• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu, KPK shkarkon edhe kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda/ Pretendimet

09:24 : 09/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

Kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Fehmi Petku, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK e akuzoi Petkun për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe kontakte të papërshtatshme. Gjyqtari në anën tjetër i cilësoi pretendimet si të pasakta.

Por sipas raportit të DSIK-së, Petku kishte kontakte me persona të papërshtatshëm.

“Janë siguruar edhe informacione për përfshirje në korrupsion pasiv në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore. Gjithashtu, referuar raportit të DSIK-së janë konstatuar të dhëna për djalin e gjyqtarit Petku, ku ngriheshin dyshime se mund të vihej nën presion nga krimi i organizuar”, tha relatorja e çështjes Xhensila Pine.

Këto përfundime të DSIK-ut dhe Komisionit u kundërshtuan nga Petku, i cili vuri në dyshime punën e Drejtorisë, duke e cilësuar flagrante sjelljen e institucionit përkatës për dorëzimin e dy raporteve me përfundime të kundërta. Gjyqtari tha se njëri prej dy raporteve duhet të jetë i paligjshëm.

“Ose i pari është i paligjshëm, ose i dyti”, u shpreh Petku, ndërsa shtoi se hetimi për figurën është bërë përtej afatit ligjor.

Lexo edhe:

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

Nga hetimi, probleme u konstatuan edhe me pasurinë e gjyqtarit, ku Komisioni ngriti dyshime për fshehje, deklarim të rremë dhe mosmbulim me të ardhura të ligjshme të pasurisë së tij.

Përveç raportit negativ të ILDKPKI-së, relatortja tha se KPK-ja kishte kryer një hetim të thelluar, ndërsa renditi disa prej pasurive në pronësi të Fehmi Petkut, të hetuara nga Komisioni. Kështu, drejtuesi i Apelit për Krime të Rënda ka në pronësi një truall 270 metra katrorë dhe banesë trekatëshe me papafingo të ndodhur në lagjen “Aldi Demi” në Tiranë, me pjesë takuese një të katërtën.fahmi-petku

Një sipërfaqe toke prej 4000 metrash katrorë, e blerë në gusht të vitit 1996 në shumën e 6 milionë lekëve dhe një tjetër sipërfaqe 2000 metra katrorë, blerë për 3 milionë lekë. Në bashkëpronësi me persona të tjerë, Petku ka edhe një truall 1600 metra katrorë dhe një ngastër toke bujqësore me sipërfaqe 100 mijë metra katrorë. Ndërsa relatoi një sërë problemesh, ndër të tjera edhe gjetjen e gjyqtarit në kushtet e konfliktit të interesit, relatorja Pine u shpreh se Petku nuk kishte burime të ligjshme për pasuritë e deklaruara. “Duket se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive”, u shpreh relatorja Xhensila Pine.

Teksa pretendoi se ka deklaruar pranë ILDKPKI-së çdo pronë, konkretisht bashkëpronësinë për tokën në Kukës, truallin dhe banesën tek “Ali Demi”, tokën në Sauk dhe tri banesat që ndodhen aty dhe tokën në Vaqarr, gjyqtari sqaroi se një pjesë e tyre kanë qenë të trashëguara.

Petku shpjegoi më tej se familja e tij ishte persekutuar politikisht dhe ishte internuar pas arratisjes së xhaxhait në vitin 1967. “Kemi jetuar shtatë persona në një ambient, pa energji elektrike dhe pa ujë, që gjendej një orë larg nga zonat e banuara”, tha Petku.

Ky i fundit deklaroi se ishin të detyruar të punonim në punë të vështira, në miniera e ndërtim pasi kishin shkuar në Kukës. “Si punë të rënda, ato paguheshin më mirë dhe të ardhurat e familjes në atë kohë ishin nga 35 deri në 40 mijë lekë në muaj”, tha gjyqtari.

Etiketa: kpkpetkuvetting

Lajme të lidhura

BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurores Armida Hamiti

13:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

16:29 : 05/07/2025
AKTUALITET

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

15:57 : 05/07/2025
Para

VIDEO/ Pas dhunës së policisë, nis shembja e banesave te Bregu i Lumit…

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com