• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama hajduti që qesh me Biberajn

09:41 : 09/04/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur.

Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura.

Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t’i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij.

Lexo edhe:

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë”?!

Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar.

Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua.

Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut.

Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i korruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë.

Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës, shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik.

A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide?

Kjo është pyetja bazë që duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej institucioneve ndërkombëtare.

Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet.

Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se “opinionet” autoritar dhe arrogant. /Lapsi.al/

Etiketa: biberajBushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nxjerr pamje çfarë ndodh brenda “komandës” së patronazhistëve/ VIDEO

14:21 : 11/05/2025
AKTUALITET

Bylykbashi voton në Durrës: Qytetarët të dalin të votojnë masivisht

11:07 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD Shkodër: I dënuari për vrasje, Arian Zoga po blen vota për kandidatin e Ramës

07:20 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
Para

VIDEO/ Dhuna ndaj banorëve te Bregu i Lumit, Tabaku thirrje qytetarëve: Ngrihuni, shteti ka rënë…

TË GJITHA

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025

“Kemi vëzhgues kudo”/ Qori: Jemi optimistë për rezultatin e zgjedhjeve

23:12 : 11/05/2025

Rezultati/ Nis zyrtarisht numërimi i votave në vend dhe zarfet e diasporës

23:00 : 11/05/2025

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com