• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e 16 shkurtit/ Soreca: E drejta e tubimit themelore, ja çfarë presim…

09:49 : 14/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se të shtunën (16.02.2019) do të zhvillojë në Tiranë një protestë masive me sloganin ”Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”, me protestues nga i gjithë vendi. Sipas pohimeve publike pritshmëritë e opozitës nga rezultati i protestës janë largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i një qeverie kalimtare që “do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka informacione që në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune. Në këtë kontekst vëmendja e BE dhe e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri që protesta të jetë paqësore është maksimale.

Soreca thirrje për të gjitha palët e përfshira

Deutsche Ëelle në Tiranë pyeti Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, për domethënien e protestës dhe mesazhin e tij, në prag të zhvillimit të saj. “Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” theksoi ambasadori Soreca.

Ai i tha DË se “nga deklaratat më të fundit të organizatorëve, kuptohet që ata duan të sigurojnë që do të marrin të gjitha masat për të bërë të mundur që siguria e qytetarëve të përfshirë të jetë e garantuar. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj që të gjitha palët e përfshira do ta respektojnë”.

Lexo edhe:

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

Flisni pa dhunë, mesazhi juaj do të dëgjohet

Thirrja e BE për të shmangur incidentet e dhunës në protestën e të shtunës (16.02.) vjen kur opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama, rënien e qeverisë së tij, formimin e një qeverie kalimtare me akademikë, për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme, që sipas opozitës qeveria Rama nuk mund t’i garantojë. Opozita akuzon qeverinë Rama se është e lidhur me krimin dhe ka fituar mandatin e saj të dytë, në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, me vota të vjedhura në Dibër, Lezhë, Durrës dhe Kavajë, bazuar në përgjimet e publikuara telefonike të prokurorisë. i pyetur nga DË për gjasat që palët të bëjnë ҫmos për të shmangur dhunën, ambasadori Soreca theksoi: “Mendoj që të gjithë e duan Shqipërinë dhe të ardhmen. Dhuna nuk do t’i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Dhuna nuk ndihmon në përçimin e mesazhit. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet.”

Masa të rrepta për shmangien e destabilitetit

Për të shmangur dhunën dhe destabilitetin e vendit, si pasojë e saj, policia është ngritur në këmbë. Albert Dervishaj, Drejtori  i Rendit, në Policinë e Shtetit, u bëri një apel publik  protestuesve që të ruajnë gjakftohtësinë gjatë zhvillimit të protestës. “Policia e Shtetit është duke u organizuar për mbarëvajtjen e tubimit duke bashkëpunuar me struktura brenda dhe jashtë vendit, me misionet policore të BE që janë në Shqipëri, me të cilat shkëmbejmë informacione. Ka indicie që individë të veçantë mund të tentojnë të kryejnë akte dhune. Thirrja ime si zyrtar i policisë është që secila palë të ruajë gjakftohtësinë. Policia do përpiqet të jetë garante e sigurisë. Nëse protesta përshkallëzohet do të veprohet në bazë të ligjit.”

Shqetësimi për shkarje të situatës drejt destabilitetit është i bazuar në precedentë të trazirave dhe dhunës në protestat e opozitës së djathtë në 1998 dhe asaj të majtë në vitin 2011, ku u vranë 4 protestues që nuk kishin armë. Prandaj protesta e 16 shkurtit do të jetë një test për shpresat e zgjedhjeve të qershorit.

Etiketa: 16 shkurtprotestasoreca

Lajme të lidhura

RAJONI

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025
AKTUALITET

Naftëtarët protestojnë para ambjenteve të ‘Bankers Petrolium’, kreu i sindikatës: Kompania po na zhvat

10:45 : 30/10/2025
AKTUALITET

Protestë para Ministrisë së Ekonomisë, minatorët e Spaçit kërkojnë të drejta sindikale dhe siguri në punë

10:47 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

12:37 : 27/10/2025
AKTUALITET

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Opozita të vrasë frikën”/ Salianji thirrje për protesta: Duhet një shkundje e gjithë shoqërisë

18:27 : 25/10/2025
Para

Sherr mes tifozëve, plagosen tre persona

TË GJITHA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025

Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi

17:06 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com