• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tahiri në tension, “drejtësia” e tij kalon nga zyra e Ramës

23:40 : 26/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për kryeministrin Rama ai ishte ministri i tij më i sukseshëm në kabinetin e parë qeveritar, që i dha vendit “policinë që duam”, që i ndryshoi imazhin dhe solli sundimin e ligjit. Ca muaj më pas… Rama e shkarkoi, e flaku, e anatemoi publikisht, por Saimir Tahirin e mbrojti ligjërisht. Kjo e fundit ishte më e rëndësishme se rënia e imazhit, “vdekja politike” e mbi të gjithë përçudnimi nga kolëgët, që bënin moral se gjetën “djallin” mes engjejve Rilindas.

Tahiri lëshoi kohë më parë disa mesazhe të koduara, që shkonin drejtëpërdrejtë për veshët e kryeministrit, por gjithkush që mendoi se ishte një shantazh ndaj ish-shefit, në fakt ajo ishte një klithje e tij për ndihmë. Sot Tahiri është tërësisht i vetem. Partia që e “polli” e ka braktisur. Rivalët e përjetshëm si Erion Veliaj janë në majat e pushtetit, në kulmin e shkëlqimit.

Për mbi shtatë orë Tahiri qëndroi dje në seancën e parë Gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda , në përballjen për akuzat e rënda që i ka ngritur prokuroria për trafikun ndërkombëtar të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, si pjestar i grupit kriminal të vëllezerve Habilaj, kushërinj të ish-ministrit.

Lexo edhe:

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

Para gazetarëve ai kërkoi drejtësi, anatemoi prokurorinë dhe u hodh në kundërsulm duke pretenduar se nuk ka vrarë dhe vjedhur si shumë politikanë, por pa guxuar të përmendë emra. Ish-ministri është i qartë se beteja e tij më shumë se ligjore është ngushtësisht politike dhe vendimi përfundimtar ndaj tij, kalon më parë nga zyra e kryeministrit.
Sistemi i drejtësisë në letra figuron i “pavarur”, por de fakto mbetet një institucion më shumë në varësi të kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tashmë ka tërësisht në duar Prokurorinë e Përgjithshme, ku kjo e fundit i është “vetëofruar” pa asnjë haraç nga Arta Marku.

Të paktën faktet e tregojnë se nën drejtimin prej saj, institucionit qëndror të akuzës për më shumë se një vit nuk është hapur asnjë dosje ndaj zyrtarëve të lartë të vendit. Edhe atëherë kur ka pasur denocime, ata janë mbyllur ende pa nisur. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda qëndrojnë dosjet 339 dhe 184 që dyshohet se fsheshin krimin elektoral në shitblerjen e votave, por aty po bëhet batërdia në manipulime faktesh e minimalisht në mos hetim të thelluar.

Veç prokurorisë, Rama ka shtrirë dorën e gjatë edhe në sistemin e gjyqësorit, jo duke ndërhyrë drejtëpërdrejtë personalisht, por i shantazhuar këta të fundit me procesin e vettingut, që edhe ai në “letra” konsiderohen si investim ndërkombëtar, por praktikisht është pjesë e strukturave politike që Rama drejton.

Edhe sot ish-ministri Tahiri nuk bëri gjë tjetër përveçse iu përkul deri në “lutje publike” kryeministrit Edi Rama. Për të marrë pafajësinë, Tahiri kërkon fermanin kryeministror, më pas gjykata thjesht do jetë një notere e vendimit që do marrë kryeministri.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026
BOTA

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026
AKTUALITET

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026
BOTA

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026
Para

Dosja “Tahiri” për gjykim, ish-ministri kërkon gjykim të shkurtuar: Jam kampion...

TË GJITHA

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026

As pro as kundër! BE refuzon të mbajë qëndrim në debatin për kondicionerin mes valës së të nxehtit

17:37 : 29/06/2026

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026

Aksident në Fier-Levan, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagosen dy shoferët

17:16 : 29/06/2026

Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara

17:12 : 29/06/2026

Senatori i Xhorxhias kundër marrëveshjes Rama-Kushner në Sazan

17:04 : 29/06/2026

Largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën së fundmi në burg

16:48 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişimajbetjojobet