• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadorja gjermane: Zgjedhjet e lira, baza e çdo demokracie të shëndetshme…

10:49 : 14/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjermania i jep fonde Shqipërisë për procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz shprehet se zgjedhjet e lira e të barabarta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme.

Në nëntor 2018, pas konsultimeve me partitë kryesore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta nxorri dekretin presidencial për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, më 30 qershor. Afrimi i kësaj date po ndodh në kohën kur situata politike në Shqipëri ka ndryshuar shumë nga nëntori i kaluar. Opozita është në sheshe dhe rrugë në protesta anti qeveritare. Në protestën e mbrëmshme, (13.04.2019), të karakterizuar nga akte dhune dhe përleshje mes protestuesvedhe policisë, opozita vijoi qëndrimin e saj radikal. Lideri i PD, Basha tha në fjalën përmbyllëse të protestës, në orën 22.00 se “largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Por përtej deklaratave të tilla opozita ka ndërmarrë veprime që lenë të kuptohet, se edhe mund t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Opozita nuk dërgoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ) emrat e komisionerëve të saj zonalë. Por përvoja e zgjedhjeve të mëparshme në situata ngërҫesh dhe mosmarrëveshjesh mes palëve, ka treguar se komisionerët lokalë janë vendosur edhe në minutën e fundit. A do të ketë minutë të fundit kësaj here për komisionerët zonalë të opozitës? Pikëpyetja ngrihet pas aplikimeve të qytetarëve për të zënë vendet vakante të opozitës për komisionerë zonale, pas thirrjes publike të KQZ.

Gjermania mbështet trajnimin e vëzhguesve zgjedhorë

Analistë të pavarur të Tiranës e kanë cilësuar “vetëvrasje politike”mospjesëmarjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për më tepër kur në Parlament po vijon marrja e mandatit të deputetit nga kandidatët për deputetë në listat e Partisë Demokratike, (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim,(LSI) që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare 2017. Kur të arrihet numri që parashikon ligji, deputetët opozitarë të sapohyrë në jetën parlamentare do të krijojnë grupet parlamentare opozitare për një jetë parlamentare sa më pranë normalitetit.

Lexo edhe:

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

Skenari i deritanishëm i bojkotit të zgjedhjeve nga dy partitë opozitare, PD dhe LSI është kundërshtuar nga SHBA dhe BE. Pas thirrjes së Zv. Ndihmës Sekretar të Shtetit, Matthew Palmer drejtuar partive të opozitës për t’u riangazhuar në procesin politik, „sa më parë, përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale” është Gjermania, vendi më me peshë në BE, që adreson mesazhin e saj politik lidhur me zgjedhjet lokale. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, të premten, (12.04.2019) , gjatë nënshkrimit të kontratës me Komitetin Shqiptar të Helsinkit për bashkëpunim në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale tha: „U bëj thirrje të gjitha partive të shfrytëzojnë rastin e të marrin pjesë në zgjedhjet lokale”.

Ambasadorja Schütz theksoi se “zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë baza e ҫdo demokracie të shëndetshme. Është me rëndësi thelbësore që zgjedhëset/ zgjedhësit të mund të kenë besim në një zhvillim të rregullt të procesit zgjedhor.” Gjermania do të mbështesë financiarisht Shqipërinë në këtë proces proce vëzhgues përmes Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ambasadorja Schütz thekoi se mbështetja ndaj Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka të bëjë me „me trajnimin e vëzhguesve dhe vëzhgimin real në qendrat e votimit, kontributin për zhvillimin e procesit zgjedhor sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare”. /DW/

Etiketa: gjermaniaSchützzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Synojmë vota nga elektorati gri”, Salianji: Kandidatët e pavarur janë të opozitës pa diskutim

18:33 : 20/10/2025
BOTA

Spiegel: Gjermania planifikon të porosisë 15 avionë të tjerë F-35 nga SHBA

11:09 : 20/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush, ku fitoi?

08:23 : 20/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Policia arreston dy persona, u prezantuan si vëzhgues

19:24 : 19/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
Para

Politika në zi, ndahet nga jeta ish-deputeti i djathtë

TË GJITHA

“Nuk kam frikë nga burgu”/ Ish-presidenti francez, Sarkozy nis sot dënimin, 5 vite në qeli

10:12 : 21/10/2025

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025

Shiste doza kanabisi në lagjet e Durrësit, arrestohet 19-vjeçari

10:07 : 21/10/2025

Sot një vit nga arrestimi, Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

09:58 : 21/10/2025

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025

Prej 13 ditësh në reanimacion, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

09:45 : 21/10/2025

Valixhet me drogë në Rinas, policia: Dy kinezë e trafikuan nga Bangkoku me qëllim shitjen në Shqipëri/ VIDEO

09:24 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com