Një surprizë e bukur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Familja” të Turjan Hysko.
Elgiti iu ul në gjunjë Kleas dhe i propozoi të kalojnë jetën bashkë!
Me vargjet e këngës së tij në dorë, Elgiti i emocionoi të gjithë e veçanërisht partneren e tij, e cila dukej e përlotur.
“S’je vetëm, në gjoksin tim do të mbaj, në krahët e mi do të mbaj, s’je vetëm, jemi një më beso”, u shpreh Elgiti duke bërë që i gjithë publiku të brohorasë.
![]()
E entuziasmuar Klea pranoi menjëherë ndërsa u tha fëmijëve të pranishëm të mos ngulin këmbë për “po”-në e saj: Pranoj, mos këmbëngulni kaq shumë, u shpreh Klea e cila falënderoi Turin për këtë surprizë.
![]()
Nuk e dimë nëse Elgiti dota lërë me kaq propozimin, apo do të planifikojë një tjetër akoma më romantik!
Gjithsesi na mbetet të shohim!
https://www.instagram.com/p/BujjJRTBbxv/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again













