• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Eskobari i ballkanit”, prokuroria kërkon 18 vjet burg për Balilin…

14:09 : 08/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 18 vjet burg për Klement Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Prokurori Ened Nakuçi kërkoi 18 vite burg për Balilin bazuar në 4 akuzat e ngritura ndaj Balilit që kanë të bëjnë me krijimin e grupit të strukturuar kriminal, pjesëmarrje në grup kriminal, trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Balili përfiton nga ulja e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar që u aplikua në rastin e tij.  Kështu të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit automatikisht për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokurori u shpreh gjatë seancës se Balili është në akuzë vetëm për rastin e trafikut të rreth 700 kg kanabis sativa, ndërsa si prova u paraqitën një sërë përgjimesh.

Krimet e Rënda, kërkuan shpalljen e fajshëm të tij për trafik lëndësh narkotike dhe dënimin me 10 vite burg, deklarimin fajtor për pastrim parash dhe dënimin me 5 vite burg, deklarimin fajtor për fshehje të pasurisë dhe dënimin me 6 muaj dhe deklarimin fajtor për grup kriminal dhe dënimin me 5 vite burg.

Lexo edhe:

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

Por sipas Dhori Sollakut, avokati i të pandehurit, prokuroria nuk ka paraqitur prova dhe fakte që të argumentohen akuzat e ngritura ndaj tij.

Seanca kur do të lexohen konkluzionet e mbrojtjes, u caktua në 23 prill, në orën 12:30.

Hetimet për Balilin i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit” kanë zgjatur rreth dy vjet,  ndërsa pjesa më e madhe e tyre, bazohen në përgjigjet e marra nga letërporositë e dërguara në Greqi. Prokuroria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga financuesit.

Emri i këtij të fundit, si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, është lakuar nga politika dhe media greke, në momentin që ai ishte në krye të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, në vitin 2016. Pas këtyre të dhënave, të bëra publike në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/ 1 prot, datë 11.05.2016, kërkoi përcjelljen e letërporosisë për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë, për të marrë informacion për Klement Balilin.

Referuar dosjes hetimore, ka qenë rasti i trafikimit të një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt një ishulli në Greqi, që kanë nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në Greqi. Pritësi rezultoi të ishte një biznesmen në shtetin fqinj dhe është vënë në pranga gjatë këtij operacioni, së bashku me dy skafistët, ndërsa në atë kohë është bërë edhe shpallja në kërkim e Klement Balilit.

“Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot. FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana) ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme ‘Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina’, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar Klement Balili, në bazë të urdhërarrestit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale ‘Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale’”, njoftonte dy vite më parë Ministria e Drejtësisë.

Në muajin nëntor të 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pronave të Klement Balilit. Kështu, në datën 24 nëntor Policia ekzekutoi vendimin duke vënë nën sekuestro hotelin “Santa Quaranta”, disa metra katrorë truall dhe 36 apartamente. “Policia e Shtetit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të pasurive në emër të Klement dhe Bashkim Balilit, që janë: ish-kampi i Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht hotel ‘Santa Quaranta’; 28,690 m2 truall; 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.

Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë”, njoftoi Policia e Shtetit. Vendimi për sekuestrimin u apelua nga familja e Balilit, të cilin e kishin konsideruar si të padrejtë, por edhe pse çështja u çua në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, kjo e fundit, në shkurt të 2018-ës la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Ndaj Klement Balilit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzat:

  1. “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
  2. “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
  3. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
  4. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Etiketa: baliligjykataprokuroria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beleri nuk dorëzohet për Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut

18:46 : 17/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
A devastated father fought an Albanian police commissioner on the beach after the cop allegedly crashed his boat into his 7-year-old British daughter, killing her.

The girl, Jonada Avdia, a British-born citizen, was killed on Tuesday while playing in the ocean when she was hit by a speedboat’s propeller off Potam Beach in Albania. The boat was driven by officer Arjan Tase while he was off-duty, according to reports.

When Tase parked his boat on the shore right after the fatal crash, her father Bedlar Avdia confronted his daughter’s alleged killer and a brawl ensued, photos shared by Albania’s former prime minister Sali Berisha show, the Daily Mail reported.





https://www.youtube.com/watch?v=zvO7BBt5Ceo
AKTUALITET

Vdekja tragjike e Jonada Avdiajt, shpallen të pafajshëm 5 efektivët! Familjarët: Vendim i padrejtë

16:36 : 16/07/2025
AKTUALITET

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

15:38 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

21:11 : 14/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Tropojani kërkohet nga SPAK, gjykata britanike i jep liri me kusht në këmbim të 5 mijë stërlinave

18:37 : 14/07/2025
Para

Nuk do ta besoni! Prindërit e shitën për 26 $, sot është një yll botëror

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com