• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analistët për Ramën: Po sikur të vdesë …

22:30 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Fjalori dhe gjuha e përdorur ditën  djeshme, gjatë hapjes së fushatës për Partinë Socialiste, nga kryeministri Edi Rama vijon të komentohet në qarqet mediatike dhe jo vetëm. Sulmi i shfrenuar ndaj mediave dhe gazetarëve të mirënjohur në vend, të pakapur dhe të pablera nga mazhoranca e tij, treguan edhe një herë se, kjo nuk është hera e parë që ai lëshon deklarata me kaq shumë nuanca, sa mundësitë e interpretimit janë shumë të mëdha.

Analisti Artur Zheji, në një editorial tek portali i tij, 360grade.al, shkruan se nuk duhet t’ia kesh zili seksualitetin Ramës. Ai shton më tej se, kryeministri ruhet nga më shumë roje se vetë presidenti rus Vladimir Putin.

Ja çfarë shkruan Artur Zheji:

“Lulëzim Basha, ishte sipas mllefit të tij, që e ka burimin nga ditët e këqia dhe të paralajmëruara që po kalon, një “lider pa hallate”, ndërsa gazetarët dhe analistët, thjesht ca “derra të shtrirë” nëpër studio televizive. Që pyll pa derra nuk ka, kjo dihet, por kësaj rradhe nga kazanxhinj, gazetarët u shndrruan në fjalorin kryeministror edhe në derra, kjo tingëllon e re dhe e dëshpëruar.

Për sa i përket “hallateve”, kryeministri hyn dhe krejt gabim në këtë sfidë seksuale dhe riprodhuese të kundërshtarëve të tij politikë, sepse Basha ka dy fëmijë, Ilir Meta ka tre dhe madje edhe shumica e gazetarëve, na kanë qëlluar pjellorë, madje nganjëherë të përfolur, edhe si shumë të dhënë pas seksit, sepse kanë qëlluar mesdhetarë të mirëfilltë dhe hiperaktivë…

Lexo edhe:

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

Por nejse, mund të më thuhet se “hallatet” janë përdorur në kuptim figurativ, domethënë si njerëz mendërisht jopjellorë. Kryeministri le të mbajë në këtë fushë, peshoren e tij subjektive, si edhe gazetarët kanë edhe ata, peshoren e tyre, në të cilën kryeministri, u rezulton gjithmonë e më i lehtë dhe më i papeshë.

Por kjo nuk i zgjidh hallet e tij… (a mos fjala “hallate” buron nga fjala “halle”? E që domethënë se kush ka halle, këto halle, ndikojnë te mbarëvajtja e hallateve?) Ndoshta po dhe ndoshta jo. Gjykuar nga jeta e sotme e kryeministrit plot halle, e vështirë ta kesh zili, raportin e tij intim me vetminë dhe seksualitetin e vet, kur shkruan dhe merr mijëra mesazhe telefonike në ditë dhe kur ruhet me më shumë roje se presidenti i Rusisë. Por kjo është një çështje tjetër…”.

Nga ana tjetër, profesori i njohur Edmond Tupja, në një shkrim të tijin në gazetën Panorama, imagjinon se çfarë mund të ndodhë nëse vdes Rama.

Ja çfarë shkruan profesor Tupja:

“Shumë kohë më vonë, kur isha pedagog i ri në Universitetin e Tiranës, më rastisi, andej nga viti 1972, t’i shërbeja si përkthyes një gazetari sportiv francez, i cili, në një takim me një ish-partizane dhe pedagoge të filozofisë marksiste-leniniste, e pyeti këtë nëse një ditë në krye të PPSH-së mund të vinte një grua shqiptare, sepse, shtoi ai, “në fund të fundit, një ditë shoku Enver do të vdesë”. O Zot, përgjigjja e pedagoges në fjalë na la, atë dhe mua, pa gojë e pa mend: “Oh, unë nuk mund ta imagjinoj që shoku Enver të vdesë ndonjëherë!”.

Për analogji me shokun Enver Hoxha, si mund të sëmuret zoti Edi Rama, Udhëheqësi apo, në një shqipe më moderne, Lideri (me një “r” dhe jo me dy të tilla, sigurisht) i Partisë Socialiste të Shqipërisë! Si mund të sëmuret e – qoftë larg! – të vdesë ai e ta lërë jetime Partinë e tij të dashur, të çmuar e të shtrenjtë! Kush mund ta pranojë një gjë të tillë! Sikur ai të sëmurej e – larg qoftë! – të pushonte së qeni i pavdekshëm, si do t’i shkonte halli Shqipërisë? Po Kosovës? Po Ballkanit Perëndimor? Po Bashkimit Europian?

A nuk e ka thënë vetë zoti Kryeministër se “Shqipëria ka nevojë për Europën, por dhe Europa ka nevojë për Shqipërinë?””.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

10:21 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

10:06 : 09/11/2025
AKTUALITET

Shmangu 3.7 mln euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

09:57 : 09/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

09:48 : 09/11/2025
AKTUALITET

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025
RAJONI

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025
Para

Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë darkë

TË GJITHA

Celibashi: Pjesëmarrja totale në 5 bashkitë, 2.42%. Probleme me komunikimin me 18 QV

10:21 : 09/11/2025

Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

10:06 : 09/11/2025

Shmangu 3.7 mln euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’

09:57 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, shifrat e para të pjesëmarrjes në votim

09:48 : 09/11/2025

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

09:36 : 09/11/2025

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

09:01 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com