• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Precedenti “Dritan Dajti”/ Pse nuk “mjaulliu” Rilindja kur u lirua miku i Gjushit?

11:57 : 11/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Dy ministra të qeverisë “Rama” prishën pushimin e së Dielës për të reaguar ndaj gjyqtarëve që rrëzuan burgimin e përjetshëm të dhënë më parë ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës, në një episod të rëndë të verës së vitit 2009.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e para dhe më tej Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërcënuan me hetim, shkarkim dhe burgosje pesëshen e gjyqtarëve që vendosën për dënimin me 25 vjet burgim të Dajtit.

Në fakt, reagimi formal, edhe pse i vonuar, shkonte në të njëjtën gjatësi vale me qëndrimin e opinionit publik mbi këtë rast. Pra, ministrat e Ramës u investuan ditën e pushimit zyrtar, me qëllimin që reagimi i tyre të zinte vend mirë tek qytetarët.

Por, në një tjetër rast, të rëndë gjithashtu, kur në vitin 2016 u lirua Astrit Avdyli, i dënuar për “vrasje me paramendim”, zyrtarët e “Rilindjes” nuk lëshuan asnjë “mjaullimë” të vetme.

Astrit Avdyli, i konsideruar si një prej drejtuesve të grupit “Avdulaj” të Shijakut u arrestua në Tetor 2018, për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Emri i tij u mediatizua shumë, sidomos pas shprehjes që deklaroi në seancën gjyqësore se “Vangjush Dakon e kam mik, tek ai i qaj hallet. Rroftë Partia Socialiste…”.

Lexo edhe:

Pse jam optimist i pashërueshëm

Toka, apartamente, dyqane/ Si Bufi i Roskovecit ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar

Astrit Avdyli kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, kur u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Ai ishte arrestuar në vitin 2013, si i akuzuar dhe i dënuar me 16 vjet burgim për një vrasje të ndodhur në vitin 1997. Tre vjet pas arrestimit, në vitin 2006, ai kërkoi lirimin nga burgu, me pretendimin se kishte probleme të theksuara shëndetësore (Depresion Endogjen me tentativa suicidale (Vetëvrasje).

Kjo kërkesë e tij kaloi në disa shkallë gjyqësore dhe, në fund, në Mars 2016, Gjykata e Lartë vendosi përfundimisht që ai duhej të lirohej nga burgu.

Në vendimin nr. 31/2016, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, në argumentat pro lirimit, shpjegonte: “…vlerëson se lirimi i të dënuarit për shkak se i rrezikohet jeta, do t’i mundësojë atij aksesin në trajtim mjekësor të përshtatshëm që do të ndikonte në uljen e rrezikut që i kanoset jetës së këtij të dënuari, prandaj është e nevojshme ndjekja në rrugë ambulatore e gjendjes shëndetësore të kërkuesit Astrit Avdyli në përputhje me ligjin dhe aktet përkatëse dhe nënligjore për shëndetin mendor në Republikën e Shqipërisë…”

Pas këtij vendimi, Astrit Avdyli doli në liri dhe, siç rezulton nga përgjimet e publikuara në media, pjesë e dosjes “339”, ai dhe personat e rrethit të tij janë angazhuar fuqishëm për mbledhjen e votave për Partinë Socialiste.

Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i dërgonte në mënyrë periodike Presidentit të Republikës dhe medias, lista emërore me gjyqtarë e prokurorë “të korruptuar, të paaftë e që rrëzojnë punën e Policisë së Shtetit…”, nuk e gjeti kohën për të reaguar kundër anëtarëve të Gjykatës së Lartë që mundësuan lirimin e Astrit Avdylit. Nuk reaguan as zyrtarë të tjerë, përfshirë edhe Kryeministrin Edi Rama, i cili në atë kohë e kishte sportin e tij të preferuar anatemimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Rilindja” qëndroi në heshtje totale për këtë rast, me sa duket, për faktin se ai do të investohej në mbledhjen e votave për socialistët, siç rezultoi më pas në përgjimet e dosjes së famshme “339”. /boldnews.al/

Etiketa: avdylidajtiRilindja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse jam optimist i pashërueshëm

13:11 : 13/03/2026
AKTUALITET

Toka, apartamente, dyqane/ Si Bufi i Roskovecit ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar

22:04 : 11/03/2026
AKTUALITET

Foto-mesazhet/ Denoncimi: Drejtori i martuar i Rilindjes më dërgoi “follow” dhe më ftoi ta takoj!

19:11 : 26/10/2025
AKTUALITET

Rilindja e banditëve, Hoxha: Në mandatin e tretë të Ramës krimi ka lulëzuar

10:07 : 26/05/2025
AKTUALITET

A është Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen?

18:34 : 08/05/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

17:44 : 05/05/2025
Para

“1 kg qepë më shtrenjtë se 1 kg hashash!” Ironizon ish-zyrtari i Ramës

TË GJITHA

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom