• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e fortë nga SHBA: Ditët e pakteve të pista dhe drejtësisë së mohuar po përfundojnë

21:23 : 11/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Si një nga kontributorët kryesore në reformën në drejtësi, Ambasada amerikane në Tiranë thotë se një drejtësi e re e pavarur dhe e pa korruptuar do të hapë një faqe të re jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për biznesin vendas dhe të huaj.

Koski: Ka ende punë për të bërë për të përmirësuar klimën e investimeve. Çdo vit Shqipëria humbet miliona dollarë në investime të huaja direkte të mundshme kryesisht për shkak të përceptimeve negative të klimës së saj të biznesit. Por ka një lajm të mirë në horizot. Për të gjithë investitortët potencialë, qofshin ato kompani amerikane ashtu dhe perëndimore, kam ardhur me një mesazh. Sistemi ligjor i Shqipërisë po ndryshon dhe një klimë e mirë biznesi ju pret këtu.

Duke folur në një takim të Dhomës Amerikane të Tregtisë, zëvendësambasadori amerikan Daniel Koski, renditi 6  shembuj për kompanitë amerikane dhe ato perëndimore sesi reforma në drejtësi do të përmirësojë klimën e të bërit biznes në vend.

Koski: Si do ta përmirësojë reforma klimën e biznesit të Shqipërisë? Po ju jap 6 shembuj.

-Së pari, një gjyqësor etik dhe i ndershëm do të sigurojë që prokurorë dhe gjyqtarë te korruptuar më në fund të mbajnë përgjegjësi. Ditët e marrëveshjeve të pista dhe drejtësisë së mohuar janë duke përfunduar. Një sistem i drejtësisë penale që është i ashpër me korrupsionin dhe krimin e organizuar do të sigurojë besim tek bizneset e ligjshme që interesat e tyre do të mbrohen.

Lexo edhe:

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

-Së dyti, një sistem gjyqësor i reformuar do të zbatojë shenjtërinë e kontratës. Investitorët e huaj dhe vendas kërkojnë siguri se kontratat do të respektohen dhe do të zbatohen.Investitorët duhet të kenë besim se ata do të kompensohen për shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre sipas kushteve të dakorduara nga secila palë.

-Së treti, një sistem ligjor i drejtë dhe i pavarur do të nxisë bizneset të kërkojnë regjistrim zyrtar dhe do të pengojë aktorët e pandershëm të paguajnë ryshfet për të shmangur detyrimet e tyre tatimore. Investitorët e respektuar përpiqen të vazhdojnë në përputhje me ligjin dhe të paguajnë taksat e tyre megjithatë pronaret e bizneseve janë ankuar se shumë nga konkurentët e tyre të huaj edhe vendas, përfshirë shumë kompani që veprojnë jozyrtarisht në Shqipëri, nuk paguajnë taksa. Një gjyqësor i reformuar do të ndihmojë nivelimin e fushës së lojës për çdo biznes me reputacion që vepron në Shqipëri.

-Së katërti, një gjyqësor i drejtë dhe i pavarur do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronës së patundshme. Investitorët përmendin kaosin rreth pretendimeve pronësore si një shembull sesi sistemi ligjor ka penguar rritjen ekonomike afatgjatë në Shqipëri.Një rast tipik, një familje ju kthye një parcelë prone por nuk ishte në gjendje ta merrte përfundimisht pronësinë për më shumë se 20 vjet. Më vonë dolën pretendues të tjerë dhe pas dyerve të mbyllura këta i bindën gjyqtarët se toka duhet tu jepej atyre. Kjo praktikë nën rrogozë të vjedhjes së pronës së njerëzve të theshtë do të ndalet së shpejti.

-Së pesti, një sistem ligjor profesional do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Idetë dhe njohuritë janë një pjesë jetike e tregtisë dhe investimeve dhe investitorët kërkojnë besim që të drejtat e pronësisë së tyre intelektuale respektohen dhe shkelësit do të nxirren përpara drejtësisë.

-Së fundi, një sistem i ndershëm dhe funksional do të sigurojë që zyrtarët e korruptuar ose do të mendojnë dy herë ose do të paguajnë çmimin që kërkojnë ryshfet. Korrupsioni në porte dhe pikat e kontrollit kufitar është një nga faktorët më problematikë për investitorët dhe tregtinë ndërkombëtare si dhe një problem që u përmend në indeksin e biznesit të Dhomës Amerikane të këtij viti. Nëse zyrtarët e korruptuar të doganave nuk do të bëjnë punën e tyre një sistem ligjor i reformuar do ti largojë ata për të krijuar hapësirë për njerëz me reputacion që bëjnë punën.

SHBA, tha zëvendësambasadori amerikan, kanë besim se reforma në drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente, të parashikueshme dhe të lirë nga korrupsioni.

“Kjo do të jetë më mirë për bizneset tuaja dhe kompanitë amerikane që investojnë këtu” tha ai. /Gjurma.al.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
SPORT

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025
Para

Kryemadhi takim me fermerët në zonat e Korçës dhe Pogradecit: Lulet e mollës kanë çelur, por...

TË GJITHA

Zbuloni 3 shenjat më fatlume të kësaj jave

18:17 : 09/06/2025

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Maqedonia e Veriut fiton në transfertë, merr kreun e grupit

18:10 : 09/06/2025

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025

Vlerat e reja në treg, lojtari më i shtrenjtë në botë kushton 200 mln euro

18:03 : 09/06/2025

U rrëzua dhe pësoi dëmtime në kokë, shpëtohet turistja spanjolle në Himarë

18:03 : 09/06/2025

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

17:56 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com