• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një kërkesë për “Piaristin” e “EHW” Mentor Kikia: Tregoni si i bëni filetot e pulës

23:35 : 06/02/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

“Boldnews.al” ri-publikoi pak ditë më parë një shkrim investigues të kolegëve të “Alertnews”, në të cilën publikoheshin fakte të rënda, të shoqëruara me foto-dokument, për cilësinë e produkteve të mishit, të tregtuara nga kompania “EHW”.

Redaksia e “BN” vendosi ta sillte atë shkrim për lexuesit e saj, nisur nga parimi i lartë i mbrojtës së shëndetit të qytetarëve nga produktet që shiten në marketet shqiptare.

Kompania “EHW”, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat mbrëmjen e së Martës, të hartuar nga PR-isti (PR-Public Relation), Mentor Kikia, zgjodhi të mos përgjigjet mbi konstatimet e shkrimit, por t’u kundërvihej mediave on-line që publikuan skandalin.

Lexo edhe:

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin, duhet reflektim

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

Reagimi i kompanisë EHW i cili është përgatitur nga drejtori i lajmeve ne Klan Plus, Mentor Kikia

“EHW”, nëpërmjet PR-istit Mentor Kikia, pretendon se shkrimet kundër kompanisë së saj janë si “produkt i refuzimit të ofertave të reklamimit nga ana jonë për këto media online”.

“Boldnews.al” sfidon kompaninë “EHW” dhe piaristit Mentor Kikia që të publikojnë, nxjerrin apo faktojë qoftë një komunikim të vetëm me redaksinë tonë, për çdo lloj argumenti, përfshirë edhe për reklama. Zero është rezultati. Por këtë shpresojmë që ta konfirmojë edhe “EHW” dhe piaristi Kikia.

“Boldnews.al” është një medium on-line, i cili operon në ekonominë e tregut, ku reklamat janë “lubrifikanti i zhvillimit”. Por, redaksia jonë ka zgjedhur që të mos zhvillojë asnjë bashkëpunim tregtar apo të çdolloj forme tjetër me kompani, të cilat shesin produkte që rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.

“Boldnews.al” i qëndron publikimit të shkrimit të “Alertnews” dhe, madje, brenda kapaciteteve të saj, do të ndjekë me vëmendje çështje të kësaj natyre, përfshirë edhe verifikimet e mëtejshme të produkteve të kompanisë “EHW”.

Këtë sipërmarrje ne do ta vijojmë, derisa kompania “EHW” dhe piaristi i saj, Mentor Kikia, do të jetë të gatshëm të tregojë në mënyrë të sinqertë, sa më poshtë:

  1. Të tregojë, vetë ose nëpërmjet piaristit Kikia, se si realizohet prodhimi i filetove të punës, të cilat tregtohen në marketet e saj dhe në dyqane të tjera me shënimin: “Fileto pule, prodhim EHW”;
  2. Të tregojë, vetë ose nëpërmjet piaristit Kikia, se ku i blen saktësisht kompania “EHW” pulat, si i transporton, ku kryen prodhimin e filetove dhe në çfarë forme;
  3. Të tregojë, vetë ose nëpërmjet piaristit Kikia, faturat e blerjes së mishit të pulës që importohet nga Brazili;
  4. Të tregojë, vetë ose nëpërmjet piaristit Kikia, se sa ton mish importi ka blerë kompania “EHW” dhe për çfarë e ka përdorur këtë sasi.

Pasi të jepen këto përgjigje, “Boldnews.al” garanton kompaninë “EHW” se ato do të publikohen të plota, pa asnjë pagesë, vetëm në përmbushje të qëllimit për informimin e publikut dhe garantimit të shëndetit të qytetarëve.

Do të jetë ky i fundit, pra publiku, i cili më pas do të vendosë “vulën” e vërtetësisë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025
RAJONI

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025
AKTUALITET

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".
AKTUALITET

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025
RAJONI

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025
Para

Përkeqësohen të ardhurat nga TVSH-ja, arkëtimet më të ulëtat në 5 vite

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com