‘Www’ feston sot 30 vjetorin e krijimit

Laboratori bërthamor i “World Wide Web” (www) feston sot 30-vjetorin e sistemit të informacionit global, duke nxjerrë në pah përfitimet që shkenca mund t’i sjellë publikut.

Fizikani dhe inxhinieri i shkencave kompjuterike, Tim Berners-Lee, në mars 1989 i kishte paraqitur një letër Organizatës Bërthamore të Kërkimeve (CERN) duke i propozuar ndërtimin e një sistemi që do të menaxhonte dhe lidhte informacionet shkencore nga ky institucion.

LEXO EDHE  Stuhitë e forta ju marrin jetën shtatë personave

“Vizioni erdhi për të ndryshuar mënyrën e përqasjes të informacionit në nivel global duke e sjellë atë në maksimumin e zhvillimit aktual të teknologjisë”, thotë drejtoresha e përgjithshme, Fabiola Gianotti.

Rreth gjysma e njerëzimit përdor sot sistemin e krijuar nga Tim Berners-Lee, i cili ka bërë një thirrje për rritjen e sigurisë, të dhënave personale dhe lirinë e shprehjes online.