• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për të “qeshur”/ Arta Marku vë në rresht prokurorët para…Vatë Stakës

08:58 : 11/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Parashikimet absurde të Reformës në Drejtësi sjellin në mënyrë periodike situata “qesharake”. Ditën e Enjte, një prej këtyre episodeve butaforike pritet të zhvillohet në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka njoftuar vartësit e saj në të gjithë Shqipërinë që të mblidhen për të votuar kandidaturën e vetme për vendin vakant të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorin e Shkodrës, Vatë Staka.

Në bazë të njoftimit të Arta Markut, rreth 330 prokurorë të Republikës, me karriera e angazhime të shumta, do të ndërpresin për një ditë të plotë punën për të hedhur votën për kandidatin e vetëm në KLP.

Kjo situatë absurde ka shkaktuar ilaritet në radhët e prokurorëve, të cilët, jo pa ironi shprehen se “po vihemi në rresht për të votuar kandidatin e Frontit Popullor”.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

Votimi për një kandidat të vetëm është tipike e sistemit zgjedhor që Shqipëria ka njohur gjatë periudhës së komunizimit. Tashmë, rreth 30 vjet pas vendosjes së pluralizimit, prokurorët e Republikës detyrohen që të mblidhen për të votuar një emër të vetëm.

Vatë Staka, një prokuror thuajse anonim, është njohje e vjetër e Arta Markut. Ata të dy kanë punuar prej vitesh pranë Prokurorisë së Shkodrës, deri sa Marku u emërua në postin e Kryeprokurores së Përkohshme.

Staka ishte i vetmi prokuror i shkallës së Parë që iu përgjigj thirrjes së Arta Markut për të kandiduar për postin vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, krijuar pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit.

Arta Marku, e cila kishte mundësinë të shpallte sërish garën, për të siguruar rivalitet, vendosi që të organizojë Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve për të zgjedhur Vatë Stakën si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Fleta e votimit pritet të ketë vetëm një emër. Por, çfarë ndodh nëse më shumë se gjysma e prokurorëve e nxjerrin të pavlefshme formularin një-emëror? A do të konsiderohet e rregullt procedura për zgjedhjen e anëtarit të KLP?

Sipas sistemit të krijuar nga Arta Marku, sikur një votë të jetë në favor të Vatë Stakës, ajo e tija, ai sërish konsiderohet i kualifikuar për të qenë anëtar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në këtë mënyrë, Kryeprokurorja e Përkohshme siguron një tjetër aleat në KLP, strukturë e cila do të shqyrtojë kandidaturën e saj të pritshme për Prokurore të Përgjithshme me mandat të plotë.

Ndërkohë, prokurorëve të Republikës u mbetet vetëm që të mblidhen të gjithë në Tiranë për “ekskursion”, pasi, ligjërisht, ata janë të detyruar të marrin pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve.

Etiketa: markuprokuroristaka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

15:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i Kodit Penal, Kryeprokurori Cela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

14:31 : 29/07/2025
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kur Prokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi, “ngrohet” në zjarret e landfilit

11:51 : 05/07/2025
Para

Dy deputetë të tjerë betohen sot në Kuvend/ Policia rrethon sërish Parlamentin dhe MB (FOTOT)

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com