• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Merrnin 1 mijë euro ryshfet për kalimet e paligjshme, ja çfarë vendos gjykata për 6 policët

13:46 : 05/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata ka marrë vendim sot për 6 efektivët e Portit të Durrësit, të ndaluar me akuzën se merrnin deri në 1 mijë euro për të kaluar ilegalisht persona që kishin probleme me ligjin.

Vendimi i gjykatës sot për policët e arrestuar në Port, si më poshtë:

Te pranojë kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,të datës 04.03.2019.

1.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në shtëpi” të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.

Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit.Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.

Lexo edhe:

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

2.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

3.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

4.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

5.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

6.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.

Ndalimi dhe akuzat

Gjashtë punonjës të Policisë Kufitare me detyrë kontrollorë pranë Portit të Durrësit janë vënë në pranga në bazë të hetimeve të nisura nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe të Ankesave në Ministrinë e Brendshme me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit.

Nga hetimet, që përfshinë dhe përgjime, ka rezultuar se kontrollorët, duke përfituar ryshfet, kanë lejuar që të kalojnë pikën kufitare persona të shpallur në kërkim dhe me rekorde kriminale. Sipas Policisë, personat e arrestuar janë mbajtur nën hetim dhe përgjim për disa muaj, ndërsa ka rezultuar se me minimalisht 1000 euro ryshfet, persona me precedentë penalë dyshohet se janë lejuar të udhëtojnë nga Porti i Durrësit drejt Italisë pa lënë gjurmë në sistemin TIMS.

Skema ishte ngritur nga 6 punonjës të Policisë Kufitare me detyrë kontrollorë pranë Portit, të cilët u arrestuan me akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës. Të arrestuarit bënin kontrollon e pasaportave, kur sipas burimeve nga grupi hetimor kanë bërë të mundur kalimin e personave me rekorde kriminale ose të ndaluar në zonën Shengen, duke shmangur sistemin TIMS.

Për këtë, ata merrnin shuma që varionin mbi 1000 euro. Ndërsa për persona që nuk kishin garanci ose probleme në dokumentacion, pagesa për të lejuar kalimin varionte nga 100 deri në 300 euro. Fenomeni mësohet se është evidentuar që në vitin 2018. Prej asaj kohe, 6 kontrollorët e pasaportave në Portin e Durrësit kanë qenë në hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Gjatë finalizimit të operacionit, punonjësve të Policisë iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2175 euro, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë korruptive.

Mësohet se për të realizuar kalimin e pikës kufitare të personave që kishin penalizim për të hyrë në zonën Shengen apo persona me probleme me ligjin në vendet e Bashkimit Evropian, kontrollorët e Pikës Kufitare në Portin e Durrësit përdorin metoda nga më të ndryshmet. Një prej tyre ishte stakimi i furnizimit me energji elektrike, duke bërë që udhëtarët të mos regjistroheshin në sistemin TIMS.

“Strukturat e SHÇBA-së kanë punuar prej muajsh në operacionin ‘Kontrollori’, duke hetuar me metoda speciale dhe duke arritur të provojë veprimtarinë e kundërligjshme të punonjësve të Policisë. Këta të fundit, në këmbim të vlerave monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme apo shtetasve që nuk iu lejohet hyrja në zonën Shengen. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj punonjësve, është gjetur në cilësinë e provës materiale edhe një sasi vlerash monetare në lek dhe euro, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë korruptive”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp, duke dhënë edhe inicialet e personave të arrestuar, ndërsa po në njoftim thuhej se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni. Ky nuk është rasti i parë që arrestohen punonjës Policie me detyrën e kontrollorit pranë pikës kufitare.

Dy vite më parë u arrestuan mbi 15 kontrollorë, pasi dyshohej se ishin lidhur me trafikantë dhe lejonin që nëpërmjet Pikës Kufitare të Durrësit të kalonin tonelata me lëndë narkotike dhe drogë të llojeve të ndryshme, të cilat në shumicën e rasteve u bllokuan më pas nga autoritetet italiane.

Te arrestuarit

A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës. /Panorama/

 

Etiketa: gjykatakorrupsionpolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025
AKTUALITET

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

19:42 : 31/05/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025
AKTUALITET

“Farsën e paralajmëruam”/ Noka: PS-së sot në Parlament, sikur i kishte rënë mortja

21:36 : 29/05/2025
AKTUALITET

Si ta zbulosh një kripto Ramist

20:37 : 29/05/2025
AKTUALITET

Farsa zgjedhore me votat e Diasporës, një krim i paralajmëruar (VIDEO)

21:56 : 28/05/2025
Para

Dialog me Ramën? Ish-Presidenti: Nuk mund të negociohet me kapon e një bande…

TË GJITHA

Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

13:43 : 01/06/2025

Superkupa e Evropës, finalja Tottenham-PSG luhet më 13 gusht!

13:26 : 01/06/2025

E rëndë/ Turisti gjendet i vdekur në motorin e ujit, tjetri në gjendje të rëndë

13:20 : 01/06/2025

Jasir Asani rikthehet te goli në prag të ndeshjes me Kombëtaren

13:12 : 01/06/2025

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

13:01 : 01/06/2025

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

12:53 : 01/06/2025

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri dhe drejtuesi teknik

12:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com