• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-zv.ministrja e Ramës: Forumet në PS, organizma amorfe. Ja çfarë i shqetëson socialistët

15:52 : 06/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-zv.ministrja në qeverinë Rama, Irena Beqiraj, jep alarmin për kthimin e forumeve më të larta të Partisë Socialiste në organizma amorfë, ku mungojnë idetë dhe debatet.

Pavarësisht pozicioneve drejtuese që ka mbajtur, Beqiraj nuk është dakord me qasjen e kryeministrit Rama ndaj pushtetit duke marrë shembull përzgjedhjen e qeverisë, pa pyetur forumet. “Partisë Socialiste nuk u hyjnë në punë skllevërit megjithëse duken më të lehtë për t’u menaxhuar”, thotë ajo.

Në një intervistë në gazetën ‘Mapo’, Beqiraj e cilëson marrëdhënien me kryeministrin Rama të ndërtuar mbi bazën e një respekti reciprok, por jo gjithmonë fushë me lule.

“Deri në 2014 nuk kam qenë anëtare e asnjë partie. Në mendjen time gjithmonë pozicionet që kam mbajtur i kam konsideruar teknike, por kurrsesi kjo nuk më ka penguar të ndiej detyrimin karshi Partisë Socialiste si përfaqësuese e qeverisë së saj. Unë jam socialiste e thjeshtë, e zakonshme, që ende mendoj si Rilindasit se “vetëm drita e diturisë përpara do të na shpjerë”, shprehet ajo.

Përsa i takon fjalimit të Ditmir Bushatit, ish-ministrit të Jashtëm në seancën e së enjtes në Kuvend, Beqiraj shprehet se fjalimi i tij ishte brilant edhe frymëzues.

Lexo edhe:

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

“Ndryshe nga retorikat boshe e të lodhshme deri në degradim të gladiatorëve tanë politikë, të cilat janë të mbushura me akuza, sharje dhe batuta, ai fjalim “thërriste” për reflektim dhe kurajo për të marrë përgjegjësitë që u takojnë palëve, padyshim edhe mazhorancës. Fjalimi i Ditmirit ishte ndër të paktat raste ku ajo foltore jo vetëm nuk u keqpërdor për të na argëtuar dhe nxitur ndjesi të të gjitha llojeve, por u bë një burim shprese se në katrahurën e protestave dhe antimitingjeve ka njerëz që mendojnë që arsyeja dhe vetëm arsyeja duhet të udhëheqë veprimet dhe qëndrimet tona”, thekson ajo.

Në vijim, Beqiraj ndalet te krizat politike, që sipas saj godasin shpesh demokracinë tonë.

“Kjo është arsyeja që i detyron të gjitha partitë të flasin pa pushim për mbështetjen masive popullore. A keni vënë re sesi në kërkim të besimit të humbur kërkojnë të afirmohen me madhësinë e protestave apo edhe antimitingjeve që organizojnë pavarësisht mesazhit që japin? A e keni venë re se si kulti i individit ka dobësuar dhe ulur besimin te partitë në shoqëri? Kryetarët edhe një grusht i vogël njerëzish rreth tyre janë kthyer në solistët që “këndojnë“ të vetëm.

Trajneri (Kryeministri) e zgjedh skuadrën kjo është e vërtetë, por jo pa rënë më parë dakord me Klubin (pra me Kryesinë.)

Pritja me ankth para kamerave e gjithë atyre burrave dhe grave, edhe anëtarë kryesie, për vendimmarrjen se kush do të jetë pjesë e skuadrës, nuk i ngjan aspak një përzgjedhjeje të diskutuar, të debatuar në Kryesinë e Partisë, me gjithë të drejtën që ka përsëri kryeministri për të marrë vendimin e fundit. Këto qasje në mendimin tim i shqetësojnë socialistët. Trashëgimia që lë në shoqëri dhe demokraci një formacion politik është me më vlerë se pushteti, i cili sado i gjatë të jetë e ka një datë skadence”, shprehet ajo.

Në vijim Beqiraj shton se brenda grupit parlamentar edhe Partisë Socialiste ka mendje të mençura, të cilat po të fitojnë vetëbesimin se minimalisht dëgjohen, nuk anatemohen si kundërshtarë, apo etiketohen si të pakënaqur, do të mund të artikulonin zgjidhje dhe mesazhe shumë më shpresëdhënëse, sesa klishe të tipit: Ne dialogojmë, por nuk negociojmë?

Lidhur me fitoren e PS-së në zgjedhjet e 2017, Beqiraj thekson se rezultati nuk ka ardhur si rezultat i blerjes së votes, por shton se ky është më shumë fat sesa takat.

“Mendoj që recitimet me fitore, arritje, premtime, sharje apo akuza i rrezikojnë partitë, pasi promovojnë servilizmin, mediokritetin, paaftësinë dhe jo elitat. Aty ku debati, idetë, qëndrimi kritik respektohen, aty ka vizion dhe përparimi është i sigurt”, shprehet ajo.

Etiketa: beqirajpsRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paraja elektronike duhet të jetë alternativë dhe jo monopol

13:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e Kasharit! A do liroheshin akset kombëtare?

10:56 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

14:49 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025
Para

Zyrtari amerikan në zyrën e Berishës/ Ja çfarë ka diskutuar Moore me ish-kryeministrin

TË GJITHA

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com