• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja 9 kriteret për kryeprokuror/ Ibrahimi i KLP tërhiqet nga kushti i shpikur…

15:39 : 01/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Referuar njoftimit zyrtar, kandidati duhet të plotësojë 9 kritere, ndërkohë që është eleminuar ai i titullit “doktor shkencash”. Ky kriter ishte vendosur në kundërshtim të plotë me ligjet dhe Kushtetutën, ndërsa duket se pas presioneve, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi është tërhequr.

Më parë u publikuan 10 kritere mes të cilave edhe ai që kandidatët duhet të kishin gradën “doktor i shkencave”. Por ky kriter automatikisht përjashtonte nga gara kandidatë që mund të plotësonin të gjitha kushtet e tjera.

Kriteret

Të kenë 15 vjet përvojë pune si juristë të spikatur.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi.

Të mos kenë mbushur  moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së   interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike.

Të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike.

Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Të mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës.

Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

“Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura mund të paraqesin kërkesën  jo më vonë se 30 ditë kalendarike nga data e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit”, thuhet në njoftimin e KLP-së.

Dokumentacioni

Kandidatët duhet dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë  dokumentacionet si më poshtë:

Një platformë personale e qëllimeve dhe objektivave që kandidati propozon të ndjekë. Ky dokument duhet të jetë punë origjinale e kandidatit dhe nuk duhet të kalojë 20 faqe, në llojin e shkrimit Times New Roman, madhësia 12, me një njësi hapësire mes rreshtave.

Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit para vitit 1990.

Një deklaratë nën përgjegjësi ligjore se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete

Një vetëdeklarim sipas Ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave të zgjedhur, emëruar ose që marrin funksione publike”.

Formularin “Deklaratë e pasurisë dhe interesave privatë e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë” të hartuar nga ILDKPI në zbatim të nenit 3/1 të ligjit nr. 9049/2003, në zarf të mbyllur, për kandidatët që nuk janë subjekte të rivlerësimit.

Dëshmi të gjendjes gjyqësore lëshuar nga organi kompetent shtetëror;

Vërtetimin/ dokumentacionin e përshtatshëm që provon përvojën e punës së kandidatit për pozicionin për të cilin konkurron.

Rezultatet e vlerësimit profesional dhe etik të kandidatëve në punët që kanë bërë në të shkuarën, nëse ka, apo rezultatet e arritura gjatë përvojave të tyre të punës, që lidhen me ushtrimin e funksioneve në fushën e drejtësisë penale.

Rezultatet e arritura gjatë studimeve të larta, gjatë formimit fillestar dhe atij të vazhdueshëm në Shkollën e Magjistraturës, dhe në trajnime dhe kurse të certifikuara, brenda dhe jashtë vendit.

Rezultatet e arritura gjatë studimeve pasuniversitare në fushën e së drejtës penale.

Kopje të noterizuara të dëshmive të gjuhëve të huaja sipas pikës 1, gërma c të nenit 9 të kësaj rregulloreje nëse ka.

Kopje të noterizuara të gradës shkencore ose titujve akademikë.

Kopje të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit te Apelimit nëse kandidati për Prokuror i Përgjithsëm ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.

Etiketa: garaklpkryeprokuror

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së e paracaktuar? Joni Keta, “molla e sherrit” mes Dumanit dhe Krajës

16:00 : 22/06/2025
AKTUALITET

Gara e paligjshme për lartësitë/ Si ligjëroi Rama “katet pa leje” në Kullat e Lilos, Avdijas e Salillarit

17:26 : 20/06/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Nga Haki Çako te Gledis Nano, kush janë 13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së

12:11 : 10/06/2025
AKTUALITET

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

11:54 : 09/06/2025
Para

Zhduket piktura mijëra vjeçare e Jezu Krishtit të Da Vinçit

TË GJITHA

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com