• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Investigimi/ Prova që “Vetingasi” Lulzim Hamitaj ka fallsifikuar dokumentat

23:15 : 07/02/2019
në INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Një shprehje e përdorur për mediat nga komisioneri i Vetingut, Lulzim Hamitaj, në dalje të zyrave të Prokurorisë së Tiranës, ku u pyet në mesjavën e kaluar për dyshimet ndaj tij fallsifikim e çertifikatës së gjuhës angleze, një kriter kryesor për emërimin e tij në KPK, rëndon pozitën e tij para prokurorëve, nëse këta të fundit do të zhvillojnë hetim normal.

Ai deklaroi se “kam dhënë provimin e anglishtes dhe më pas jam larguar nga Shqipëria”, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë dyshimeve të forta se ai është pajisur me çertifikatën përkatëse pa qenë i pranishëm në testin përkatës.

Hetimi ndaj Hamitajt ka nisur pasi, në korrik 2018, pasi Partia Demokratike publikoi disa dokumenta, të cilat ishin raportuar më parë nga “Boldnews.al”, në bazë të të cilave ngrihen dyshime se komisioneri ka marrë çertifikatën e gjuhës angleze në shoqatën “Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe”, pa u paraqitur në testimin përkatës.

Lexo edhe:

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

“Po ju grabisin pronën”/ Altin Goxhaj apel qytetarëve: Mos dorëzoni dokumentet e pronësisë në UKT

Lulzim Hamitaj ka depozituar pranë Avokatit të Popullit, Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë dokumentin që mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Në bazë të të dhënave të sistemit TIMS, shtetasi Lulzim Hamitaj nuk ka qenë në Shqipëri në 6 Prill 2015, datë të cilën mban çertifikata e gjuhës së huaj dhënë në emër të tij. Nga të dhënat zyrtare, Lulzim Hamitaj ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015, pra, rreth 10 ditë para datës së testimit dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015, pra më shumë se 2 muaj pas datës së testimit.

Hamitaj pretendon se ai e ka dhënë provimin më parë se data 6 Prill 2015 dhe kjo datë nuk lidhet me ditën e testimit, por me ditën se kur është përgatitur çertifikata. Por ky pretendim i komisionerit nuk gjen mbështetje në praktikën e institucioneve arsimore dhe duket më shumë si një tentativë për të shpëtuar veten nga akuza për fallsifikim dokumentash.

Në praktikën e cdo institucioni arsimor, publik apo privat, si edhe të qendrave që ofrojë kurse të specializuara, çertifikatat e njohjes së diplomës mbajnë datën e dhënies së testimit përkatës dhe jo datën se kur ëstë prodhuar/printuar çertifikata.

Kjo praktikë ndiqet edhe në shoqatën “Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Britani e Madhe-ABBCI”, në të cilën Lulzim Hamitaj deklaron se ka dhënë testimin e gjuhës së huaj.

Shoqata ABBCI, e cila është licensuar nga Universiteti i Kembrixhit për organizimin e provimeve të Cambridge-ESOL, ka qenë pjesë e një investigimi gazetaresk në vitin 2015. Në bazë të atij investigimi, u tregua me fakte se si një person, pa pasur njohje të gjuhës angleze, u pajis me çertifikatën përkatëse, pasi pagoi 150 euro.

Në pamjet e atij emisionit, ndër të tjera, zhvillohet edhe dialogu ndërmjet personit të interesuar dhe një punonjëse të Qendrës, ku flitej për datën e dhënies së provimit dhe datën e marrjes së çertifikatës.

Sipas bisedës, vajza e interesuar do të paraqitej në testim në datën 7 shtator 2015 dhe do të plotësonte rubrikat e testimit për aq sa mund të dinte, ndërkohë që pjesa tjetër do të plotësohej nga punonjëset e qendrës, në këmbim të shumën 150 euro. Sipas rregullave të Qendrës, vajza e interesuar do të merrte diplomën dy javë pas dhënies së testimit.

Vajza që po realizonte investigimin u paraqit tek qendra, saktësisht pas dy javësh, në datë 21 shtator 2015, ku merr çertifikatën e njohjes së gjuhës së huaj. Çertifikata mbante datën 7 Shtator 2015, pra, ditën kur vajza ishte paraqitur për të dhënë testimin.

Ky investigim gazetaresk provon me fakte se shoqata “ABBCI”, ashtu si edhe çdo institucion tjetër arsimor, vendos në çertifikatat që lëshon datën e dhënies së testimit dhe jo datën e printimit/plotësimit të dokumentit.

Ky detaj duket se është mëse i mjaftueshëm për të rrëzuar pretendimin e komisionerit të Vetingut, Lulzim Hamitaj, se ai ka dhënë testimin e gjuhës angleze para se të largohej nga Shqipëria. Çertifikata e tij, në të cilën deklarohet se ka njohuri të gjuhës angleze të nivelit B1 mban datën 6 Prill 2016, ditë që ai nuk ka qenë në Shqipëri, referuar të dhënave të sistemit TIMS.

Etiketa: dokumentefallsifikimelulzim hamitaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

“Po ju grabisin pronën”/ Altin Goxhaj apel qytetarëve: Mos dorëzoni dokumentet e pronësisë në UKT

17:50 : 22/04/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Trafik armësh nga Elbasani drejt Maqedonisë, sekuestrohen kallashë, granata dhe fishekë

11:38 : 05/03/2025
AKTUALITET

“Balluku, ‘agjentja’ kryesore e vjedhjeve”/ Berisha: 11 kg dokumente është guri në qafë i të mbyturit

13:03 : 28/02/2025
Lajmet e Dites

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

22:28 : 31/01/2025
AKTUALITET

BIRN: Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese

15:55 : 13/01/2025
Para

Tërmet në Shqipëri/ Banorët tremben nga lëkundjet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com