• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Truku” i Vodafone Albania për mashtrimin e mijëra abonentëve, nuk ofron shpejtësi 1 Giga (VIDEO)

18:22 : 15/02/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit (KMK) ka konstatuar një “truk” të hollë të “Vodafone”, nëpërmjet të cilës kompania celulare ka mashtruar me mijëra abonentë të saj në Shqipëri.

Në muajt e fundit, kompania “Vodafone” ka zhvilluar një fushatë të gjerë publicitare në të gjithë formatet e medias, në të cilën reklamon se ofron “shpejtësi të lartë, ultra shpejtësi, pa asnjë vonesë, asnjë ngecje në rrjetin Gigabit Net duke përdorur sloganet si: “Rrjeti i parë Gigabit në Shqipëri”; “Luaj online sikur të jesh aty/Gigabit net”; “Gigagame me ultra shpejtësi”; “Teknologji Rapid V”.

Por, KMK, e cila ka zhvilluar një verifikim administrativ mbi këtë fushatë publicitare, ka konstatuar se kompania “Vodafone” ka paraqitur për publikun një informacion të “mangët dhe çorientues”.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

Ky përfundim mbështetet në së pakun dy pika thelbësore.

Gjatë fushatës publicitare, kompania “Vodafone” prezanton se ka krijuar Rrjetin 1 gigabajt shpejtësi. Por, ky reklamin është tërësisht i pavërtetë, pasi kompania “Vodafone-Albania” nuk e ka mundësinë për të ofruar shërbimin e reklamuar.

Ky fakt konstatohet nga një shkresë që Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), i cili i konfirmon Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit se, nga matjet e tij, por edhe të vetë “Vodafone Albania”, nuk është arritur shpejtësia 1 gigabajt përsekond (ose 1024 mbps).

Madje, AKEP shkon edhe më tej, kur deklaron se shpejtësia më e lartë që arrin Vodafone është 800 megabajt për second (mbps) dhe kjo vetëm në 47 stacione dhe jo në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Përfaqësuesi i “Vodafone-Albania”, i paraqitur në seancën dëgjimore para Komisionerit për Konsumatorin ka pranuar se publiciteti është një formë për të treguar se kompania ka aftësinë për të ofruar këtë cilësi shërbimi.

Pra, “Vodafone” pranon se e ka teknologjinë për të arritur një shpejtësi të tillë, por që praktikisht nuk e ofron si shërbim për klientët e saj në Shqipëri. Në këtë mënyrë, kompania ka pranuar vetë se nuk e ofron shërbimin me shpejtësi 1 Giga, duke konfirmuar në këtë mënyrë mashtrimin e parë që ka realizuar me fushatën publicitare.

Gjithashtu, në të njëjtën fushatë publicitare, “Vodafone-Albania” krijon përshtypjen se rrjeti i saj 1 Gigabajt është për të gjithë klientët e tij. Por, ky perceptim i krijuar është tërësisht i gabuar. Shërbimi më cilësor i Vodafone (800 mbps) ofrohet vetëm në 4 pika në Tiranë dhe vetëm për ata klientë që kanë telefona të llojeve më të fundit (Samsung Gigabit S9 e S9+, Iphone XS dhe Iphone XR).

Në fakt, në reklamat e fushatës publicitare, “Vodafone” e ka vendosur një mesazh të tillë për kufizimin territorial të ofrimit të këtij shërbimi. Por, ky mesazh është i vështirë të dallohet, madje edhe nga ata me sy të sprovuar, në reklamat e “Vodafone”.

Këtë e ka konstatuar edhe Komisioneri për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili konstaton se, informacioni i përmendur në shënimet informuese, që shoqërojnë reklamën, jepet me shkronja shumë të vogla dhe transmetohet në ekran me shpejtësi, për një kohë shumë të shkurtër, vlerësuar kjo dhe në raport me kohëzgjatjen e gjithë reklamës.

“Përgjatë kohëzgjatjes së reklamës, e transmetuar në 60 sekonda, informacioni thelbësor për konsumatorin shfaqet vetëm 4 sekonda (rasti 1), dhe për reklamën me kohëzgjatje 105 sekonda, ky mesazh transmetohet për vetëm 3 sekonda (rasti 2)” shprehet Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Për këtë Komision, prezantimi i informacionit thelbësor, të shfaqur në mënyrën e sipërpërmendur, është i papërshtatshëm. “Shkronjat shumë të vogla, shpejtësia me të cilën shfaqet, vlerësuar, në raport me masën e informacionit të dhënë, dhe shfaqjes së sloganit kryesor “Rrjeti gigabit net” (shoqëruar dhe me mesazh zanor), bëjnë që informacioni i shfaqur të jetë i palexueshëm”, deklaron KMK, i cili thekson se kjo praktikë është në kundërshtim me ligjin “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Në përfundim të verifikimit të tij, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorit, brenda kuadrit ligjor që zbaton, kërkon nga “Vodafone” që të ndreqë shkeljen ligjore.

https://www.youtube.com/watch?v=lqzdMEtSD4c&feature=youtu.be

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025
AKTUALITET

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025
AKTUALITET

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025
Para

“DASHURIA mua më zgjon më mirë shqisat”/ Nudo për Shën Valentin, Roza shpjegon dashurinë... (VIDEO)

TË GJITHA

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com