• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E rëndë/ Policia në kufijtë e genocidit përballë qytetarëve (FOTO)

23:42 : 11/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ngjarje e rëndë, dhjetëra forca speciale dhe të policisë së rendit mësyjnë në zonën e Tiranës së Re, në afërsi të Shkollës “Petro Nini Luarasi”. Bllokohet trafiku, pesë qytetarë dergjen të shtrirë në rrugë mes ulërimash. Përmbaruesi privat ka thirrur forcat e rendit për të nxjerrë nga banesa dhunshëm pjestarët e katër familjeve.

Bëhet fjalë për një konflikt pronësie si mijëra në të gjithë vendin, pa i hyrë procesit të gjyqit, nga gjyqtar me mantel të zi, protagonizmin nuk e mori ngjarja, por shfaqja e Policisë së Shtetit, që e veshur me arrogancën e pushtetit, nuk po njeh me ligj, moral, apo qoftë edhe “Kanun”.

Shfaqje jo vetëm e turpshme, por nga ato incidente që të lenë shenjë në të gjithë jetën. Fëmijë të traumatizuar, prindër që u bie të fikët nën çizmet e forcave speciale. Gra që bërtasin dhe të mitur që tentojnë të nxjerrin nga kthetrat e strukturave të rendit nënën, babain apo gjyshin.

Një vajzë jo më shumë se pese vjeç zgjat këmbën dhe qëllon tre katër herë këpucët e punonjësit të policisë. Nuk ka forcë, nuk ka më zë të bërtasë, nuk ka më lot t’i përshkojnë faqet, po me duart e vogla tërheq nënën për ta mbrojtur.

Lexo edhe:

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

Absurde o qeveri! Konflikti merr përmasa edhe më të frikshme kur incidenti i rëndë ndodh në afërsi të godinës së Teatrit “Turbina”, që me shfaqjen e djeshme live, nuk është gjë tjetër por “Masturbina qeveritare”. E çfarë është drama më e rëndë që luhet aty brenda, para pamjes reale që ndodh jashtë me katër familje të cilët po nxirren dhunshëm nga banesa?!

Këtu ka shtet! I mjeri shtet, që edhe ngjarjen më të menaxhueshme, e kthen në fatkeqësi  qytetare. Ka forma për të zbatuar një vendim gjykate, qoftë ai i drejtë, i blerë, apo i ndikuar nga ndërhyrjet. Familjarët mund të ndaheshin vëçmas dhe bërë të qartë se vendimi duhej zbatuar. Policet femra në vend që të shtynin më fort se kolegët e tyre, minimalisht do të duhet të qetësonin fëmijët.

Një polic i vjetër në detyrë, mban përbys mbi kofanon e mjetit të shtetit një djalë jo më shumë se 10 vjeç. Dhunë, trysni, arrogancë…. “Jeta jonë ka marrë fund”-thotë një 64-vjeçar që ka lindur në atë banesë. Dhe me të drejtë jeta e tij mund të jetë fundosur, qoftë edhe nga një vendim i drejtë në padrejtësinë e madhe të sistemit të gjyqësorit, por jeta e fëmijëve të mitur është edhe më e zezë.

Si do rritet vajza 5-vjeçare që me duart e joma tërheq nënën që e kanë mbërthyer policët, si do jetë e nesërmja e një 10-vjeçari që ve trupin e tij mbi kofanon e makinës së policisë, brenda së cilës është i ati i prangosur. Çfarë bënë këta “krininelë të vegjël”? Përgjigjen e kanë të vështirë ta japin ata policë që në vend të taktit përdorën forcën, por në fund janë të “falur”, fundja tregojnë kush është dhuna e pushtetit…

Si sillej Rilindja kur ishte në opozitë, Tahiri vs Breçani

Përplasja e ndodhur sot pranë shkollës Petro Nini në Tiranë, ku policia u angazhua në ndihmë të përmbaruesve, për të nxjerrë nga banesa 4 familje me 15 persona në total, ka shkaktuar reagime të shumta.

Çështja e pronave, një plagë e pazgjidhur në 30 vjet, vijon të krijojë përplasje, duke krijuar probleme të shumta sociale. Ndërsa njëra palë tund vendime gjykatash, pala tjetër dokumente privatizimi të lëshuara po nga ky shtet, në mes hyn policia, që zgjedh rrugën më të lehtë, atë të forcës.

Sot u panë uniforma që paguhen me paratë e taksapaguesve, që u sollën pa respektuar asnjë normë njerëzore, madje pa iu dridhur qerpiku, edhe pse ka pasur nëpër këmbë fëmijë të vegjël.

Të qarat e fëmijëve, tentativat e tyre për të shpëtuar prindërit, duket se nuk kanë prekur asnjë nga efektivët e Policisë së Shtetit që sot drejtohet nga Ardi Veliu dhe Sandër Lleshaj.

