• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegia e mandateve/ Basha i përgjigjet Ramës: Mos thuaj shumë…

17:40 : 18/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është përgjigjur deklarimeve të Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit opozita po luan bllofin me mandatet.

Basha i cilësoi deklarimet e Ramës si budallallëqe, ndërsa Kryeministrin e cilësoi të çekuilibruar.

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28 vjeçare të pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën. E vërteta është kjo: Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve”, tha Basha.

Deklarata e plotë e Bashës

Cili është komenti juaj mbi deklarimet e kryeministrit se opozita po luan bllofin me mandatet, pasi, nëse ajo do ta kishte seriozisht, do duhej t’i digjte që sot mandatet dhe jo të përfshihej në teknikalitete?

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Lulzim Basha: Mos humbisni kohë me budallalliqet e një njeriu të ç’ekulibruar. Sot ka ndodhur një akt i paprecedentë në historinë 28 vjeçare të pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve shqiptarë, që u derdhën me trajtën dhe formën e sovranit në protestën mbarëkombëtare të 16 shkurtit. Të tjerat janë budallallëqe për të devijuar të vërtetën.

E vërteta është kjo: Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve. Është kapur nga prokuroria shqiptare dhe demaskuar nga Zëri i Amerikës si hajduti i zgjedhjeve të 2017-s. Parlamenti nuk është legjitim dhe ky është shkaku për pasojat që mblodhën qytetarët në shesh. Këto pasoja janë reale. Është papunësia, është varfëria e ulur këmbëkryq nga qendra e Tiranës e deri në skajin më të largët, keq e më keq. Është kolapsi total i sistemit arsimor, përfshirë atë universitar, është gjendja e shëndetësisë shqiptare…

Është pra ekonomia, kriza sociale, emigracioni, që po zbraz Shqipërinë dhe këto probleme kërkojnë zgjidhje. Edi Rama nuk mund t’i japë këto zgjidhje për arsyen e thjeshtë se ai dhe qeveria e tij janë produkt i bashkëpunimit me krimin dhe me oligarkët. Janë të kapur nga krimi dhe oligarkët dhe u shërbejnë vetëm krimit dhe oligarkëve. Asgjë tjetër nuk e shpjegon se pse, pasi është kapur duke vjedhur 30 milionë euro tek Unaza, me një kompani që nuk ekziston, nuk shkon askush në burg.

Asgjë tjetër nuk e shpjegon sesi mund të zhvendoset Lumi i Lanës, pak më tutje, për të mbrojtur pronën e një trafikanti droge, me projekt 60 milionë euro, dhe askush nuk penalizohet. Ky është një shtet i kapur nga krimi. Ky nuk është shteti që shqiptarët duan, ky nuk është shteti që shqiptarët meritojnë. Dhe këtë shqiptarët e treguan me protestën më të madhe në Shqipërinë më të rrudhur demografikisht në 28 vite.

Ndaj, ju ftoj të mbani vëmendjen, sepse keni edhe ju një përgjegjësi të madhe, tek ky moment kyç i historisë tonë, që është mbi të gjitha një moment bashkimi, vetëdijësimi dhe qëndrese. Do të ketë një të ardhme për shqiptarët dhe kjo e ardhme nuk i përket as krimit, as oligarkëve, as pupacëve të tyre në parlament e në qeveri. U përket shqiptarëve të ndershëm, u përket njerëzve punëtorë të këtij vendi dhe fëmijëve të tyre dhe ne jemi të vendosur t’i prijmë betejës për t’ua dhënë këtë të ardhme Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Etiketa: BashamandatetRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Arapi: Skënderbeu ”vriste” kampionatin, kurse këtë sezon ...

TË GJITHA

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com