• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ Grabitja në Rinas, ja kush po hetohet nga Krimet e Rënda…

08:32 : 11/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Grabitja e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit dy ditë më parë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nga kjo e fundit mësohet se në hetim janë vendosur edhe punonjës të disa prej institucioneve dhe shoqërive.

Burimet bëjnë të ditur se dyshimet janë se autorët kanë pasur informacione të sakta lidhur me shumën e parave, orën e mbërritjes së tyre dhe detaje të tjera lidhur me ngjarjen.

Në kushte të tilla prokurorët po hetojnë personat që kanë pasur dijeni për transferimin e parave dhe që janë punonjës të bankave të nivelit të dytë, shoqëritë që bëjnë transportin e shumave monetare, Aviacionin Civil lidhur me masat e sigurisë, kompaninë ICTS Albania, e cila ushtron aktivitetin e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas dhe ofron shërbime konsulence sigurie, si dhe veprimet e kryera nga policia në raport me ngjarjen.

Referuar dokumenteve të mbledhura nga prokuroria, rezulton se njoftimi për grabitjen është dhënë pikërisht nga ICTS në sallën operative të Policisë së Shtetit, ndërkohë që kamerat e sigurisë kanë qenë në punë dhe tashmë janë sekuestruar nga organi i akuzës në funksion të hetimit.

Lexo edhe:

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

Burimet bëjnë të ditur se grabitësit kanë pasur informacione të sakta lidhur me sasinë e parave, kjo për faktin se një ditë më parë, në të njëjtën orë, nga aeroporti është transferuar një shumë parash nga një bankë e nivelit të dytë, me të njëjtin destinacion Vjenën.

Ky detaj, pra dita që kanë zgjedhur autorët për të kryer grabitjen, duket se ka detyruar Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të shtrijë hetimet në një rreth të gjerë, duke përfshirë edhe punonjës të disa institucioneve.

Nga burimet mësohet se përveç kamerave të sigurisë, identifikimit të një prej autorëve, që mbeti viktimë si rezultat i përplasjes me armë me policinë, grupi hetimor ka mundur të fiksojë gjurmë të rëndësishme në automjetet që janë braktisur dhe djegur nga autorët e dyshuar, të cilat i shërbejnë hetimit dhe mund të çojnë në identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Grabitja në Rinas ndodhi rreth orës 15:00 të së martës, ndërsa sasia e parave e 3 bankave të nivelit të dytë po imbarkohej në avionin e linjës Austrian Airlines për t’u çuar në Vjenë.

Fillimisht u tha se grabitësit morën 2 mln euro, më pas 10 mln dhe si variant i tretë doli shuma 8 mln.

Megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare lidhur me shumën e grabitur, ajo që dihet është që paratë kanë qenë të siguruara, dhe kompanitë e sigurimit shlyejnë bankat për shumën e dëmtuar.

Policia e Shtetit vijon operacionin në zonat periferike të Tiranës dhe Durrësit ku mendon se mund të fshihen autorët, ndërsa dyshimet janë që përveç personit që mbeti i vrarë, edhe një tjetër grabitës të jetë plagosur. Dyshimet kanë lindur pasi policia ka gjetur gjurmë gjaku të ndryshme nga ato të viktimës. /BN/

 

 

 

Etiketa: Grabitjaprokuroriarinas

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

10:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, arsyeja

11:17 : 16/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

13:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

Rënia e Dinastisë “Felaj”

09:24 : 03/08/2025
Para

Horoskopi, 11 prill 2019

TË GJITHA

Atentati në Shkodër/ Policia kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit

18:23 : 08/09/2025

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

18:03 : 08/09/2025

V*asja në Shkodër, Çollaku: Siguria po merr goditje të rëndë, ka policë dhe prokurorë bashkëpunojnë me krimin

17:58 : 08/09/2025
Autori i masakrës, Ragip Gila

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, e kisha personale

17:48 : 08/09/2025

PD lajmëron mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit

17:41 : 08/09/2025

“McGonigal”, Çollaku: Këshilltarët e Ramës të lidhur me kinezë e rusë, të majmur me tendera në Shqipëri

17:39 : 08/09/2025

Spanjë/ 57-vjeçari sulmohet nga demi gjatë festivalit në Cadiz(VIDEO)

17:33 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com