• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Masakra në Zelandën e Re/ Fillon kthimi i trupave të viktimave

19:45 : 17/03/2019
në BOTA

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re ka arritur në 50. 50 persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat. 36 persona janë ende në spital, nga të cilët dy në gjendje kritike.

Komisioneri i Policisë së Zelandës së Re, Mike Bush, tha të dielën se trupi i “të paktën një viktime” të vrasjeve masive të premten në dy xhami, do t’i jepet familjes.

Drejtuesja e zyrës mjeko-ligjore Deborah Marshall tha se autoritetet janë “duke punuar me shpejtësi” për të siguruar identifikimin e saktë të viktimave.

“Nuk mund të ketë asgjë më të keqe se sa t’i japësh trupin e gabuar familjes së gabuar. Kemi parë nga përvoja jashtë vendit, se kur përpiqesh të përshpejtosh procesin ose të anashkalosh hapat e duhur, ndodh pikërisht ajo që nuk duhet të ndodhë”.

Qeveria shpreson të kthejë të gjitha trupat e viktimave tek familjet e tyre deri të mërkurën.

Lexo edhe:

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern tha të dielën se ajo ishte një nga më shumë se 30 personat të cilëve u ishte dërguar manifesti nacionalist prej 74 faqesh nga i dyshuari për vrasjet, nëntë minuta para sulmeve të tij terroriste në dy xhami të Zelandës së Re.

“Nuk përfshihej vendi apo hollësi specifike. U këshillova brenda dy minutave nga marrja e tij, të paktën në zyrën time, dhe mesazhi iu përcoll drejtpërdrejt zyrës për sigurinë parlamentare. Dua t’ju siguroj që në se do të ishin dhënë detaje do të kishim vepruar menjëherë”.

Ardern tha se 28-vjeçari Brenton Tarrant, një qytetar australian dhe nacionalist i bardhë i vetëshpallur i akuzuar për vrasjet masive “do të përballet me sistemin e drejtësisë të Zelandës së Re”. Tarrant dënon myslimanët dhe i quan emigrantë “pushtues” në manifest.

Kryeministrja pohoi disa herë gjatë një konference shtypi të së dielën pasdite se “do të ketë ndryshime në ligjet e armëve”.

Numri i të vdekurve nga vrasja masive në dy xhamitë e Zelandës së Re të premten shkoi në 50 pasi punonjësit e emergjencës gjetën një trup tjetër në një nga skenat e krimit./VOA/

Etiketa: kthimitrupaveviktimaZelan e re

Lajme të lidhura

BOTA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025
BOTA

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025
BOTA

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025
BOTA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025
BOTA

Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

14:58 : 06/10/2025
RAJONI

Makina humb kontrollin dhe bie në det, katër të vdekur në Kroaci

11:45 : 03/10/2025
Para

Ardit Gjoklaj i prish ‘Ditën e Verës’ Erjon Veliajt! Shfaqet në qiell

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com