• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reportazhi tronditës i RAI 2/ Shqipëria, drogë, vota të blera e protesta…

13:29 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Shkaktuan jo pak zhurmë me mbërritjen e tyre në Tiranë. Një grup xhirimi i TG2 zbarkoi në Shqipëri dhe pas një pasqyrimi të një prej protestave të opozitës bëri edhe një reportazh të shkurtër për trafikun e drogës dhe armëve. Bëhej fjale për grupin Avdylaj dhe blerjen e votave përmes parave të drogës. Gazetari Leonardo Zelino ka transmetuar në emisionin “Dossier” në Rai2 një reportazh të gjatë prej 47 minutash për Shqipërinë të titulluar “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.

Ai nis sërish nga Shijaku nga biseda me Iglin, një trafikant droge dhe armësh. Igli i rrëfen se mban pak drogë në shtëpi për ta provuar klientët dhe pjesën e tjetër e mban në një magazinë. Më pas i tregon edhe një kallashnikov për të cilin thotë se “mbron parcelat dhe mallin. Ku do të shkojë kjo drogë? Do vijë te ju në Itali” – thotë Igli.

Reportazhi shfaq një histori të shkurtër të Shqipërisë, që pas rënies së komunizmit nisi në fillim të çonte emigrantë në brigjet italiane. Më pas do të nisin trafiqet, fillimisht ai i cigareve dhe më pas trafiku i drogës.

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës”, thuhet në reportazhin e Rai2, citon lapsi.al.

Aty përmendet operacioni për hyrjen në Lazarat, por edhe se si trafikantët u shpërndanë më pas në të gjithë vendin.

Lexo edhe:

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

Më pas në reportazh flet drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF.

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër”, thotë Berisha që shton se “nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë”, thotë Berisha.

Gazetari Leonardo Zelino citon më pas autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.

Më pas gazetarët rikthehen në Shikak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”,  thotë Igli.

Dokumentari flet më pas protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

“I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës”, thotë Lulzim Basha, citon lapsi.al.

“Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë”, i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston”,  thotë Rama.

http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html

Etiketa: Rai 2reportazhShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda

18:44 : 12/11/2025
AKTUALITET

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

17:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Hipi në një traget nga i cili nuk zbriti kurrë/ Zhdukja misterioze e Irena Selit, lidhja me 100 mijë euro të zhdukura

21:58 : 11/11/2025
Para

VIDEO/ Momenti kur velina e “Xing”, rrëzohet në mes të skenës

TË GJITHA

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025

Aksident në aksin Vlorë–Kotë, një i plagosur/ EMRI

16:41 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com