• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Terrori Shkodër-Elbasan, drogë, vrasje dhe politikë

18:44 : 01/04/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndërsa kryeministri prezantonte Bibliotekën Digjitale në Tiranë, në Shkodër, gra të veshura me të zeza dhe burra me duhan ndër buzë, hynin e dilnin në familjen e mbetur të Astrit dhe Brahim Bilalit, vëllezërit e vrarë paraditen e së shtunës. Për kreun e qeverisë, vendi është në normalitet, ka siguri, ekonomia ecën mirë, punësimi është rritur, investimet e huaja po shtohen dhe krizë politike nuk ka.

Por e vërteta është ndryshe, duke i marrë secilin më vete. Krimi po përhapet frikshëm dhe pasojat nuk janë vetëm mbi grupet rivale që sipas Ramës: “mirë bëjnë që hanë kokat e njëri-tjetrit”, por edhe mbi qytetarët.

Në tetë muaj, në Shkodër shënohen 11 viktima, kjo solli edhe një debat në dukje të moderuar mes kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Pak para se të diskutohej mbi sigurinë dhe masat që po merren në qytetin e Shkodrës kryepolici Ardi Veliu u largua në mënyrë demostative, duke iu kthyer numrit një të bashkisë: “Nuk përfshihem në debate politikë”. Në fakt po flitej për çështje rendi, por kryepolici e quan politikë. Ndoshta me të drejtë…

Në Shkodër apo Elbasan, politika është shkak, pasoja janë viktimat. Grupet kriminale prej vitesh, veçanërisht në muajt e fundit ndihen të fuqishëm dhe kanë mundur që të gjejnë përkrahjen e elitë politikës, çka u ka sjellë forcën përballë grupeve rivale.
Elbasani gjithashtu ka shënuar nëntë të vrarë në pak muaj, që të gjitha krime të tipit mafioz. Ekzekutime të pastra, japin mesazhin për grupet rivale dhe më pas pritje pak kohë, deri në regjistrimin e viktimave të radhës.

Lexo edhe:

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

Situatë mjaft e rëndë e krimit të sofistikuar në vend detyroi ministrin e Brendshëm të vizitojë sërish Shkodrën. “Ato janë produkt i krimit të organizuar në vite, niveli i sigurisë është sfiduar disa hërë, krimi ka arritur që të lëshojë rrënjë. Me gjithë goditjet e mëdha sërish ngelet një sfidë shumë e madhe, ftoj qytetarët që të bëhen palë dhe të gjithë së bashku të sfidojnë krimin. Besoj që me drejtorin e ri dhe përforcimet që do të vijnë do të arrijnë të godasin fort krimin”, u shpreh ministri Sandër Lleshaj.

Në drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe të Elbasanit, ka oficerë të denjë që çdo ditë përballen me bandat, tentojnë t’i shkatërrojnë, por gjithnjë nuk ia dalin. Politika e errët, e lidhur kryesisht me pushtetin ndërhyn, disa drejtues policie bëhen njësh me bandat, prokuroria gjithashtu “bën detyrën” duke i anashkaluar dosjet e nxehta dhe gjykata është gjithnjë në pritje të ndonjë peshku të madh që e blen me para lirinë.

Kjo është edhe pasoja e kanabizimit të vendit përgjatë viteve 2016-2017. Grupet kriminale u fuqizuan edhe më shumë nga trafiku i narkotikëve, ndërsa aktualisht luftën e vërtetë nuk e kanë me shtetin, por me të ngjashmit e tyre. Strukturat e rendit janë kthyer në “agjenci funerale”, pasi shkojnë në vendin e ngjarjes, mbledhin ato pak prova të mbetura dhe “paketojnë” kufomën në rrugën drejt morgut.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025
BOTA

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025
BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
AKTUALITET

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025
SHOW BIZ

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025
Para

VIDEO/ Basha: Rama i bërë njësh me krimin, do të përballet me…

TË GJITHA

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com