• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazi ndaj protestuesve, çfarë është LHL dhe pasojat/ Dyshimet

09:33 : 27/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Shtetit përdori gjatë protestës së djeshme gazin kundër protestuesve, i cili shkaktoi probleme te dhjetra qytetarë, të pranishëm ose jo në protestë, por që ishin pranë godinës së Parlamentit.

Sasia e gazit të hedhur kundër protestuesve ishte pothuajse e njëjtë me atë të përdorur në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë.

Por çfarë gazi është hedhur dje ndaj protestuese?

Dyshimet janë për LHL, lëndë helmuese luftarake, ndërsa është paralajmëruar se analizat do të dërgohen jashtë vendit për të përcaktuar llojin e gazit.

Pas protestës së 16 shkurtit, dyshimet ishte se ndaj protestuesve ishte përdorur klor pikrin, që përdoret kryesisht në stërvitjet ushtarake, dhe që nuk përdoret në vendet e BE-së.

Lexo edhe:

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

Mbetjet e gjetura pas protestave, tregojnë se gazi i hedhur mund të jetë importuar nga Serbia, të paktën kjo shkruhet në atë që quhet trupi i granatës.

Si kategorizohen LHL?

Lëndë helmuese luftarake (LHL) quhen ato përbërje kimike, djegëse, tymformuese etj, të cilat plotësojnë disa kushte dhe kanë disa cilësi, që bëjnë të mundur përdorimin e tyre luftarak për dëmtimin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve; për ndotjen e terrenit ku kryhen veprimet luftarake, të teknikës luftarake, pellgjeve ujore, godinave etj.

Pavarësisht studimit të qindra e mijëra LHL, në fund të luftës së ftohtë, në armatimin kimik të shteteve të ndryshme kanë qenë vetëm katër grupe me LHL, me një total prej vetëm shtatë LHL:

Grupi i parë: neuroparalitik- zarin dhe Vx, të destinuara për të shkaktuar vdekje të shpejtë të kundërshtarit (brenda disa minutave). Vendi ynë në regjimin që lamë pas nuk ka patur as zarin, as Vx.

Grupi i dytë i LHL përbëhej vetëm nga një përfaqësues – ipriti ( i cili qe i destiluar, ose viskoz me qëndrueshmëri të lartë). Ipriti destinohet si LHL e qëndrueshme që ndot territorin etj. për një kohë të gjatë dhe e nxjerr fushën e betejës ose objektet për një kohë të gjatë, jashtë luftimit.

Po ashtu, personi i dëmtuar nga ipriti, edhe sikur të jetë dëmtuar me doza vdekjeprurëse, shenjat e helmimit të përgjithshëm i shfaq pas një kohe relativisht të gjatë. Kështu që, i dëmtuari, qoftë edhe rëndë ose mund të mbrohet me mjetet individuale kundërkimike, ose ai nxirret nga zona e dëmtuar dhe t’u nënshtrohet degazimit ose mjekimit specifik.

Helmimi, edhe sikur të jetë vdekjeprurës, zgjat mjaft kohë dhe mundësitë e shpëtimit të tij nga vdekja janë të mëdha. Por, edhe iprit të mirë luftarak, (të pastër, të distiluar, apo viskoz), ne nuk kemi patur. Por, ne kemi patur sasi të vogla të ipritit mësimor, që përmbante vetëm 5% lëndë aktive dhe 95% tretës organikë jo toksik. Ai tek ne është përdorur për stërvitje të trupës në teren, për të imituar një vatër të dëmtimit kimik. Atje forcat tona kimike do të degazonin terrenin, do ta çdëmtonin zonën, duke qenë të pajisur me mjete speciale individuale të mbrojtjes kundërkimike. Edhe sikur ndonjë person i veçantë i pakujdesshëm të helmohej aksidentalisht, shkalla e helmimit do të qe 20 herë më e vogël, se sa helmimi me iprit luftarak 100% të pastër. Pra, iprit luftarak ne nuk kemi patur.

Grupi i tretë i LHL- psikogjenet ka vetëm një LHL-BZ. Ai tek ne nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Grupi i katërt përfshin të ashtuquajturin grup të LHL ngacmuese- lotues ose teshtitës që përfaqësohet nga tre LHL : koracetofenon, adamsit dhe CS. Ne nuk kemi patur as CS, as adamsit, por sasi të vogla të kloracetofenonit-ky grup quhet ndryshe edhe LHL policore dhe mund të përdoret për stabilizimin e situatave brenda çdo vendi në raste revoltash.

 

Etiketa: gazipoliciaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

Krimi në familje në Durrës/ Nëna u përpoq ta ndalonte, por i biri e vrau të atin me thikë

15:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrau të atin me thikë në Durrës, arrestohet pas dy orësh 25-vjeçari

15:43 : 28/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 56-vjeçaren, arrestohet 19-vjeçari në Kavajë

17:12 : 27/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
Para

Delegacioni Europian ‘zbarkon’ në Tiranë/ Vizita fill pas protestës ngre dyshimet për...

TË GJITHA

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025

Vrau bashkëshorten në Shkodër, amerikani gjendet i varur në paraburgim

17:39 : 28/10/2025

Arsyen e vërtetë pak vetë e dinë/ Elgiti dhe Klea i japin fund martesës

17:38 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com