Pothuajse në të njëjtën zonë, 6 vite më parë ndodhte një përplasje e ngjashme, një skenë që në atë kohë tërhoqi vëmendjen jo shumë për veprimet e policisë, por për përplasjen mes ish-drejtuesit të uniformave blu të Tiranës, Erzen Breçani, dhe Sajmir Tahirit, i cili pak muaj më pas do të ulej në poltronin e ministrit të Brendshëm.

Problematika ishte e njëjtë, në atë kohë disa banorë duhej të lironin ambientet e zëna, por asnjë nga oficerët e policisë, nuk shihet të dhurojë skena dhune. Banorët qëndronin të ngujuar, por askush nuk ndërhyri forcërisht për t’I nxjerrë jashtë.

E vetmja përplasje ishte ajo mes policisë dhe deputetëve të PS-së, nëse mund të quhet e tillë.

Ndoshta kjo përballje, i kushtoi Breçanit karrierën në polici, ndërsa Tahiri dhe ligjvënësit e PS-së, në atë kohë në opozitë, dhuronin shoë e rradhës, duke përdorur disa familje të ngujuara në një prej godinave 3-katëshe në zonën pranë Petro Ninit.

Referuar pamjeve filmike të kohës, Policia e Shtetit kishte rrethuar godinën, banorët ishin ngujuar brenda saj, ndërsa deputetët socialistë, një pjesë e të cilëve sot janë thjesht ish, kërkonin sqarime dhe bënin të “fortin”.

“Ti gallatë me ne nuk mund të bësh, duhet të përgjigjesh”, shprehej në atë kohë Piro Lutaj, deputet i PS-së, duke i kërkuar sqarime policisë.

“Jemi 5 deputetë duam të flasim me banorët, pse fshihen këta. Jemi 5 deputetë që presim 30 minuta një drejtues të policisë, ky nuk është burg, edhe pot ë ishte burg do të flisnim”, shprehej Tahiri, i cili pak muaj më pas u ul në karrigen e ministrit të Brendshëm.

Në atë kohë, Breçani i tha Tahirit se ka shkuar për zbatimin e një vendimi gjykate, ashtu sikundër sot pretendohet nga policia që kishte shkuar te Petro Nini për të zbatuar një vendim gjykate.

Pa dashur të merremi nëse vendimi i Gjykatës është ose jo i drejtë, ajo që tërheq vëmendjen është mënyra sesi policia ka shkuar për të mbështetur zbatimin.

Gjashtë vjet më parë deputetët e PS-së kërkonin me insistim sqarime nga drejtuesit e policisë së kohës, në prani të kamerave, ndërsa sot nuk kishte as deputetë dhe as ish-deputetë. Sot kishte dy apo tre herë më shumë policë, që përdhunshëm trajtonin një grusht banorësh, mes të cilëve fëmijë të mitur.

Po Erjon Veliaj ku ishte

Skena e përplasjeve sot te Petro Nini ka zgjatur për mbi 3 orë. Banorë që shtriheshin në rrugë, fëmijë që qanin, policë që merrnin zvarrë burra e gra, për të mos thënë edhe fëmijë. Gjithçka ndodhte jo më shumë se 10 minuta larg godinës së Bashkisë së Tiranës dhe cështirë të thuash që Lali Eri nuk mori vesh atë që po ndodhte. Dikush mund të thotë se kryebashkiaku nuk mund të merret me gjithçka dhe mund të ketë të drejtë. Por një skenë e tillë, ku dhuna bëhej në sytë e fëmijëve, 4 apo 10 vjeç, minimalisht do të prekte çdo person që në atë moment mund të ofrohej qoftë edhe për një zgjidhje të përkohshme, një qetësim të përkohshëm të njerëzve të shtetit, përmbaruesve shtëtëror ose privatë, dhe banorëve.

Kryebashkiaku që nuk le vend pa u shfaqur, që parashikon motin, që merret me organizime eventesh, që merr kamerat për të mbjellë edhe një pemë, sot nuk u shfaq gjëkundi. Fare thjeshtë aim und të dhuronte shoë e rradhës, mund të shfaqej si shpëtimtari i atyre 15 qytetarëve që mund ta kenë votuar, dhe këtë rradhë nuk kishte nevojë të merrte me vete edhe ekipin e kamerave. Ato i kishte aty, thjesht i duhej të linte zyrën…

Pamje të rënda/ Ju prishet banesa, familjarët pa ndjenja në rrugë

Policia tërheq me forcë banorët nga shtëpia (FOTO+VIDEO)

VIDEO/ Dhuna e Policisë nuk kursen as fëmijët

Tensioni te “Petro Nini”/ Kush është efektivja e policisë që veç shtëpisë rrezikon të humbë edhe punën

Etiketa: dhunapetro ninipolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025
AKTUALITET

Del FOTO/ Ky është gardisti që vrau veten me armën e shërbimit

09:41 : 05/06/2025
AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
Para

Horoskopi i ditës së martë/ Ja kush janë shenjat që do i bekojë ‘Zoti’

TË GJITHA

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

08:28 : 08/06/2025

Flamuri i UÇK-së i ndaluar në Tiranë/ Duka u rri gati tu serbëve

08:27 : 08/06/2025

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com