• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e avokatit Gurra, çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Autori me kapele, iu afrua viktimës…

12:21 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Në foto, avokati Ravik Gurra, i ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e së premtes

Në foto, avokati Ravik Gurra, i ekzekutuar në Elbasan mbrëmjen e së premtes

Megjithëse kanë kaluar dy ditë nga vrasja e avokatit të njohur Ravik Gurra, që u ekzekutua në një lokal në qendër të Elbasanit, policia ende nuk ka një të dyshuar për krimin e rëndë.

Hetimet, që po drejtohen nga Krimet e Rënda, kanë përcaktuar si pistë atë të vrasjes për shkak të detyrës, ndërsa që po kqyren kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës, por edhe ato të instaluara në rrugët pranë vendit të ngjarjes.

Avokati Gurra u qëllua me dy plumba në kokë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori ka qëlluar me një armë me silenciator.

Ai është afruar qetësisht te shënjestra, që ndodhej në prani të dy miqve të tij, e ka përshëndetur, pastaj i ka dalë nga pas dhe e ka qëlluar.

Kamerat kanë fiksuar momentin, ku personi i dyshuar si vrasës me pagesë, është i maskuar dhe mban një kapele.

Lexo edhe:

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se kamera e lokalit nuk ka mundur të fiksojë ngjarjen, për shkak se rrezja e saj pengohej nga çadrat e hapura, apo tendat,  në pjesën e jashtme të lokalit.

Gjithsesi mësohet se nga pamjet e mbledhura nga kamerat në zonë, është bërë e mundur të fiksohet autori, por jo të identifikohet.

Dyshimet janë se ai ose ka pasur njohuri të plotë mbi zonën, duke iu shmangur me sa më shumë mundësi kamerave, ose kemi të bëjmë me një vrasës profesionist, që është përdorur në rastin e ekzekutimit të avokatit.

Burimet bëjnë me dije se grupi hetimor po përpunon pamjet e gjetura, për të përcaktuar detaje mbi autorin, që më pas mund të çojnë në krijimin e një identikiti. Ky hap, sipas burimeve, mund të çojë në identifikimin e një autori të dyshuar.

Gjithsesi dyshimet më të mëdha janë se në rastin e vrasjes së avokatit 50 vjeçar, autori i krimit nuk është banor i qytetit.

Autori, pas krimit është larguar qetësisht, dhe dyshohet se ai është ndihmuar nga një tjetër person, që ka bërë transportin me një automjet, që është gjetur i djegur pranë Bradasheshit. Automjeti i është nënshtruar ekspertizës dhe nga të dhënat është zbuluar se ai ishte vjedhur në 2018 në zonën e Fushë-Krujës.

Dy çështjet më të rëndësishme që 50-vjeçari ka mbrojtur në vendin tonë lidhen me fisin Çapja në Elbasan si dhe Emiljano Shullazin në Tiranë. Përveç Shqipërisë, Gurra ushtronte profesionin e avokatit dhe në Angli, ku kishte themeluar zyrën e quajtur “Gurra & D”, ku kryesisht merrej me çështje të emigrantë shqiptarë në vendin ishullor.

Ravik Gurra ishte i diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1998, 50-vjeçari emigroi në Britaninë e Madhe ku u zhvendos bashkë me familjen. Në Angli, Gurra mësohet se ka punuar si përkthyes në Gjykata, Ministrinë e Emigracionit dhe Polici. Gurra, gjithashtu, ka studiuar për Avokati dhe në Britani, ku edhe kishte hapur një studio ligjore. /BN/

 

Etiketa: ekzekutimelbasanRavik Gurra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025
Para

Emrat/ Lista me 784 mësuesit që testohen për marrjen e licencës…

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com