Një përplasje e ashpër në distancë ka nisur midis ish-deputeti të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashit dhe kolegut të tij Myslim Murrizi që zgjodhi të mos e djegë mandatin e deputetit dhe nga Parlamenti kërkon kod të ri zgjedhor.
Është pikërisht reforma zgjedhore “molla e sherrit”, me Murrizin që i kërkoi Damian Gjiknurit në Parlament që këtë sfidë ta mazhoranca ta kalojë së bashku me “opozitën e re” dhe jo ata që kanë dalë jashtë sistemi, duke përmendur Oert Bylykbashin.
“Ti o Damian mund të presësh poshtë dritares me kitare në dorë, duke i kënduar serenatë ose këngë labe nga bregu jo vetëm Oertin, por edhe Gurunë, por kurrë nuk mund të bësh komision parlamentar për Reformën zgjedhore me qytetarë jashtë Kuvendit”, deklaroi Murrizi nga foltorja e Kuvendit të mërkurën
Me ironi, këto deklarata Bylykbashi i ka cilësuar si “ide konfuze e pa bosht, të ndonjë deputeti sere me plastmasë”.
Pas kësaj Murrizi shpërtheu në fyerje ndaj Bylykbashit, duke e quajtur “Bylyk të Bashës” dhe i ka kujtuar se familja e tij ka qenë në rolin e komisionerëve të PS-së në zgjedhje deri në vitin 2000.
“Ti o Bylyku i Bashes je nje amalgam spiuno komunistesh. Je nje vemje qe kurre nuk te ka vleresuar askush nga qytetaret DURRESAK me vote. Ti o bylyku i Bashes me gjithe felliqesirat qe rrethoni ,urdheroni ,mashtroni e komandoni bashen , me ligjin qe deputetet te votohen nga QYTETARET, nuk uleni dot ne karriket e parlamentit sa te jeni gjalle. E gjithe familja jote o Bylykyt kane qene komisionere te PS sh deri ne vitin 2000. Ti o bylyku i Bashes je bere deputet si trastambajtes prej vititit 2007 i Berishes dhe ke ardhur ne parlament ne vitin 2013 nga ky ligj bastard. Ti o bylyku i Bashes “ fale” ne tavoline reformen teritoriale. Ti o bylyku i Bashes degjenerove siç je vete reformen zgjedhore. Ti o bylyku i Bashes je nje pleher dhe ordinere qe nuk te voton as familja jote ligjore”, shkruante Murrizi.
Murrizi gjithashtu ka ngritur dyshime edhe për babanë biologjik të ish-deputetit demokrat.
“Kopilat komunist nuk guxojnë të me bejne dengla se jua gjej babane biologjik. Ti dhe ndonjë birbo i pdr qe kaniduan ne Tirane per kryetar bashkie dhe nuk moren dot as votat e familjes mos me detyroni tu degjeneroj publikisht dhe balle per balle po keni kellqe Me “ udheheqesa” si surrati juaj, PD rri dhe 20 vjet ne opozite”, shprehej ai më tej.
Dhe Bylykbashi nuk e ka vonuar shumë përgjigjen e tij, teksa në një intervistë për Panorama e ka cilësuar sërish Murrizin “deputet plastmasi”.
“Nuk e kam gabim, është pikërisht kështu ‘zgjeforme redhore’, sepse është një rrëmujë e vërtetë ajo që propozojnë socialistët dhe kakofonia ýdhe idetë konfuze e pa bosht të ndonjë deputeti sere me plastmasë, apo që është çelur në inkubator me ndriçim dhe ngrohje artificiale. Pjesa më gallatë janë propozimet që dalin nga serat e plastmasit apo inkubatorët.
As që u griset plastmasi i serës apo kriset xhami i inkubatorit për standardet e procesit zgjedhor. Nuk duan asgjë më paký se ndryshime sistemi. Think big (si perëndimor) ose kërko 100 të marrësh 50 (si në pazar perimesh sere) kanë mësuar në shkollat respektive. Njëri ia këput gozhdës, tjetra gozhdës tjetër”, sqaron me ironi Bylykbashi.
Ish-deputeti i PD-së gjithashtu ka thënë se maxhoranca nuk e do Reformën Zgjedhore dhe kujton se si socialistët e sabotuan këtë reformë dy herë në Parlament. Sipas ish-kryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, reforma që socialistët kërkojnë të bëjnë është asgjë më shumë sesa një truk në sytë e ndërkombëtarëve.
“Maxhoranca kishte mundësinë të mos e sabotonte, siç bëri në tetor dhe në dhjetor. Ne po punonin drejt një konkluzioni teknik, dy herë solli drafte të njëanshme duke shkatërruar vullnetin politik. Hoqi shanset për një marrëveshje.
Socialistët e kanë nga halli, sepse e shohin se si e gjitha po u shkon për dreq përmes gishtërinjve dhe bëjnë disa propozime për amendamente, që siç e thonë vetë, nuk mund të prekin problemet kryesore: shitblerja e votës (rekomandimi prioritar 2), presioni mbi administratën publike dhe abuzimi me burimet shtetërore (rekomandimi prioritar 3) dhe dhunimi i parimeve themelore, lirisë dhe sekretit të votës (rekomandimi prioritar 8).
Pra, çfarë reforme do ishte po të mos trajtonte këto? Asgjë tjetër vetëm si një seancë te salloni i bukurisë te lagjja, para se të shkosh në takim me ndërkombëtarët në takimin e qershorit. Pak krehje flokësh, pak truk aty-këtu që stonon në kombinimin perfekt me ngjyrën e getave dhe takat e këpucëve”, deklaron Bylykbashi.