• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Do të shemb Teatrin, Muzeun dhe Bibliotekën’/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës: Ti dhe servilët e tu do të…

18:26 : 23/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme se përveç Tretarit Kombëtar do të shembë edhe Muzeun Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Teatrin e Kukullave, tregoi edhe njëherë urrejtjen e tij të madhe ndaj trashëgimisë kulturore.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, ka reaguar ashpër pas këtyre deklaratave të bëra nga Rama sot gjatë prezantimit për një mandat të dytë të Erjon Veliajt.

Me anë të një deklarate për mediat Aleanca për Mbrojtjen e teatrit thekson se Rama nuk do të ndërmarrë asnjë hap për prishjen e teatrit pasi do të përballet me forcën qytetare, dhe se do të jetë e shpejtë dita kur ai dhe servilët e tij do të largohen nga pushteti.

Ja deklarata për mediat:

Sot Kryeministri Edi Rama arriti një nivel të ri urrejtje ndaj trashëgimisë, artit dhe kulturës së Tiranës dhe Shqipërisë. Në fjalimin e mitingut, një spektakël që shqiptarëve u ka kushtuar më shumë se gjysmë milion euro, ai kërcënoi se do të shembte jo vetëm Teatrin Kombëtar, por edhe Bibliotekën Kombëtare, Muzeun Kombëtar, si dhe Teatrin e Kukullave e njohur edhe si godina e parlamentit të parë shqiptar.

Lexo edhe:

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës

Si gjithmonë, këto plane ishin të veshura me gënjeshtrën e përhershme për “modernizimin” e qytetit, por kjo nuk është e vërtetë. Zotit Rama nuk i intereson aspak “modernizimi” i qytetit – ka mbi 20 vjet që vonon e pengon zgjerimin normal të Tiranës në pjesën veriore, ku mund dhe duhet të ishin ndërtuar me kohë godina të reja publike! Ka mbi 20 vjet që flet për një qytet të ri policentrik, e ndërkohë vazhdon të betonizojë çdo skutë të mbetur të qytetit ekzistues.

Siç e dimë mirë nga rasti i Teatrit Kombëtar, zoti Rama thjesht kërkon të përfitojë sa më shumë truall të vlefshëm për ndërtuesit pranë tij, mundësisht në zonat qendrore të qytetit. Për pasurimin e tyre, e për rrjedhojë të vetes, ai nuk ndalet përballë asgjëje. Nuk e ka problem të shkatërrojë çdo lloj godine historike, të krijojë një kaos të frikshëm urban, të shkaktojë humbje të pasurive publike, apo të grabisë truall duke thyer edhe ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është e bindur që ai nuk do guxojë të ndërmarrë asnjë hap kundra Teatrit ashtu siç nuk ka guxuar deri më sot. Jemi të bindur pasi e kemi të qartë që e drejta është nga ana jonë. Por ne nuk mund të mbrojmë çdo truall dhe godinë të qytetit. Për këtë duhet ndihma dhe kontributi i të gjithëve, qytetarëve, mediave, opozitës, dhe përdoruesve të çdo godine të rrezikuar. Të gjithë së bashku mund dhe duhet ta ndalojmë këtë genocid urban që po rrezikon të ardhmen e këtij qyteti.

Edi Rama dhe servilët e tij politik do zhduken një ditë nga pushteti, dhe gjasat janë që kjo ditë të jetë shumë më e shpejtë seç e mendon ai. Por deri sa kjo të ndodhë, deri sa të zhduket njëherë e mirë nga karrigia ku po torturon shqiptarët në mënyrë të përditshme, duhet të sigurohemi që dëmi që po lë pas mund të korrigjohet ende. Në shumë fusha të jetës, ligjet dhe vendimet e marra prej tij do të rrëzohen. Por grabitjet e truallit dhe betonizimet do të jenë operacione të vështira dhe të kushtueshme për tu riparuar.

Për këtë arsye, qytetarë të Tiranës, ju kërkojmë të jeni ju sot mbrojtësit e të ardhmes së këtij qyteti. Reagoni për veten dhe familjet tuaja. Opozita duhet të deklarojë qartë dhe haptazi se çdo ndërtues që i afrohet këtyre godinave do mbartë koston për restaurimin e tyre në të ardhmen në gjendjen fillestare dhe se asnjë tjetërsim trualli nuk do të njihet!

Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet të jetë njeriu që e shkatërroi përjetësisht Tiranën!

ALEANCA PËR MBROJTJEN E TEATRIT

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

13:33 : 20/05/2025
BOTA

OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës

13:22 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Skapi i partisë veproi si shpifës i qeverisë në këto zgjedhje!

12:59 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Mos humbni fytyrën”/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

12:49 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Nga influenca deri tek kërcënimet dhe revolja në ballë”/ Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë!

12:29 : 20/05/2025
Para

Protesta e opozitës/ Bardhi bën deklaratën e fortë: Nëse duam të futemi në parlament, atëherë ...

TË GJITHA

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

13:33 : 20/05/2025

OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës

13:22 : 20/05/2025

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025

Berisha: Skapi i partisë veproi si shpifës i qeverisë në këto zgjedhje!

12:59 : 20/05/2025

“Mos humbni fytyrën”/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

12:49 : 20/05/2025

“Nga influenca deri tek kërcënimet dhe revolja në ballë”/ Berisha: Zgjedhjet e 11 majit, farsë!

12:29 : 20/05/2025

Vranë shqiptarin 17 vjet më parë në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët/ EMRAT

12:29 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com