415_00009Still0415_00010Still0415_00011Still0415_00012Still0415_00013Still0415_00014Still0415_00015

Loading...
Loading...