• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM: Alfred Balla nuk ka kriteret për KLP, ka edhe platformë plagjaturë. PS injoroi “gjetjet”

07:09 : 07/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Alfred Balla

Alfred Balla

Mazhoranca socialiste ka zhvilluar një “luftë të heshtur”, jashtë vëmendjes së publikut, me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidaturave jo-prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Për 2 nga gjashtë anëtarët aktualë të KLP, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë arritur në konkluzionin se nuk plotësojnë kriteret ligjore për t’u përzgjedhur në strukturën që menaxhon karrierën e prokurorëve të Republikës.

Krahas rezervave për kandidatin Gent Ibrahimi, aktualisht kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, monitoruesit ndërkombëtarë kanë sugjeruar që edhe Alfred Balla, sot nënkryetar i KLP nuk duhet të ishte pjesë e atij institucioni.

Por, siç rezulton më pas, maxhoranca socialiste nuk i ka marrë aspak në konsideratë gjetjet e ONM, duke dëshmuar në këtë mënyrë se faktori ndërkombëtar po përdoret thjeshtë si “fasadë” në realizimin e operacionit të qeverisë socialiste për kapjen e sistemit të drejtësisë.

Qëndrimi refuzues që ONM ka pasur ndaj kandidaturës të Alfred Ballës i është risjellë në vëmendje Drejtorës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Genoveva Ruis Calavera, nga disa ish-deputetë të opozitës, gjatë një takimi të zhvilluar paraditen e së Premtes në Tiranë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Alfred Balla, i paraqitur si kandidaturë e Shoqërisë Civile për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë “nuk plotëson kriteret ligjore”. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë konstatuar se Balla “nuk ka qenë i angazhuar në 5 vitet e fundit në shoqërinë civile”.

Për më tepër, vëzhguesit ndëkombëtarë kanë konstatuar edhe një shkelje të rëndë të kandidatit Balla. Sipas ONM, ai nuk mund të pranohet si kandidat, për shkak se “platforma e paraqitur prej tij është plagjaturë, pasi është prezantuar edhe nga një kandidat tjetër”.

Në bazë të informacionit të përditësuar, rezulton se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë vënë pikëpyetje serioze mbi kriteret dhe integritetin profesional e personal mbi një pjesë të madhe të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Së fundmi u zbulua se ONM ka argumentuar se Kryetari dhe nënkryetari aktual i KLP, Gent Ibrahimi dhe Alfred Balla nuk plotësonin kriteret për t’u zgjedhur në këtë institucion të rëndësishëm.

Gjithashtu, ONM ka ngritur dyshimë të forta edhe për disa anëtarë prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë procesit të Vetingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kundërshtuar konfirmimin në detyrë të anëtarëve Gentian Osmani, prokuror i Krimeve të Rënda dhe Besnik Cani, prokuror në Tiranë.

Vëzhguesit e ONM rekomanduan shkarkimin e prokurorit Gentian Osmani në datë 9 Gusht 2019. Po ashtu, në 25 janar 2019, ONM rekomandoi edhe shkarkimin e prokurorit tjetër, Besnik Cani. Aktualisht, këta dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë në pritje të shqyrtimit të rasteve të tyre në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Krahas këtyre anëtarëve, për të cilët ONM ka pikëpyetjet e saj, janë edhe dy të tjerë, pjesë e KLP-së, të cilët nuk plotësojnë kriteret ligjore të integritetit profesional për të qenë në atë detyrë.

Prokurori Bujar Sheshi ka rezultuar, me vendim të Autoritetit të Dosjeve, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Anëtarja tjetër, Nurihan Seiti, ka qenë prokurore në procese politike gjatë periudhës së komunizmit.

Pavarësisht problematikave të thella ligjore, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë vijojnë të ushtrojnë funksionet e tyre të plota. KLP është në fazën më të rëndësishme të punës së saj. Brenda pak javësh, KLP duhet të shqyrtojë kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, si edhe për prokurorët që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore (SPAK).

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025
AKTUALITET

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025
AKTUALITET

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu
AKTUALITET

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025
AKTUALITET

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025
BOTA

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025
Para

Grabiten paratë e një biznesi…

TË GJITHA

Horoskopi, 10 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Ministria e Ekonomisë: Janë dy kontrata qiraje për dy prona të ndryshme

22:41 : 09/08/2025

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset tek vijat e bardha polici në Shkodër

22:16 : 09/08/2025
Murat Dani djali i pronarit të galerisë dhe minatori i ndjerë Fari Veliu

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

22:02 : 09/08/2025

“Bëra detyrën, s’jam hero”, flet polici që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier

21:45 : 09/08/2025

Samiti SHBA-Rusi/ BE: Paqja mund të arrihet vetëm me Ukrainën në tryezë

21:15 : 09/08/2025

Itali/ Arrestohet pas një viti shqiptari që qëlloi me kazmë një karabinier

21:05 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com