• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Monopoli në shëndetësi/ Ja lidhjet e fshehta mes PPP të hemodializës dhe laboratorëve…

20:38 : 10/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Një fill i hollë dhe i padukshëm që lidh tre shoqëri holandeze, të cilat kanë administrator dhe zyra të përbashkëta, bashkon dy koncensionet më të mëdha të dhëna nga Shteti në sektorin e shëndetit publik me monopolistin e shëndetësisë private në Shqipëri. Sërish, si në skandalin e D.H.Albania, mburoja e shoqërive offshore përdoret nga biznesmenë shqiptarë për të fshehur nga sytë e shtetit përfituesit e vërtetë të koncensioneve dhe fondeve publike.

Deri tani njiheshin vetëm pjesërisht lidhjet ekzistuese mes pronarit të Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu dhe koncesionit PPP për shërbimin e hemodializës të firmosur me Ministrinë e Shëndetësisë me 25 maj 2016 për një vlerë prej 8 miliardë lekë të reja. Por dokumente të reja të zbuluara nga redaksia investigative e Shqiptarja.com nxjerrin në sipërfaqe një lidhje të fshehtë edhe mes këtij koncensioni dhe koncensionit për laboratorët e analizave, një tjetër PPP që për një vlerë 13 miliardë lekë të reja, në prill 2017, u dha privatëve edhe administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare.

Nëse skandali do të konfirmohej nga investigime edhe të institucioneve shtetërore, do të zbulonte ekzistencën e një përqëndrimi pa precedent mes shëndetësisë publike dhe private në duart e një personi të vetëm, e realizuar, ka të ngjarë, duke mashtruar shtetin.

Për të gjetur këtë fill duhet të fluturojmë në Hollandë, në Hagë, në një pallat antik prej 3 katesh në adresën Nassaulaan 2 A. Hollanda u ofron shoqërive një sërë garancish fiskale dhe sekrete që e bëjnë këtë vend në zemër të Bashkimit Europian, të barabartë me një parajsë të vërtetë fiskale: Vetëm në vitin 2016 këtu kanë kaluar ekskuzivisht për arsye fiskale 4500 miliardë euro (4 herë e gjysëm prodhimi i brendshëm bruto i vendit) dhe janë regjistruar 15.000 shoqëri që de fakto janë vetëm në letër. Mes këtyre, tre shoqëri, janë protagoniste të investigimit tonë.

E para quhet AB Laboratory Solution B.V. dhe mban 33 % të konsorciumit që ka fituar konçensionin për Laboratorët privatë (bashkë me shoqërinë shqiptare Labopharma shpk me 41.7% dhe shoqërinë franceze Exalab me 25 %). Shoqëria e dytë quhet Arimo B.V. dhe me 7 nëntor 2016 ka blerë 72.5% të shoqërisë shqiptare Evita, që nga ana e saj kontrollon 85% të shoqërisë shqiptare DiaVita, fituese e konçensionit të hemodializës ( 15% që mbetet e koncensionit të hemodializës është zyrtarisht në duar të Spitalit Amerikan). Shoqëria e tretë holandeze quhet Vendeka European Investiment B.V. dhe është e vetmja që i njihet me qartësi pronari i 100% të aksioneve, Klodjan Allajbeu, administrator dhe ortak i Spitalit Amerikan. Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është zbuluar rastësisht duke hetuar mbi abuzimet e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës: Allajbeu i ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës. (Dokument 1)

Lexo edhe:

Rriten shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë

Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

Koinçidenca e parë e çuditëshme është se shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka e monopolistit të shëndetësisë private, që sipas Shtetit nuk kanë asnjë marrëdhënie mes tyre, janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë. Duke rilexuar historinë e Evita-s nuk ka vend për t’u habitur: Në momentin që fiton konçensionin prej 65 milionë euro për administrimin e shërbimit të hemodializës, shoqëria rezulton e regjistruar në mjediset e një ish-gomisterie në Berat dhe ka si ortake të vetme Majlinda Fetiun, e treguar nga media si vajza e xhaxhait të Klodjan Allajbeut. Me 25 maj, Evita firmos kontratën PPP me ministrinë e Shëndetësisë, por historia misterioze e pronares së saj rrezikon të kthehet në një skandal. Dhe kështu me 21 korrik 2016, vetëm dy muaj pas firmosjes së kontratës miliardere, Majlinda del nga shoqëria duke shitur 100 përqind të aksioneve me 30 milionë lekë të reja. Blerësi është një mjek turk i panjohur plotësisht (që blen 27.5% të aksioneve), dhe një biznesmen i fuqishëm farmaceutik që blen 72.5% të Evita-s. (Dokument 2) Është një superbiznes, por biznesmeni vendos të heqë dorë dhe pa fituar asgjë me 7 nëntor 2016 i shet kuotat e tij me të njëjtin çmim që i kishte blerë, shoqërisë holandeze Arimo B.V. (Dokument 3) Kush i ka blerë realisht? Në të vërtetë Allajbeu kontrollon vetëm 15% të konçensionit të hemodializës siç i ka deklaruar Shtetit, apo është ai edhe pas kompanisë Arimo B.V. duke kontrolluar kështu 90% të PPP-së?

