• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Djegia e mandateve, jo mirë për demokracinë! Opozita nuk i shërben…

12:07 : 23/02/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama vijon akuzat ndaj opozitës, ndërsa ka nisur të fajësojë atë edhe për dështimin në rrugën e integrimit.

Në një intervistë për median italiane Repubblica.it, Rama ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, por edhe reformat e ndërmarra nga qeveria.

Djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, Rama e cilëson si diçka jo të mirë për demokracinë, por shpreh bindjen se teknikisht mazhoranca mund të ecë përpara.

“Nuk është diçka e mirë për demokracinë, por teknikisht mund të ecim përpara. Sjellja e opozitës nuk i shërben integrimit në Bashkimin Evropian.

Komuniteti ndërkombëtar ka folur shumë qartë lidhur me atë që po ndodh këtu dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme.

Lexo edhe:

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

Kemi nivelin më të ulët të papunësisë në 27 vitet e fundit. Ndryshimet që kemi nisur duan kohë që të japing efekte.

Protesta e 16 shkurtit nuk ishte protestë e njerëzve, sindikatave apo studentëve. Po luftojmë korrupsionin dhe drogën”, tha Rama.

Komuniteti ndërkombëtar deri më tani ka kritikuar vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet. Dhe kjo në një farë mënyre është të dalin në anë të qeverisë suaj, ju pse mendoni se është kjo mbështetje?

Mendoj se kjo mbështetje është për Shqipërinë dhe jo për qeverinë time, sepse është vendim i paarsyeshëm është një akt që nuk di të ketë ndodhur në demokraci ku populli përfaqësohet nga të zgjedhurit e tij, dhe ata duhet të përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Opozita vijon të thotë se është një problem serioz në vend kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, ju keni përsëritur disa herë se p.sh, në Lazarat problemi thuajse është zgjidhur falë qeverisë tuaj. Si është situata në ç’pikë jemi?

Vetëm pak kilometra nga këtu ishte një Republikë e imponimit dhe e mbështetur nga politika nga qeveria e tyre që kultivonte dhe trafikonte marijuanë, ashtu siç kishte edhe një heshtje të përgjithshme mbi këtë fenomen në të gjithë vendin. Ne e nxorëm në dritën e diellit dhe goditëm mbi të gjitha frontet. Por në fund nuk duhet të më dëgjoni as mua as ata, duhet të dëgjoni Guardia di Finanza që në 2017 konfirmoi se thuajse nuk kishte më.

Në fjalimet tuaja të ditëve të fundit keni bërë një krahasim mes protestës së studentëve dhe asaj të opozitës, kush është diferenca?

Protesta e studentëve ishte një protestë e popullit, kishin të gjitha arsyet të cilat ne i dëgjuam, ndërsa kjo nuk është një protestë e popullit. Kjo është një protestë e një establishmenti që u mund thellë dhe që ka arsye për të protestuar sepse nga njëra anë ata janë të dëshpëruar sepse nuk mund të fitojnë. Janë zgjedhjet për pak muaj dhe nuk kanë shanse dhe nga ana tjetër ata janë shumë të shqetësuar për reformën rrënjësore të drejtësisë që ne kemi ndërmarrë me Komisionin Europian edhe me mbështetjen e SHBA-ve që po largon nga drejtësia të gjitha shefat e mëdhenj të një sistemi që ka garantuar imunitet për politikanët dhe për këta këtu.

A mendoni se kontestimet e ditëve të fundit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë dhe ndoshta e ka bërë më të vështirë udhëtimin drejt integrimit europian?

Kjo sigurisht nuk i bën mirë as imazhit dhe as ekonomisë së vendit sepse jemi në një periudhë të rritjes ekonomike më shumë se 4%. Ishin 3-4 orë që shkatërruan 3-4 vjet punë në sensin e imazhit.

Ju keni thënë qartësisht se nuk keni ndërmend të dorëhiqeni dhe se nuk do të ketë zgjedhje parlamentare këtë vit, në verë siç është kërkuar nga opozita dhe se keni ndërmend të vazhdoni punën parlamentare dhe mbi të gjitha do vazhdoni të përfaqësoni ata njerëz që duke mos pasur më deputetë në Kuvend kanë mbetur jetimë për një përfaqësim.

Por si do ta bëni? Opozita është një pozicion lufte dhe kanë deklaruar se kanë ndërmend të protestojnë deri sa të mos ketë zgjedhje, deri sa ju nuk e keni lënë qeverinë dhe mbi të gjitha nuk duan as të vazhdojnë punën në parlament?

Ne kemi bërë një qeveri së bashku për të pasur zgjedhje të njohura nga të gjithë por me një kusht, kush fiton qeveris, kush humb rri në opozitë dhe mjaft të flitet keq për Shqipërinë dhe të kontestohen zgjedhjet. Ne kemi maxhorancën, jemi përpara në të gjitha sondazhet në një mënyrë ekzemplare, nuk mund, nuk mund të merret peng një komunitet dhe të thuash unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që dua. Jemi gjithmonë gati për të dialoguar, jemi gati të dëgjojmë por sigurisht që duhet të qeverisim.

Ju cituat shifra, sondazhe dhe votimin e maxhorancës me të cilën jeni zgjedhur. Por është e vërtetë edhe se, këtë thotë opozita të paktën se ka pasur dhe një përqindje votash që janë adresuar, OSBE fliste për një 20% të votave…

Nuk është e vërtetë. Raporti i OSBE thotë se duhet të adresohen disa aspekte që ligji elektoral t’i japë më shumë qëndrueshmëri sistemit. Pastaj në fund blerja e votave janë diçka që nuk mund të përjashtoj se ekziston.

Etiketa: mandateopozitaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025
Para

Habit moderatorja shqiptare/ S’ka nevojë të jesh në lidhje për të bërë...

TË GJITHA

Miratimi i projektligjit për barazinë gjinore, Berisha: Votuan kundër familjes

23:08 : 06/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/11/2025

“Turp kombëtar!”/ Socialisët priten me protestë pas miratimit të ligjit për barazinë gjinore

22:59 : 06/11/2025

Ish-deputeti i PD në përgjimet e Ballukut, Balliu: Ishte i Lulit ai

22:51 : 06/11/2025

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com