• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vettingu në polici, ndryshon ligji/ Në sitë, 300 drejtuesit. Ja ç’ndodh me të tjerët…

16:40 : 01/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Procesi i vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës e SHÇBA pritet të nisë për pak ditë, por të vetmit që do të përballen me komisionin duket se do të jenë 300 drejtuesit e lartë.

Urdhri i dytë duket se ka anuluar të parin. Ministri Sandër Lleshaj ka propozuar disa ndryshime thelbësore në ligjin e miratuar më parë, të ideuar nga paraardhësi i tij Fatmir Xhafaj. E me këto ndryshime, më shumë se 12700 punonjës Policie e Garde do të marrin frymë lirisht. Ndryshe nga drejtuesit e lartë, vetingun e tyre do ta bëjë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Me propozim të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën ndryshimet ne ligjin 12/2018 për vetingun në Policinë e Shtetit. Këto ndryshime parashikojnë që ky proces të kryhet për funksionet e larta drejtuese në Polici dhe në SHÇBA. Vetëm 300 drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët do të vlerësohen për 3 komponentët, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektin profesional, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i kryesuar nga Viktor Bërdo.

Projektligji me 10 nene, që pritet të votohet në Kuvend, shfuqizon nenet e ligjit për Komisionin Qendror të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, si dhe Sekretariatet Teknike të tyre. Ato zëvendësohen nga SHÇBA, që do kryejë verifikimin për të gjithë punonjësit e tjerë të Policisë, nga ata me gradën kryekomisar deri tek punonjësit e nivelit bazë me gradën më të ulët.

VETINGU

Lexo edhe:

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

Ligji i vetingut u pati dhënë vetëm 1 muaj kohë punonjësve të Policisë për të kryer të gjitha procedurat e nevojshme, në funksion të plotësimit të 3 formularëve që do vërtetojnë: Pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aspektin profesional. Vetë punonjësit e Policisë e konsideronin si një mision të pamundur. Plotësimi i dokumentacionit nisi në prill dhe u mbyll në maj të vitit të kaluar. Shumë nga punonjësit e Policisë, që e kishin parë si mundësi edhe largimin nga Policia, u larguan, duke mos i dorëzuar dokumentet. Jo se kishin frikë nga vetingu, por nga dyshimet se nuk do ishin në gjendje të gjenin në kohë dokumentet që u duheshin. Për disa prej tyre, shtëpitë, makinat, arsimimi i fëmijëve, ishin produkt i një pune të gjatë e kursimeve familjare.

Por siç shpreheshin ata: “Kush e kishte menduar se duheshin ruajtur të gjitha borderotë, faturat, aktet noteriale, që edhe mund të kenë humbur…” Për të gjitha këto, atyre u duhej të orvateshin institucioneve për t’i gjetur, duke u përballur me burokracitë që këtu na ndodh rëndom t’i ndeshim. Madje, për disa kishte edhe kosto shumë të lartë financiare për buxhetin e tyre modest familjar. Nuk munguan edhe rastet më të rënda. Dy punonjës Policie kryen vetëvrasje gjatë kohës kur duhej të plotësonin dokumentacionin përkatës për vetingun. Zyrtarisht nuk u tha asnjëherë se arsyeja ishte kjo, por miqtë e familjarët e tyre nuk gjenin dot asnjë motiv tjetër për të shpjeguar motivet që i çuan ata t’i jepnin fund jetës. E pasi ndodhi e gjithë kjo, duket se dikush u kujtua që nuk paska qenë i nevojshëm ky stres që iu shkaktua punonjësve të thjeshtë të Policisë së Shtetit. Ligji i vetingut ndryshoi në favor të tyre, por jo pa pasoja.

ORET SHTESE

Një tjetër kërkesë e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, në favor të punonjësve të Policisë së Shtetit, drejtuar Këshillit të Ministrave, përveç ndryshimeve në ligjin e vetingut, janë edhe pagesat e prapambetura. Burime nga Ministria e Brendshme thanë dje se me kërkesë të ministrit Lleshaj, Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar akordimin e fondit për pagesën e detyrimeve të prapambetura për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për pagesën e orëve shtesë, turneve të dyta, etj./Panorama/

Etiketa: drejtuespolicivettingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve

15:03 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Policia e shtetit po dështon në garantimin e rendit dhe sigurisë në Sarandë

12:05 : 19/10/2025
RAJONI

Operacion policor në Zveçan dhe Zubin Potok

08:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

U konfliktua me disa persona dhe i kërcënoi me armën e shërbimit, nis hetimi ndaj policit të Kamzës

15:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime në polici, emërohet drejtori i ri i Sigurisë Publike

14:47 : 17/10/2025
Para

Shpërthimi në Tiranë/ Arrestohet autori i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse ...

TË GJITHA

Sa për një ushtri! Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, një në pranga/ EMRI – VIDEO

10:31 : 29/10/2025

Vrasja e 36-vjeçarit në Komunën e Parisit/ Dëshmia e autorit: Më ngacmonte! Kolegët: S’është e vërtetë

10:24 : 29/10/2025

Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e punonjësit të Tatimeve që u plagos: Nuk kam asnjë konflikt!

10:23 : 29/10/2025

“Vetëm e preku kalin”/ Dëshmojnë familjarët e viktimës në Berat: Autori e goditi papritur me thikë

10:16 : 29/10/2025

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

10:09 : 29/10/2025

“Babi m’u turr, nuk më la të haja bukë”/ Vrau të atin, zbardhet dëshmia e 25-vjeçarit

09:52 : 29/10/2025

Tjetërsim pronash në Lezhë/ Kush janë zyrtarët publikë dhe efektivët për të cilët u lëshua urdhërarrest (EMRAT)

09:41 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com