• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje të reja/ “Më mirë e mbys…”, burg përjetë autorit që vrau gruan e pronarit

09:46 : 13/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata për Krime të Rënda shpalli fajtor Fatjon Karmeshtnën për vrasjen e Suela Sulës, ngjarje e ndodhur rreth 3 vite më parë në Shkodër.

Fillimisht, për këtë ngjarje u arrestua dhe gjykua bashkëshorti i viktimës, Sadetin Sula, i dënuar tashmë nga Shkalla e Parë, po me burgim të përjetshëm, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se në vrasjen e Suelës, kishte marrë pjesë edhe një tjetër, kjo pasi materiali biologjik i gjendur në thonjtë e viktimës nuk ishte i Sadetin Sulës, por i një tjetër personi, që rezultoi Fatjon Karmeshtna.

Referuar akuzës, ngjarja e rëndë kishte motiv dyshimet për tradhti bashkëshortore, ndërsa Karmeshtna, në rolin e ekzekutuesit, është shtyrë nga përfitimet materiale që do të merrte.

Fatjon Karmeshtna
Fatjon Karmeshtna

Gjatë një hetimi, i cili është shtrirë në një kohë prej 2 vitesh, janë zbardhur dëshmi të rënda të fëmijëve të çiftit, audio-përgjime të rastësishme, letra ku Suela Sula shkruante për periudhën e keqe që po kalonte, duke pasur shpresë se një ditë çdo gjë do të zgjidhej. Ndërkohë, ashtu si Sadetin Sula, i dënuar në Shkallë të Parë, duke u gjetur fajtor nga Gjykata për vrasjen e bashkëshortes së tij, edhe Fatjon Karmeshtna, e ka mohuar autorësinë. Karmeshtna ka thënë se ditën e ngjarjes nuk ka qenë në punë, por fillimisht në shtëpinë e tij me bashkëshorten dhe fëmijët, më pas ka dalë për të zgjidhur një punë të tijën.

Por për Prokurorinë, këto pretendime mbeten në nivelin e deklaratave dhe nuk mbështeten në asnjë provë tjetër. Ka qenë motra e viktimës, e cila ka dyshuar fillimisht te kunati i saj, ndërsa më pas nga hetimet rezultoi se Sadetin Sula, për shkak të dyshimeve dhe mosmarrëveshjeve, i kishte kërkuar Karmeshtnës të hiqte qafe Suelën. Një nga provat më të forta të Prokurorisë janë edhe audiot, ku dëgjohen biseda të Sadetin Sulës dhe Fatjon Karmeshtnës.

Lexo edhe:

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

Ato janë gjetur nga vajza e viktimës pasi është marrë telefoni nga Prokuroria. Pasi janë konstatuar këto audio, janë dorëzuar në Gjykatë, ndërsa gjatë bisedave dëgjohet që dy bashkëbiseduesit janë shumë të afërt, pasi diskutojnë edhe problemet e familjes së Sadetinit.

Në një nga bisedat dëgjohet të thuhet nga ky i fundit se më mirë e mbyste se sa të ndahej. Nga ana tjetër, dëgjohet një bisedë, ku Karmeshtna i thotë se nëse nuk bënë punë magjia edhe këtë herë, ai do të kryente punën ndryshe punën.

Ndërkohë, gjatë shqyrtimit gjyqësor të dosjes, në Gjykatë kanë dhënë dëshminë e tyre edhe fëmijët e viktimës, të cilët kanë pohuar se prindërit e tyre nuk kishin një marrëdhënie të mirë dhe se i ati shpesh e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tyre.

“Babai shpesh e akuzonte mamanë për marrina, gjëra që ajo nuk i bënte kurrë. Fationi ndikonte të babai duke i thënë se mami kishte marrëdhënie me persona të tjerë”, ka thënë vajza e çiftit. Ndërkohë, në dëshmi, më tej fëmijët kanë treguar edhe për një rast, kur sipas tyre, Sadetin Sula e kishte lënë jashtë në shi viktimën dhe ka mbyllur derën e banesës që të mos futej. /Burimi:Panorama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025
RAJONI

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025
SHOW BIZ

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025
AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025
AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
Para

Albin Kurti trajtohet në spitalin shtetëror, refuzon dhomën VIP/ Po politikanët e Tiranës ku kurohen…

TË GJITHA

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com