VIDEO/ E shpjeguar me pamje, si ndodhi super-grabitja në Rinas

Një person ka mbetur i vdekur gjatë grabitjes së një sasie parash që paraprakisht vlerësohet 10 mln euro, në aeroportin e Rinasit pasditen e stome.

DINAMKIA

Loading...

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Kjo është dera nga e cila dyshohet se kanë hyrë dhe dalë grabitësit.

Në kohën që disa kompani të sigurimit të transportit kanë dorëzuar paratë, grabitësit kanë hyrë në avionin me pasagjerë dhe kanë marrë paratë. Paratë u morën nga barku i avionit. Në avion kanë qenë 160 pasagjerë, të cilët do të shkonin në Vjenë. Grabitësit, të maskuar dhe armatosur si efektivë policie, kanë përdorur një furgon të bardhë pa targa ku shkruhej ‘Hetimi tatimor’. Grabitësit kanë marrë paratë, pasi kanë drejtuar armët te punonjësit e sigurisë, e këta të fundit janë ulur në tokë.

Pas grabitjes, në ndjekje të autorëve janë vënë forcat e FNSH-së dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes, ende i i paidentifikuar.

Ky është vendi ku është ekzekutuar një nga grabitësit.

Ai u gjet në fugonin e bardhë që u përdor gjatë grabitjes në aeroport.

Ky është rasti i tretë i grabitjeve të tilla. Në vitin 2015 u grabit blindi me para po në të njëjtën zonë dhe serish në vitin 2017 paratë u morën brenda rrethimit të Aeroportit të Rinasit.

LEXO EDHE  “Bindja Demokratike”/ Ku jemi katandisur, varim shpresat në krijimin e një partiçke nga një zonjë që…

Deklarata e policisë – Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Policia e Shtetit me anë të një deklarate duke dhënë detaje.

“Pranë aeroportit ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit”, thuhet në deklaratën e Policisë.

/BN/

*“Vonohet”, cili ishte avioni që ra pre e grabitjes në Rinas

*Grabitja në Rinas, pasagjerët: Ishin si komando, menduam se po bëhej stërvitje

*VIDEO-FOTO/ Vendi ku u gjet i ekzekutuar një nga grabitësit e Rinasit

*DETAJE/ “Rinasi” – Grabitësit shkëmbim zjarri me Policisë, kush mbeti i vrarë…

*DETAJE/ Grabitja me 1 të vdekur në Rinas, kujt i përkisnin 10 mln eurot… (VIDEO)

*Grabitja e 10 mln eurove në Rinas/ 4 urdhër-ndalime, mbi 40 të shoqëruar

*Dëshmia e pabesueshme: Një nga grabitësit u largua me biçikletë

*FOTO/ Grabitja në milionave në aeroport, Berisha bën deklaratën e fortë dhe…

*Grabitja në Rinas një De-ja vu/ Ish-deputeti bën krahasimin dhe gjen detajin e ri…

*FOTO/ Grabitësi i vrarë i veshur si komando, me pranga dhe anti-plumb

Loading...
Loading...