• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politikë asgjësuese

14:35 : 06/03/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Malcolm Y

Çdo qeveri degjeneron kur iu besohet vetëm sundimtarëve të popullit. Populli është i vetmi rrëzues i tyre. Tomas Xhefërson.

I

Fshati digjet, kryeministri krihet. Pikërisht në Rai, nga ku disa javë më parë doli kronika me zë dhe figurë e kapjes së zgjedhjeve dhe deformimit të vullnetit të elektoratit falë blerjes me paratë e narko-trafikut. Qeveria estetike dëshmoi edhe njëherë prioritetet fasadiste në kulmin e krizës më të rëndë politike dhe sistemike që ka parë ky vend në tranzicionin pas-komunist. Klasa politike edhe njëherë ka tejkaluar vetveten në atë se çfarë është në gjendje të prodhojë. Riprodhimi i krizave ciklike e ka futur vendin në një spirale pa kthim destabiliteti që zgjidhet ose me Nar, ose me ndërkombëtarë si ndërmjetës. Se si do i vejë halli biznesit që po rrënohet, investimet që po mungojnë, emigrimi që po shtohet,  turistëve që po firojnë, këtë e di vetëm Allahu në qiell dhe Padishahu në tokë, por ky i fundit përton ta ndajë me vegjëlinë mejtimet që i lëvrojnë në atë kokë artisti. Ose është kaq i rafinuar firauni sa njerëzia as e kuptojnë, as dinë ta vlerësojnë që marrtë nga ditët tona.

II

Lexo edhe:

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Siç na kujton Gore Vidal “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës.” Politika në Shqipëri, ka qenë qysh në themelim të shtetit, e ashpër, e hidhur, me pak vend për urtësi dhe vet-përmbajtje. Politikë e margjinave, me kumte revolucionare, me pushtet arrogant dhe arbitrar, ku shteti ka në dorë hem kulaçin dhe hem kërbaçin. Ndaj puna në shtet idealizohet, asosacioni me pushtetit admirohet, pushtet-mbajtësi adhurohet. Qeveris shkel e shko, bari pas teje mos mbiftë, rregullo farë dhe farefis pa kush pyet mbi themelet e shtetit dhe shinat e zhvillimit. Politikë dritë-shkurtër e mbijetesës në variantin jo amoral Makiavelian por imoral dhe të pacipë që tejkalon çdolloj arsyetimi logjik dhe kodi etik. Sulmet nën brez, goditjet ad hominem, hedhja e baltës me tepri ndaj zërave që guxojnë dhe pohojnë se “mbreti është lakuriq” janë vetëm disa nga metodat arbirtrare të abuzimit të pushtetit ndër ne. Fatkeqësisht metafora e brektosës të hedhur në ujë që i rritet gradacioni ngadalë deri sa ngordh pa kuptuar gjë vlen të kuptosh sa na është trashur lëkura dhe trashur truri për të ngrënë dhe të pagëlltitshmen.

III

A ka më shpresë ky vend që po i firon rinia, asgjësohet shtresa e mesme, asfiksohet biznesi i vogël dhe familjar dhe ku përherë e më shumë duket se po merr format e fasadave lalieriste, ndërkohë që një pjesë e indiferentëve sheh pa shqetësim vetëm bahçen e vet, me shpresë se do ja hedh pa lagur. Ne merremi në mënyrë shproporcionale me politikën, madje dhe brenda referencave krahasuese balkanike, politika te ne ka në dorë edhe shkopin, edhe karrotën. Pavarësisht se punon në shtet apo ke një biznes privat, se je i interesuar të kapësh një tender apo mos të të prishet shtëpia ku ke hedhur investimet e jetës, që të ruhesh nga inspektor-teveqeli i radhës apo të mbarosh punë nëpër sorrollatjet burokratike, apo të zgjidhësh punë në gjykatat e këtij vendi me procese kafkeske që zgjasin ndër vite dhe penalizojnë më të dobëtit, politika këtu është alfa dhe omega. Ajo që ka në dorë gurin dhe arrën, jetesën dhe mbijetesën në këtë vend nga ku shumë po ikin dhe pak po kthehen. Siç shprehej dhe dikush me sarkazëm therrëse këto ditë, i fundit që do largohet, mos të harrojë të fikë dritën!

Etiketa: kryeministripopulliRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
Para

Shkencëtarët arrijnë një tjetër sukses, zbulohet vaksina kundër…

TË GJITHA

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com