• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Minimumi jetik, KLSH presion qeverisë/ Ndihma ekonomike prej 8 mijë lekësh e pamjaftueshme

16:12 : 07/03/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik të varfërisë.

Mungesa e minimumit jetik ka sjellë që llogaritja e vlerës minimale të pagesës së papunësisë, pensioneve dhe ndihmës ekonomike të mos jenë të bazuara në nevojat reale të familjeve”.

Këto janë konkluzionet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit “Varfëria në Shqipëri dhe roli i shtetit në zbutjen e saj”. Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë raport i rekomandon qeverisë që brenda muajit mars të këtij viti të miratojë vlerën zyrtare të minimumit jetik, i cili ka 15 vjet pa u përditësuar.

“Në vitin 2016, institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar raportin ‘Llogaritja e Minimumit Jetik në Shqipëri – Nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi jetese të arsyeshëm’, në përpjekje për të llogaritur një vlerë të minimumit jetik që rezultoi rreth 16,000 lekë në muaj për frymë.

Megjithatë, shifrat e nxjerra nga këto raporte nuk janë miratuar nga Këshilli i Ministrave, si vlera zyrtare të minimumit jetik në Shqipëri. Në këtë mënyrë, Shqipëria është aktualisht i vetmi vend në Europë që nuk ka një tregues zyrtar të minimumit jetik të deklaruar.

Lexo edhe:

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

Një vlerë e përditësuar dhe e miratuar e minimumit jetik ndihmon për të përcaktuar normën minimale të ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesës së papunësisë, etj.. Duke qenë se në Shqipëri vlera e fundit zyrtare e minimumit jetik ka mbi 15 vite që nuk përditësohet, rezulton se shumat e skemave sociale, si p.sh. ajo e ndihmës ekonomike nuk reflektojnë dhe mbulojnë nevojat reale të individëve”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Por rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka sjellë debate në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimit Social, e cila shprehet se nuk është kompetencë e saj llogaritja e minimumit jetik. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se edhe aplikimi i formulës së pikëzimit për ndihmën ekonomike nuk vlerëson nevojat bazike të familjeve. Sipas KLSH-së, ndihma ekonomike prej 8 mijë lekësh në muaj është e pamjaftueshme

“Përcaktimi i VKM nr. 787, datë 14.12.2005 ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të masës së ndihmës ekonomike’, i ndryshuar prej 8,000 lekësh në muaj/ familje, pavarësisht nga përbërja e familjes, nuk përkrah realizimin e politikave të ministrisë përgjegjëse për arritjen e objektivit mbi zbutjen e varfërisë, duke qenë se ky vlerësim financiar i NE-së nuk është as sa vija e varfërisë absolute.

Në pamundësi për të përballuar jetesën, familjet në ndihmë ekonomike, sidomos të zonave rurale, kanë gjetur burime të tjera shtesë për mbështetje. Këto gabime ndjejnë nevojën e reformimit të skemës më qëllim shmangien e gabimeve dhe evidentimin e rasteve ku familjarët abuzojnë me përfitime të pamerituara të ndihmës ekonomike”, thuhet në raport. /Panorama/

Etiketa: klshminimumi jetikqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025
AKTUALITET

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025
AKTUALITET

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025
RAJONI

Diskutimet për Qeverinë/ Çfarë do të ndodhë në Kosovë në ditët në vijim?

17:05 : 13/11/2025
Para

Shkolla e parë Shqipe në Kurbin u hap në vitin 1632!

TË GJITHA

Sot seanca paraprake për Metën , vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025

Mos harroni çadrat! Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02 : 17/11/2025

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com