• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Financat ultimatum Universiteteve/ Çdo datë 15 deklaroni shpenzimet

14:26 : 07/02/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas protestës së studentëve në muajin dhjetor, ku dolën edhe një sërë skandalesh në lidhje me shpenzimet e bëra nga dekanët dhe rektorët me të ardhurat e universiteteve, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave u kanë kërkuar të gjitha institucioneve të arsimit të lartë të raportojnë çdo muaj të ardhurat dhe shpenzimet që kryejnë.
Protesta e studentëve duket se ka sjellë impaktet e para. Pas protestës së studentëve në muajin dhjetor, ku dolën edhe një sërë skandalesh në lidhje me shpenzimet e bëra nga dekanët dhe rektorët me të ardhurat e universiteteve, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave u kanë kërkuar të gjitha institucioneve të arsimit të lartë të raportojnë çdo muaj të ardhurat dhe shpenzimet që kryejnë. Me anë të një udhëzimi të përbashkët të firmosur nga të dy institucionet e larta, u kërkohet fakulteteve të raportojnë çdo qindarkë që shpenzojnë, apo kanë si të ardhura.

Udhëzimi
Udhëzimi i përbashkët i firmosur nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahinaj dhe ajo e Financës Anila Anila Denaj me nr. 54 i datës 30.01.2019 detyron të gjitha institucionet e arsimit të lartë publike të bëjnë transparencë për publikimin e të dhënave të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të institucioneve, mbi një bazë mujore. “Brenda datës 15 të çdo muaji, të kryhet raportimi financiar nga institucionet publike të arsimit të lartë sipas një tabele të miratuar nga të dy ministritë, si dhe për të gjitha këto shpenzime të rakordohet me degën e thesarit përkatëse, dhe të publikohet në faqen zyrtare të IAL-së” thuhet në udhëzim. Po kështu, brenda datës 20 të çdo muaji, institucionet publike të arsimit të lartë kanë detyrimin të përcjellin raportimin në Qendrën Ndërinstitucionale të Rrjetit akademik shqiptar.

Shpenzimet dhe të ardhurat
Por çfarë do të deklarojnë universitetet çdo muaj? Udhëzimi duket se i ka përcaktuar më së miri tre fushat kryesore të pagesave. Ato janë të ndara në 3 pjesë të ndryshme që kanë të bëjnë me të ardhurat, shpenzimet nga buxheti i shtetit si dhe shpenzimet nga të ardhurat e veta. Tek të ardhurat universitetet duhet të raportojnë mbi ato para që hyjnë nga tarifat e shkollimit, tarifat e regjistrimit, tarifat e pranimit, të dhënat nga qiratë, të ardhurat nga shërbimet e ndryshmen IAL, donacione, projekte apo edhe veprimtari kërkimore shkencore.
Sa i takon shpenzimeve që janë nga buxheti i shtetit, universitetet duhet të deklarojnë për ndërtime, rikonstruksione, biblioteka, aparate apo pajisje kompjuterike, blerje programesh, shpenzime për paga sigurime, shërbime ditore dhe kancelari, shpenzime për proceset gjyqësore, bursat e studentëve, honorarëve etj.
Ndërkohë për të ardhurat e veta, universitetet duhet të deklarojnë për të njëjtat zëra sikundër edhe tek të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Skandali me shpenzimet
Në mes të dhjetorit kur studentët ishin në kulmin protestës së tyre, ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka bërë me dije se universitetet i kanë shpenzuar paratë në funksion të luksit të drejtuesve dhe jo të studentëve. Gjatë një komunikimi me studentët Rama ka pohuar se shpenzimet kanë shkuar për blerje makinash, siguri dhe ruajtje godinash, mobilime dhe aspak për infrastrukturë apo sa i takon pjesës akademike. Po kështu Rama ka pohuar se nuk është bërë asnjë gjë sa i takon infrastrukturës apo lehtësirave që duhet të kenë personat me aftësi të kufizuara. “Nuk e kam kuptuar se si universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për roje sigurie. Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët. Po të shohësh shpenzimet e universitetit ka disbalanca ekstreme. Më falni po ku hyn qeveria këtu? Jo për të hequr përgjegjësinë e saj, sepse unë jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës që studentët i kanë dhënë qeverisë.” ka pohuar Rama gjatë ditëve të protestave në takimet me studentët.

Rektorët:Nuk janë rimbursuar ende tarifat e studentëve
Më shumë fonde për universitetin, ka qenë kryefjala e kërkesës së disa rektorëve në vend përballë deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Rektorët kanë mbështetur protestën e studentëve, ndërsa kanë nxjerrë në pah një sërë problematikash, si mosrimbursimin e tarifave të përgjysmuara të përcaktuara me VKM si dhe problematikën që sjell ligji i arsimit të lartë duke krijuar dy titullarë.
Lidhur me ligjin e arsimit të lartë, rektorët evidentuan se ai nuk është i harmonizuar me legjislacionin e përgjithshëm. Deputetët kanë adresuar një sërë pyetjesh ndaj rektorëve, të cilave do tu jepet përgjigje me shkrim. Ndërsa, ish Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nuk është bërë pjesë e asnjë diskutimi.

Lexo edhe:

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026
AKTUALITET

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër

13:04 : 16/07/2026
AKTUALITET

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

13:02 : 16/07/2026
AKTUALITET

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

12:55 : 16/07/2026
Para

FOTO +18/ Degradimi i 41-vjeçares nga droga "krokodil"

TË GJITHA

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër

13:04 : 16/07/2026

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

13:02 : 16/07/2026

Përplasi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, lihet në burg regjisori Petri Bozo

12:55 : 16/07/2026

Balla përplaset me Kaprin: Agron Shehaj ka grabitur pronat në Vlorë! E pashë në Google Earth, do qeshë gjithë Shqipëria

12:41 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş