• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetting edhe për kontabilistët, ja rregullat e reja…

07:55 : 12/03/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Profesioni i kontabilistit të miratuar do të jetë tashmë i rregulluar. Të gjithë kontabilistët e miratuar që janëaktualisht aktivë do të verifikohen për vërtetësinë e arsimit, rregullsinë e mbajtjes së dokumentacionit për fitimin e titullit, do tu verifikohet dosja personale, etj. Nërast se e kalojnë këtë verifikim, ata do të pajisen me njëkartë profesionale, që do tu mundësojë atyre tëvazhdojnë aktivitetin.

Këto masa merren në kuadër të një rregulloreje të re, “Për rregullimin dhe mbikëqyrjen e funksionimit të profesionit të kontabilistit të miratuar dhe organizatave të tyre profesionale të Bordit Të Mbikëqyrjes Publike”, të miratuar nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike në fund të muajit shkurt. Ky vendim është miratuar në zbatim të ligjit nr. 10 091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe kontabilistit të miratuar”.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet kombëtar, nën varësinë e Ministrisë së Financave, aktiviteti i së cilit deri tani ka qenë mbikëqyrja transparente e profesionit të ekspertëve kontabël të regjistruar (EKR)dhe firmave të auditimit, mbikqyrja e të gjithë ekspertëve, firmave audituese dhe veprimtaria e organizimit profesional të EKR. (këta të fundit janë të detyruar t’u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme, ndërsa paguajnë tarifa të caktuara ndaj këtij Bordi, si përqindje e auditimeve për shoqëritë me interes publik).

Tashmë, Bordi do të mbikëqyrë dhe të gjithë kontablët e regjistruar. Në një njoftim, Bordi i Mbikëqyrjes Publike u ka kërkuar të gjithë kontabilistëve që deri në 30 prill të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, qëdo të shërbejë për verifikimin e aktivitetit të tyre dhe për lëshimin e kartës.

Rregullorja

Lexo edhe:

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

Sipas njoftimit të Bordit, kjo rregullore parashikon procedurat e verifikimit të Kontabilistëve të Miratuar Aktivë, si dhe kriteret për pajisjen me kartë profesionale.

Verifikimi i Përputhshmërisë Ligjore të Veprimtarisë së Kontabilistëve të Miratuar

1. Procesi i verifikimit bëhet për të gjithë zotëruesit e titullit Kontabilist i Miratuar, dhe përfshin sa më poshtë:

· kontrollin e kryerjes së edukimit të vijueshëm,

· rregullsinë e dokumentacionit lidhur me fitimin e titullit KM, (kontabilist i miratuar),

· rregullsinë e dokumentacionit në momentin e regjistrimit në OP(organizatat profesionale) pas marrjes së titullit KM

· marrëdhëniet e punës apo angazhimit përgjatë 5 viteve të fundit dhe pajtueshmërinë me dispozitat ligjore në fuqi,

· si dhe verifikimin e dosjes personale të lidhura me çështjet gjyqësore dhe dëshmisë së penalitetit.

· çështje të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës për ushtrimin e profesionit apo me legjislacionin në fuqi.

2. Në fund të procesit bëhet një vlerësim lidhur me pajtueshmërinë ligjore dhe secili subjekt për të cilin dëshmohet se janë përmbushur kriteret ligjore pajiset nga BMP me një kartë profesionale, e cila dëshmon të drejtën për të vijuar ushtrimin e profesionit në periudhën në vijim.

3. Dokumentacioni dorëzohet pranë BMP drejtpërdrejtë nga subjekti ose pranë OP ku subjekti është i anëtarësuar.

4. Në rastet kur subjektet e parashikuara në këtë rregullore nuk kanë dorëzuar dokumentacionin brenda afateve të parashikuara në këtë rregullore, veprimtaria e tyre pezullohet si pasojë e mos-përfshirjes në regjistrat publikë të OP-ve.

5. Të gjithë ato subjekte që duan të përfshihen në këtë proces pas afateve të përcaktuara në këtë rregullore duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim pranë BMP, i cili merr në shqyrtim rastin dhe brenda një periudhe 3 mujore vendos nisjen e procesit të verifikimit.

6. Të gjitha subjektet të cilat përgjatë procesit kalojnë në statusin pasiv duke u tërhequr përkohësisht nga ushtrimi i profesionit apo që deri në momentin e kryerjes së procesit të verifikimit nuk kanë qenë ushtrues të profesionit janë të detyruar të kalojnë në proces verifikimi sikurse të gjitha subjektet përpara se të regjistrohen në regjistrin publik për të vijuar më pas me ushtrimin e profesionit.

7. Dokumentacioni që do të jetë pjesë e vlerësimit paraqitet si më poshtë:

a) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

b) Dëshmi penaliteti;

c) Certifikata e titullit KM;

ç) Numri i identifikimit të personit të tatueshëm (certifikatë NIPT);

d) Vërtetim nga OP përkatëse:

i. për rezultatet e kontrollit të cilësisë realizuar nga OP përkatëse (në rastet kur janë kryer);

ii. nëse janë marrë masa disiplinore ose jo nga OP përkatëse;

iii. për kryerjen me sukses të kualifikimit të vijueshëm për 5-vitet e fundit;

dh) Vërtetim nga sigurimet shoqërore për marrëdhëniet e punësimit, për 5 vitet e fundit. Në rast se individi ka qenë jashtë vendit, si dokument vërtetimi shërbejnë kontratat dhe certifikatat e punësimit (fotokopje të noterizuara);

Afati për dorëzimin e dokumentacionit të mësipërm është deri më 30 prill 2019.

Shënim. Të gjithë dokumentet, bazuar në listën më sipër, që disponohen nga OP-të vihen në dispozicion të Komisionit ad-hoc, drejtpërdrejtë nga OP-të përkatëse./MONITOR

Etiketa: kontabilistrregullavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

19:04 : 14/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Miranda Bushi

09:39 : 12/11/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
AKTUALITET

Skandali në KED/ Genta Bungo probleme me pasurinë, Sokol Sadushi e kualifikoi për në Kushtetuese

12:19 : 22/08/2025
SPORT

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

17:53 : 16/08/2025
Para

Brexit, May-BE marrëveshje të re...

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com