• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më shumë tenderë “në tavolinë” në 2018, ja institucionet që e aplikojnë skemën…

08:29 : 13/03/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Në vitin 2018 të paktën 9.4 për qind e procedurave të prokurimit është dhënë sipas praktikës së negocimit pa shpallje paraprake. Kjo do të thotë që institucionet publike kanë preferuar që të ulen përballë bizneseve për të arritur një marrëveshje në vend të hapjes së garës. Në vitin 2017 përqindja e procedurave të njoftuara me negocim pa shpallje paraprake kundrejt atyre konkurruese ishte 7.7 për qind.

Në këto procedura duket se negocimi nuk ka luajtur ndonjë rol të madh për aq kohë sa fondi limit i prokuruar dhe fondi me të cilën janë shpallur kontratat fituese janë shumë afër me njëri tjetrin. Në total nga mbi 4 miliardë lekë fond limit parashikuar për këto procedura janë kursyer pak më shumë se 45 milionë lekë.

Pavarësisht praktikës së rritjes së numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake në raport me totalin e procedurave që përfitojnë edhe ato me garë, fondi limit i të parave mbetet minimal me 4.1 për qind të totalit.

Referuar analizës vjetore të Agjencisë së Prokurimit Publik në vitin 2018 numri total i procedurave të shpallura në sistemin elektronik të prokurimit është 8,400, nga të cilat 2,353 procedura janë anuluar dhe 6,047 kanë vazhduar, ndërkohë që 5116 prej tyre kanë përfunduar me fitues. Vlera totale e fondit limit të prokuruar është mbi 1 miliardë euro, ndërkohe që vlera e fondit që ka rezultuar pas nënshkrimit të kontratave është dukshëm më e ulët.

Nga raporti i APP rezulton se edhe numri i procedurave të anuluara gjatë vitit 2018 është më i lartë se ai në vitin 2017.

Lexo edhe:

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

Nga të dhënat e pasqyruara në tabelën më sipër, rezulton se nga 8400 procedurat e shpallura për t’u zhvilluar në sistemin e prokurimit elektronik, 2353 procedura me vlerë 17 miliardë lekë janë anuluar, ndërkohë që në vitin 2017 numri total i procedurave të anuluara ishte 2161 procedura me vlerë 19 miliardë lekë.

Sipas APP ndër arsyet teknike përmendim vështirësitë e autoriteteve kontraktore në përshtatjen me sistemin e prokurimit elektronik, ku evidentohen gabime në plotësimin/kryerjen e hapave në sistemin e prokurimit elektronik, që çojnë në anullimin e procedurave.

“Ndër arsyet ligjore që çojnë në anulimin e procedurave përmendim mungesë konkurrence gjatë zhvillimit të procedurave, vendimet e anulimit nga Komisioni i Prokurimit Publik, anulime për shkak të ndryshimeve në fondet buxhetore, etj.

Një rast tjetër që vlen të përmendet në funksion të analizës së anulimeve është dhe rasti kur procedurat shpallen me lote. Sipas të dhënave, numri më i madh i anulimeve (1300 procedura) i takon procedurave të prokurimit të shpallura me lote.

Mbi 80% të anulimeve të procedurave me lote i takojnë procedurave për blerje të medikamenteve dhe materialeve të shërbimit shëndetësor, ku kryesisht janë anuluar ato lote që prokurohen për sasi me vlera të vogla të medikamenteve. Gjithashtu, një pjesë e konsiderueshme e anulimeve (370 procedura) i takon shërbimit të transportit për mësues dhe nxënës, sepse në këto procedura kërkohet transport në zona të largëta, që shpesh nuk paraqesin interes për operatorët ekonomikë” vlerëson APP. /MONITOR/

Etiketa: appinstitucionetendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Çela: Prokuroria nuk ka të dhëna!

14:29 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
AKTUALITET

PD: Gramoz Sako, kandidati i PS për Tepelenën, ka marrë 1.8 mln euro tendera nga kjo bashki

10:43 : 26/10/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur, Balluku ‘relaksohet’ me tren në Zvicër

18:29 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shkelja e barazisë në tendera, SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun

13:47 : 24/10/2025
Para

Horoskopi ditor, e Mërkurë 13 Mars 2019

TË GJITHA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com