• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetingu/ KPK dhe Teo “i ashpër” toleruan problemet e gjyqtarit Eriol Roshi

17:51 : 20/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Valbona Sanxhaktari ishte kryesuesja e trupës së Vetingut, e cila konfirmoi në detyrë Bashkim Dedjan, duke justifikuar si të ligjshme, vetëm mbi bazën e hamendësimeve, aftësitë e familjarëve të tij për t’i dhënë dhurata dhe hua ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në një vendim të mëvonshëm, rrëzoi konkluzionet e trupës gjyqësore të shkallës së parë, pikërisht duket rrëzuar “hamendësimet” për burimin financiar të Bashkim Dedjas.

E njëjta Sanxhaktari, tashmë në postin e relatores, vendosi për konfirmimin në detyrë, po mbi bazën e “hamendësimeve”, kryetarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi. Në këtë rast të dytë, relatorja Sanxhaktari kishte në krah vetë kreun e Komisionit të Vetingut, Genta Bungo (Tafa), në postin e kryesueses së seancës dhe në anën tjetër vëzhguesin “e ashpër” të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Teo Jacobs.

Erion Roshi u konfirmua në detyrë në 7 Shkurt 2019, pas një séance dëgjimore të qetë. Vëzhguesi ndërkombëtar, z/ Jacobs, në një ndër të rrallat raste në karrierën e tij në Shqipëri, nuk kishte pikëpyetje serioze mbi pasurinë, integritetin dhe aftësitë profesionale të gjyqtarit Roshi.

Lexo edhe:

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Por, në vendimin e zbardhur pak ditë më parë, rezulton se trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK\) dhe vëzhguesi ndërkombëtar janë treguar tepër tolerant me gjyqtarin Roshi, krahasuar me shumë raste të tjera.

Gjyqtari Roshi, në vitin 2015, ka blerë një apartament 110 m2, me vlerë 8 milionë lekë të reja. Burimi për blerjen e këtij apartamenti ka qenë një kredi, si edhe 18.500 euro. Kjo shumë rezulton të jetë 1/3 e të ardhurave të krijuara nga shitja 55 mijë euro e një apartamenti, të blerë më parë, së bashku me prindërit, në vlerën 49 mijë euro.

KPK ka verifikuar mbi aftësitë financiare për blerjen e apartamentit të mëparshëm, të ardhurat nga shitja e të cilit kanë ndihmuar gjyqtarin për të blerë banesën 110 m2, ku jeton me familjen e tij të re.

Në bazë të shpjegimeve të dhëna nga vetë Roshi, rezulton se apartamenti i mëparshëm është blerë në shumë 49 mijë euro. Sipas tij, pavarësisht se ai kishte qenë bashkëpronar në atë apartament, nuk kishte dhënë asnjë kontribut financiar. Sipas gjyqtarit, e gjithë pagesa është kryer nga babai i tij, i cili ka pasur prej vitesh një biznes të vogël shitje fruta-perimesh dhe asortimente të përditshmërisë.

Trupa e Vetingut nuk ka arritur që të konfirmojë me dokumenta zyrtare të ardhurat e babait të gjyqtarit Eriol Roshi. Pavarësisht se KPK ka të gjithë instrumentat për të realizuar një hetim të plotë dhe efikas, në rastin e gjyqtarit Roshi, ashtu si edhe më parë në procesin ndaj Bashkim Dedjas, janë mbështetur tek “intuita” e tyre.

Në vendimin nr. 104, dt. 07.02.2019, trupa e Vetingut, e përbërë nga Genta Bungo (Tafa) kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe anëtar Lulzim Hamitaj, ndër të tjera, arrin në konluzionin sofisto-teorik:

“Nisur nga fakti se nuk ka një dokument zyrtar që konfirmon marzhin e fitimit nga ushtrimi i aktivitetit tregtar të babit të subjektit për atë periudhë, trupi gjykues, pasi shqyrtoi edhe përgjigjet e marra nga organi kompetent tatimor, lidhur me marzhin e mundshëm të fitimit, nuk konstatoi elementë kundërshtimorë me shpjegimet e subjektit”.

“Për rrjedhojë – shprehet trupa e Vetingut- u konkludua se babai i subjektit të rivlerësimit ka patur mundësi financiare me burime të ligjshme për blerjen e apartamentit në shumën prej 49.000 euro në vitin 2006”.

Ky shpjegim teorik nuk gjen mbështetje në asnjë prej elementëve procedurialë të hetimit administrativ. Gjithësesi, ai është i ngjashëm me justifikimin e pasurive të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja që një trupë tjetër gjyqësore, në të cilën komisionerja Sanxhaktari ishte kryesuese, e konfirmoi në detyrë në shkallën e parë.

Por ai vendim për Dedjan, u ndryshua tërësisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili nuk pranoi “sofizmat” dhe shpjegimet teorike të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në rastin e Bashkim Dedjas, vëzhguesja e ONM rekomandoi shkarkimin e tij.

Ndërsa në rastin e Eriol Roshi, z. Jacobs “i ashpër” u tregua tërësisht i butë dhe thuajse inekzistent gjatë seancës dëgjimore. E vetmja batutë për t’u shënuar prej tij ishte shprehja nëse gjyqtari i kishte mbajtur 1.5 milionë lekë “nën dyshek” për rreth 4 vjet.

Batuta e z. Jacobs, përveç disa buzëqeshjeve, nuk ofroi asgjë të re lidhur me problematikat e gjyqtarit Eriol Roshi, i cili mori viston nga KPK për të vijuar detyrën.

Etiketa: eriol roshiteovetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

14:21 : 01/08/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

10:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

10:13 : 24/07/2025
AKTUALITET

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

09:01 : 24/07/2025
Para

A do të pranojë Nano të përdoret nga Rama? Ja çfarë thotë gazetari i njohur ...

TË GJITHA

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com