• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tepsia e Rilindjes, 70 milionë euro dëm për largime të padrejta nga puna

22:14 : 11/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Largimet e padrejta nga puna, për strukturat e shtetit shqiptar është vetëm një statistikë, por për arkën e saj një humbje e madhe, përgjegjësinë e së cilës nuk e mban askush. Mbi 70 milionë euro ka shpenzuar shteti në gjyqet e humbura me objekt padie: “Heqje e padrejtë nga puna”. Kjo shifër i përket periudhës së qeverisjes socialiste, në aleancë apo e vetme.

Për këtë “borxh të fshehur” nuk mban përgjegjësi asnjë zyrtar i lartë, që me një të rënë lapsit shkarkon punonjësit pa motivacion. Ditën e sotme, kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se duhen ndryshime ligjore që nëpunësi përgjegjës që ka shkarkuar padrejtësisht nga puna vartësit dhe më pas ata fitojnë gjyqin, të mbajë përgjegjësi penale, apo civile.

“Duhet të përcaktohet me ligj evidentimi i përgjegjësisë direkt të zyrtarit publik për shkarkime të padrejta nga puna, si përgjegjësi penale, duhet dispozitë e vecantë në kodin penal, por edhe financiar për cdo dëm që i shkaktohet buxhetit. Fatura e përballimit të dëmit t’i kalojë zyrtarit që ka marrë vendimin e padrejtë. Dëmi nuk mund t’i ngarkohet taksapaguesit shqiptar, që janë të dëmtuarit kryesorë në këtë rast”- tha Meta.

Ajo që ka ndodhur në administratën shqiptare i ngjan një sëmundje kronike, ku sa herë ndërrohen pushtetete nisin largimet masive nga puna. Rilindja erdhi me premtimin se do të ngrinte një administratë në shërbim të qytetarëve, por shpejt u kthye në një “organizatë partie”, që shërbente si zyrë pune për militantët e saj.

Lexo edhe:

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

Shuma prej 70 milionë euro detyrime për tu paguar ndaj personave të larguar pasdrejtësisht nga puna i përkon viteve 2014-2018, por kjo kosto jo vetëm nuk do të ulet, por pritet të ketë një tjetër kolpo, që në fund janë taksat e qytetarëve të cilët indirekt paguajnë dy administrata, atë që zyrtarisht është në detyrë dhe armatën e të larguarve që kanë fituar proceset gjyqësore.

Në Gjykatat Administrative konfirmohet se ka një fluks të madh të padive civile në gjykatë me objekt: “Largim i padrejtë nga puna”, për periudhën 2017-2018. Kjo përkon pikërisht në kohën kur PS mori e vetme “tepsinë e pushtetit” dhe nisi reprezaljen në administratë, duke shfarosur të parët nga zyrat e shtetit ata që ishin etiketuar si të LSI-së.

Në mbi 80 % të rasteve të trajtuara nga gjykata i japin të drejtë paditësve, për shkak të shkeljeve të dukshme që konstatohet në shqyrtimin e rasteve nga ana e drejtuesve të administratës publike. Proceset e gjyqeve në një mesatare zgjasin deri në tetë muaj, për shkak se është bërë rutinë apelimi i vendimeve nga ana e strukturave shtetërore. Më shumë se për të fituar çështjen e përdorin këtë formë për të shtyrë në kohë dëmshpërblimet për largimet e padrejta nga detyra.

Sot jemi përpara një shifre të tmerrshme përsa i përket largimit me pa të drejtë nga puna të nëpunësëve të administratës shtetërore, ndërsa qytetarët detyrohen të “paguajnë” dy administrata, kryeministri mburret me portalin “shqipëriaqëduam”.

Lajme të lidhura

BOTA

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025
BOTA

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025
AKTUALITET

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025
RAJONI

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Goditën efektivët e policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

14:11 : 24/10/2025
Para

(VIDEO) Rasti i Shkodrës, çfarë thotë Edi Rama për Policinë e Shtetit

TË GJITHA

Përdoreshin nga grupet kriminale, SpaceX çaktivizon mbi 2,500 pajisje Starlink

14:50 : 24/10/2025

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025

10 degët e ekonomisë, që kishin paga më të ulëta se mesatarja kombëtare më 2024

14:34 : 24/10/2025

Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Nga e hëna rifillon pjesëmarrja në seancat gjyqësore

14:25 : 24/10/2025

Çfarë ndodh nëse Kurti s’arrin ta propozojë Qeverinë deri të dielën?

14:11 : 24/10/2025

Goditën efektivët e policisë, arrestohen tre persona në Tiranë

14:11 : 24/10/2025

Michele D’Angelo del nga burgu, kthehet në Itali pasi u përfshi në aksidentin ku vdiq 15-vjeçari shqiptar

13:53 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com