Por shoqëritë Arimo B.V. dhe Vendeka e Allajbeut në të vërtetë nuk kanë të përbashkët vetëm selinë dhe ish-pronaren. Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë holandeze janë administruar nga e njëita shoqëri holandeze, Capita Asset Services. Të njëjtën ditë, në mënyrë të çuditëshme, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqëri e rëndësishmë holandeze. Dhe pikërisht këtu mbijnë lidhjet me konçensionin e dytë PPP. (Dokument 4) Në fakt ITPS mes qindra shoqërive që administron, veç Arimo dhe Vendeka, ka edhe AB Laboratory Solution B.V. që është gati për të firmosur kontratën PPP për konçensionin e laboratorëve të analizave të të gjithë vendit. Per rreth tre muaj tre kompanitë (Arimo, Vendeka dhe Ab Laboratory Solution) punojnë me ITPS si administrator i përbashkët. Me 15 mars 2017 AB Laboratory Solution ndryshon administrator dhe emëron Luisa Cinzia Ramasso. Me 30 mars edhe Arimo B.V. ndryshon administrator dhe emëron të njëjtën administrator të AB Laboratory, Luisa Cinzia Ramasso. E habitshme është se e gjitha kjo bëhet 10 ditë pas lajmërimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të fituesve të konçensionit për laboratorët, e komunikuar zyrtarisht më 20 mars 2017. Në muajt e ardhshëm dy shoqëritë do të kenë të përbashkët edhe një administrator të dytë, Tamara Alexandra Eleonora of Koppen. (Dokument 5) + (Dokument 6)

Pra dy shoqëritë holandeze që kanë njëra 33% dhe tjetra 85% të dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë shqiptare, kanë të njëjtin administrator. Dhe të dyja në mënyrë direkte ose tërthorazi të çojnë të Klodjan Allajbeu. Një lidhje për të cilën Shteti që i beson konçensionin nuk ka zyrtarisht asnjë informacion.

Prej 25 qershorit 2018 AB Laboratory Solution deklaron se administrator i ri është Kostantinos Karathanos dhe si ortak mazhorance ka shoqërinë shqiptare Pegasus: Nuk dihet nëse ka edhe ortakë minorance dhe eventualisht kush është. Nuk është e qartë as se çfarë ka ndodhur nga dita e firmës së konçensionit deri më sot, as se pse u nevojit një vit gati për të firmosur kontratën. Bile nuk dihet ende ne se koncensioni ka nisur të funksionjë. Biznesmeni Janis Karathano, pronari i Pegasus dhe i shoqërisë së dytë që fitoi konçensionin, Labopharma shpk, ka siguruar, në një deklaratë për median në nentor 2017 se brenda pak kohe shoqëria holandeze AB Laboratory Solution do të dilte nga konsorciumi, gjë që deri tani nuk rezulton të jetë bërë.

Lidhjet mes dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë publike dhe monopolistit të shëndetësisë private gjithësesi duken të forta, edhe pse në letrat e paraqitura Shtetit janë mbajtur të fshehta. Edhe këtë herë loja e shoqërive off-shore shërben për të fshehur identitetin e përfituesve të vërtetë të fondeve publike, duke ushqyer dyshime dhe akuza. Tani i takon prokurorisë së rë dhe Autoritetit për Konkurrencën të vërtetojnë lëmshin e lidhjeve dhe të interesave, që në të vërtetë nuk mbarojnë këtu. /shqiptarja.com/

Etiketa: hemodializakoncensionespitale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rriten shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin, 24% nuk përballojnë dot as mjekimin bazë

08:22 : 15/04/2025
AKTUALITET

Dibra pa mjekë ligjorë, familjarët e viktimave përballen me vonesa dhe kosto shtesë

16:55 : 04/04/2025
AKTUALITET

Virozat u bënë agresive në janar, infeksionet respiratore rritje mbi 40%, rekord Durrësi

09:06 : 13/02/2025
AKTUALITET

E rëndë, disa fëmijë me prindër ‘negativë’ dyshohet se u infektuan me HIV në spital

22:43 : 05/02/2025
AKTUALITET

Gripi në kulmin e tij, Tirana dhe Durrësi me sëmundshmërinë më të lartë

14:11 : 02/02/2025
AKTUALITET

Pacientët e Lushnjës dhe Fierit nuk bëjnë dot rezonancë, prej 6 muajsh nuk ka fasha të lira

20:48 : 17/01/2025
Para

Vendimi ndaj Dajtit/ Berisha: Ja lidhjet e tij me Edi Ramën…

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com