• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djegia e mandateve të deputetëve të PD/ Ja çfarë pritet të ndodhë tani…

15:37 : 17/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kreu demokrat Lulzim Basha bëri të ditur vendimin për djegien e mandateve të deputetëve, një ditë pas protestës së opozitës, para Kryeministrisë.

Vendimi që me shumë gjasë do të miratohet nga grupi parlamentar demokrat dhe forumet e kësaj partie, përbën një risi për politikën shqiptare, pavarësisht pasojave që mund të vijnë.

Kjo është hera e parë që politika dhe institucionet përballen me një vendim për djegie mandatesh në grup nga një prej partive më të mëdha politike në vend dhe aktualisht më e madhja në opozitë.

Lexo edhe:

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

Rreth dy vjet më parë ishte ish-Kryeministri Sali Berisha që artikuloi vendimin për djegie mandatesh të deputetëve, por në atë kohë u ndesh me kundërshtitë nga deputetë të partive të vogla, që kanë hyrë në Kuvend si pjesë e listës së PD-së, por edhe nga LSI.

Tashmë nuk dihet nëse do të ketë një vendim të unifikuar të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet, rreth 18 muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, por ajo që mund të thuhet është se opozita zyrtare do të jetë në rrugë, në protesta, në mbështetje të qytetarëve.

Në 28 vjet pluralizëm politik nuk ka ndodhur asnjëherë që një forcë politike të djegë mandatet e deputetëve, megjithëse Kodi Zgjedhor ka të përcaktuar edhe zgjidhjen e një ngërçi të tillë.

Por historia politike shqiptare ka treguar se ku njëra nga partitë kryesore ndërpret përfundimisht raportet me Parlamentin, atëherë vendi ka shkuar ose drejt zgjedhjeve të parakohshme, ose drejt përplasjeve dhe konflikteve të mëdha.

Kjo ka ndodhur në 1991, pas zgjedhjeve parlamentare të 31 marsit, të fituara në atë kohë nga PPSH, sot PS, kur opozita e atëhershme PD, u angazhua tërësisht në demostrata dhe protesta, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, më 22 mars 1992.

Në vitin 1996, socialistët u tërhoqën nga Komisionet e Votimit, në zgjedhjet e 26 majit, duke deligjitimuar proçesin, dhe pavarësisht faktit se PD kishte një shumicë absolute në Parlament dhe kontrollonte gjithçka, vendi shkoi pas 6 muajsh në një përplasje të fortë civile, që u pasuan me zgjedhjet e parakohshme të 23 qershorit 1997.

Po çfarë parashikon ligji në raste të djegies së mandateve të deputetëve?

Kodi Zgjedhor ka parashikuar dhe procedurat që do të ndiqen nga Kuvendi për të plotësuar vakancat në radhët e deputetëve.

Në nenin 164, ku përcaktohet ndërprerja e mandatit dhe zëvendësimi i vakancës, në pikën 1 të këtij neni, Kodi Zgjedhor thekson se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës, ku në rastin konkret është mungesa e paarsyetuar e deputetit për 6 muaj në Kuvend.

“Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati”, thuhet më tej në pikën 1 të nenit 164 të Kodit.

Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës dhe nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Ndërsa në pikat 2 dhe 3 të këtij neni, Kodi thekson se mandati i ndërprerë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse.

Më pas, KQZ-ja merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën e kandidatëve të regjistruar sipas nenit 67 të këtij Kodi.

Në rast kur është shteruar lista e kandidatëve të partisë politike, anëtare e një koalicioni, mandati i kalon partisë së koalicionit me herësin më të lartë. Kur mandati i ndërprerë i përket një kandidati të propozuar nga zgjedhësit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me herësin më të lartë.

Kur mandati i takon një koalicioni zgjedhor, ai i shpërndahet partisë pjesëtare të koalicionit me herësin më të lartë.

Etiketa: deputetemandateopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

10:33 : 30/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
AKTUALITET

Gara për Bashkinë e Tiranës, Binaj thirrje qytetarëve: Bashkohuni pa dallim partie, fushata jonë është për të gjithë

17:17 : 21/10/2025
AKTUALITET

Florian Binaj bashkon opozitën, fushatës i bashkohet Hasimja, Alimehmeti dhe Doda

12:23 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Harakiri” i Kushtetueses/ I “nënshtrohet” skenarit Begaj-Sadushi, shkurton mandatet e 5 gjyqtarëve

19:18 : 16/10/2025
Para
Foto: Instagram

Shpat Kasapi i jep fund beqarisë! Kush është e dashura e tij?

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com