• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Shkarkimi i Sevdarit/ Mesazhi i fortë i gjyqtares: Vetingu nuk po bind në vendimmarrje

15:25 : 04/03/2019
në Lajmet e Dites

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të enjten me shumicë votash të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari dhe të shkarkojë nga detyra anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurisë dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

Vendimi i shumicës së trupës gjykuese për shkarkimin e Sevdarit mbështetet në argumentin se subjekti ka bërë deklarim të pamjaftueshëm pasurie, duke mosparaqitur dokumente për pagimin e taksave nga bashkëshorti i prokurores për punën e tij si emigrant në Greqi dhe Arabinë Saudite. Kryesuesi i trupës gjyqësore Luan Daci tha, gjatë leximit të vendimit të shkurtuar, se ndërsa ishin rrëzuar disa nga kërkesat e komisionerit Dariel Sina, një pjesë e pretendimeve të tij ishin gjetur të bazuara.

Kolegji arsyetoi se “sa i takon të ardhurave me burim emigracionin, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të shpjegojë bindshëm vlerën e saktë të këtyre të ardhurave dhe të provojë ligjshmërinë e tyre”. Kolegji po ashtu arsyetoi ndryshe nga KPK, edhe sa i përket kriterit të aftësive profesionale.

Duke u bazuar kryesisht në një çështje të vetme, të cilën Sevdari kishte dështuar ta apelonte, Kolegji arsyetoi se megjithëse ajo mund të kishte pasur arsye objektive për pamundësinë e apelimit, ajo duhet të kishte bërë përpjekje që çështja të apelohej prej kolegëve.

Teksa u ula të shkruaja këto pak rreshta, në inbox më erdhi një reagim nga një gjyqtare e Apelit, e cila shprehte dëshpërimin dhe trishtimin e komunitetit të juristëve ndaj vendimit të Kolegjit.

Lexo edhe:

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

“Sot, komuniteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve që e njohin Antonetën u shokuan e mbetën pa fjalë. Është kaq e vështirë të bësh drejtësi në këto kohë, kur vetingu nuk po bind në vendimmarrjen e saj.

Mendoni, sa individë ka hetuar prokurorja dhe i ka dërguar para drejtësisë (dhe disa prej tyre kanë qenë njerëz me përkrahje jo të vogël politike). Imagjinoni që befas, këtij funksionari të ndershëm dhe të përkushtuar i thuhet të shkojë në punën e vet sepse minoi besimin e publikut te drejtësia! Në fakt, i vetmi besim që ajo minoi gjatë kohës që punoi ishte ndikimi i politikës dhe i njerëzve të fuqishëm për ndërhyrje te drejtësia. Këta të fundit triumfuan dhe i imagjinoj tek qeshin me qesëndi nga vendimi që u mor”, shkruante gjyqtarja.

Nuk kam pasur mundësi të njihem me zonjën Sevdari, por si gazetar kam njohur dhe raportuar mbi punën e saj si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, në mënyrë të veçantë për procedimin e saj të çështjes CEZ-DIA kundër biznesmenit Kastriot Ismailaj – i dënuar me 11 vjet burg për një nga rastet më të rënda të mashtrimit dhe korrupsionit në Shqipërinë e tranzicionit. Anëtarët e Kolegjit mund të kenë memorie të shkurtër, por vetëm para pak vitesh, ky skandal rrezikoi t’u kushtonte taksapaguesve shqiptarë një faturë arbitrazhi prej 140 milionë eurosh.

Nuk ishte çështje e lehtë për t’u hetuar, sepse përfshinte jo vetëm interesa të mëdha financiare, kriminale, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit, që me shumë gjasë kishin ndihmuar një sipërmarrje që zhvaste nëpërmjet dokumenteve fiktive miliona euro nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërkohë që kostoja e kësaj vjedhjeje iu faturohej konsumatorëve familjarë të energjisë elektrike. Ishte hetimi i ndërmarrë nga prokurorja Sevdari, me ndihmën e studios ligjore ndërkombëtare të kontraktuar nga shteti shqiptar, që provoi se kompania e ngritur nga Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxheve ishte një ndërmarrje fiktive, e ndihmuar nga administratorët e kompanisë CEZ.

