RTSH, akuza Federatës për ndeshjen e Kombëtares

Pas ndeshjes së sotme të Kombëtares U21, e cila u përball në “Elbasan Arena” ndaj Turqisë, është RTSH, televizioni kombëtar që akuzon FSHF-në, për tenderin e transmetimit të kësaj ndeshje.

Loading...

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, RTSH shpehet se publikut nuk i është garantuar kjo ndeshje në një kanal kombëtar.

REAGIMI I RTSH

TJETER SKANDAL!!! 
PËRSËRI, FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT…
FSHF NDALON PUBLIKUN TË NDJEKË EKIPIN KOMBETAR!!!

Sot, institucioni më i lartë i futbollit shqiptar ka konsumuar shkeljen dhe skandalin e radhës… 
Ekipi Kombëtar U 21 i Shqipërisë luante ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2021, por për herë të parë në historinë e kësaj përfaqsueseje, ajo nuk është shfaqur në asnjë Televizion KOMBETAR.
RTSH ka qënë i vetmi televizion pa pagesë që ka transmetuar të gjitha ndeshjet, jo vetëm të ekipit kombëtar U 21, por edhe të të gjitha ekipeve të moshave të Shqipërisë për vite të tëra, por këtë radhë FSHF, jo vetëm që ka treguar arrogancë dhe paaftësi, por ka shkelur me të dy këmbët kushtet e tenderit për të drejtat televizive që ka organizuar po vetë. 
Ndonëse e kishte kusht TË DETYRUAR transmetimin e kësaj ndeshjeje në një Televizion KOMBËTAR, kjo nuk ka ndodhur…(më poshtë në foto..)
RTSH ka marrë një ftesë për ofertë në lidhje me ndeshjen Shqipëri U21– Turqi U21, që luhej në “Elbasan Arena” në 23 mars, në datën 12 mars (vetëm 11 ditë përpara). Në një afat 6 ditor (tenderi mbyllej në 18 mars) për një aktivitet që ishte përcaktuar një vit më parë, FSHF-ja jashtë çdo llogjike tenderimi për të drejtat televizive ofronte vetëm një ndeshje (atë ndaj Turqisë) dhe jo gjithë paketën e ndeshjeve të përfaqësueses U 21 të Shqipërisë që do të luhen në vendin tonë. 
Interesimit dhe insistimit të RTSH-së për t’i patur të gjitha këto ndeshje në një paketë (ashtu si ka ndodhur HITORIKISHT), institucioni që drejton futbollin nuk i është përgjigjur pozitivisht. Do të ishte e njëjta gjë, sikur FSHF të organizonte për çdo ndeshje të Kategorisë Superiore një tender të veçantë… (por kjo nuk ka ndodhur).
Përveç formulimit skandaloz të ftesës për tender, ku Blerësi i të drejtës televizive të ndeshjes Shqipëri U21 – Turqi U21, duhet të bënte promo edhe për Kategorinë Superiore edhe për gjithë sponsorët e FSHF-së për gati 5 minuta….!!!?? 
SKANDALI qëndron në faktin, që FSHF sanksiononte në këtë ftesë: që nëse Blerësi i të drejtës televizive do të ishte një Transmetues me Pagesë (ashtu si ndodhi), ai DUHET TE GARANTOJË TRANSMETIMIN LIVE NË NJË TELEVIZION KOMBËTAR….
Sot, ndeshjen Shqipëri U 21 – Turqi U 21, nuk e transmetoi ASNJË TELEVIZION KOMBËTAR dhe për këtë FSHF duhet të përgjigjet…, jo vetëm përpara publikut.
RTSH si transmetues publik, këtë radhë nuk do luaj vetëm rolin e informuesit të publikut, por do ta çoj këtë çështje në Prokurori, duke mbrojtur pikërisht interesin publik, duke dorëzuar një kallëzim penal.
Kombëtarja shqiptare e çfarëdolloj moshe nuk mund t’i shitet publikut, as nuk mund t’i mohoet për ta ndjekur në ekran. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të Botës. Kemi qënë dhe jemi i vetmi Televizion Kombëtar që kërkojmë të blejmë të drejtat televizive të futbollit shqiptar, madje duke çuditur edhe vetë FSHF-në për evente të caktuara, por nuk mund të bëhemi pjesë e tenderave abuzivë, të parregullt, të paracaktuar, ashtu sic është në fakt edhe perceptimi publik për çdo garë organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit…

55211326_1240845379424430_4795285399201120256_n

54798267_1240847536090881_5255446004861239296_n

55680200_1240848812757420_3542841891663904768_n

LEXO EDHE  Edi Reja rikthen Salihin në Kombëtare
Loading...
Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here