Si rrjedhojë e këtyre gjetjeve hetimore, Ismailaj dhe mbështetësit e tij shqiptarë edhe të huaj dështuan në përpjekjen e tyre në arbitrazh, ndërkohë që biznesmenit iu sekuestruan miliona euro në llogaritë e tij, për të cilat Gjykata arriti në përfundimin se ishin produkt i aktiviteteve të paligjshme të pastrimit të parave që shtriheshin në disa kontinente. Akuza e ngritur nga Komisioneri Publik, Dariel Sina dhe e miratuar nga shumica e trupës së Kolegjit, se prokurorja Sevdari ka cenuar besimin e publikut për shkak se bashkëshorti i saj ka zgjedhur të sigurojë të ardhura, duke punuar emigrant në Greqi dhe Arabinë Saudite dekada më parë, një pjesë edhe para martese, janë dritëshkurtra.

Si mund të sigurojë një emigrant shqiptar në Greqi që punëdhënësi t’i paguajë taksat kur ai nuk ka as status ligjor, aq më pak t’i imponohet ndonjë kompanie në Arabinë Saudite – një vend që është botërisht i njohur për shkeljen e të drejtat të njeriut. Edhe përsa i përket profesionalizmit, Kolegji e var gjykimin e tij pas një fijeje bari. Nga njëra anë pranon arsyet objektive për pamundësinë e apelimit dhe, nga ana tjetër, i hedh poshtë duke thënë se Sevdari duhet të kishte bërë përpjekje që çështja të apelohej prej kolegëve – një qëndrim sa kontradiktor po aq edhe cinik.

Vendimi i Kolegjit të Apelimit për shkarkimin e Sevdarit nuk është në frymën e ligjit të vetingut dhe as në frymën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, të cilat kishin për qëllim të nxirrnin nga sistemi prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, që kanë abuzuar me detyrën dhe ligjin dhe jo t’i kthente anëtarët e Kolegjit të Apelimit në policë tatimorë dhe taksidarë të rëndomtë. Nuk duhet të jesh një jurist dhe aq më pak anëtar i Kolegjit për të kuptuar se vendimi për shkarkimin e Sevdarit është jo vetëm i padrejtë, por mbase dhe i paligjshëm.

Është i padrejtë ndaj prokurores dhe të singjashmëve të saj në sistem, të cilëve puna e ndershme dhe e ligjshme u cilësohet si një cen që cenon besimin e publikut te drejtësia. Është i padrejtë gjithashtu ndaj taksapaguesve shqiptarë, të cilët i deleguan organeve të vetingut vullnetin për të pastruar sistemin nga korrupsioni dhe rikthyer besimin e publikut te drejtësia. Fatkeqësisht, ky vendim i Kolegjit të Apelimit vetëm sa e thellon hendekun e mosbesimit midis shqiptarëve dhe institucioneve të tyre kushtetuese. /BIRN/

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

21:59 : 23/05/2025
BOTA

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

21:58 : 23/05/2025
Screenshot
AKTUALITET

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025
AKTUALITET

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025
AKTUALITET

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025
BOTA

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025
Para

U magjepsën nga stadiumi i Ramës? ‘San Siro’ do të shembet, duhet një stadium i ri

TË GJITHA

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

21:59 : 23/05/2025

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

21:58 : 23/05/2025
Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ GJKKO liron avokatin Armand Tragaj dhe dy të tjerë

21:22 : 23/05/2025

Parku i Liqenit, qokë fushate për Noizyn! Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë ‘mundje’ me gazetarin

21:12 : 23/05/2025

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

21:10 : 23/05/2025

Tarifat e Trump ndaj Shqipërisë japin efekt/ Në prill, eksportet drejt SHBA ranë me 30%

21:05 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com