• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Kujt i duhej një vrasës për Artan Cukun? Misteri i një vrasje të paramenduar dhe të montuar

22:10 : 06/02/2019
në KRONIKE

Nga Anduena Llabani

Një prej vrasjeve më të bujshme të ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit që ‘tronditi’ vendin ishte ajo e Artan Cukut.

Por me identifikimin e autorit që pranoi ekzekutimin e tij duhej gjetur porositësi’. A mund të quhet kjo një çështje e mbyllur?…

Ka shume pikëpyetje për mënyren si u hetua dhe si u arrit te shkohej deri tek autoret dhe porositësit. Të gjithë menduan fillimisht se vrasja e Cukut kishte të bënte me një konflikt të hershëm. Vrasja e një të arrestuari prej tij në sallën e shoqërimit pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë. Një ngjarje që mbarti shume mistere, por që në fund rezultoi një vetëvrasje.

Artan Cuku në atë kohe oficer i lartë karriere në polici u shpall i pafajshëm, ndërkohë që ndërmjetësoi për vite për pajtim gjaqesh me familjen e viktimes.

Lexo edhe:

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

Duke ju referuar dosjes gjyqësore, zbulimi ADN-s u bë fal autoriteteve Zviceriane ku Mikel Shallari ka vuajtur dënimin per trafik lëndësh narkotike dhe shokë qelie ka patur vëllain e personit që u vetëvra aksidentalisht në zyrën e të ndjerit Artan Cuku.

Por kjo vrasje e bujshme duhet të kishte me patjeter një autor dhe një porositës dhe në këtë moment del në sken emri i Bledar Jambellit. Shallari i përmendi prokurorëve emrin e Bledar Jambellit, i njohur ndryshe si Rikard Muho, 38 vjeç nga fshati Mbrostar i Fierit.

Jambelli ka qenë i arrestuar nga policia, si vrasës me pagesë në dhjetor të vitit 2012 gjë për të cilën nga verifikimet tona ka fituar pafajësi në të treja shkallet e gjykimit. Ky arrestim, sipas Shallarit ka qenë motivi që Jambelli ka kërkuar ekzekutimin e Artan Cukut, pasi me iniciativën e tij ishin rihapur hetimet për disa vrasje në Vlorë.

Një vit më pas, në 2013, Artan Cuku u lirua nga detyra me urdhër të Drejtorit të atëhershëm të Policisë, Artan Didi. Mos ky është shkaku se përse duhet një autor për vrasjen e Artan Cukut?

Më 31 dhjetor, familja e të ndjerit Artan Cuku, por edhe opinioni publik nëpërmjet medias, do të mësonte mbi arrestimin e të dyshuarit kryesor për porositjen e vrasjes së ish-oficerit të lartë të policisë.

Nëpërmjet Interpolit ishte bërë i mundur arrestimi në Athinë i shtetasit Bledar Jambelli, 38 vjeç, lindur në Fier.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

‘Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë / Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier’.

Ne kete njoftim, sqarohej dhe arsyeja e arrestimit te tij si porositesi për vrasjen e Cukut.

‘Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e Cukut. Nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë’, thuhet më tej.

Emri i 38 vjeçarit u bë i njohur për Prokurorët e Krimeve të Rënda, pas dëshmisë së një prej autorëve të vrasjes së ish-komisarit. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga policia më datë 13 qershor të vitit të shkuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 292, datë 12.06.2017, vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit’ e kryer në bashkëpunim.

Si autor i vrasjes së Cukut u identifikua dhe u provua shkencerisht, shtetasi Mikel Shallari, 24 vjeç nga Kuçova dhe banues në Tiranë.

Ai pranoi marrëveshjen me prokurorinë e krimeve te renda duke rrëfyer se vrasja ishte bere përkundrejt nje pagese dhe se porositësi ishte Jambelli. Per këtë Mikel Shallari, përfitoi nga akt-marrëveshja me prokurorin Henrik Ligori dënimin minimal për nje ‘vrasës me pagese’, atë me 10 vite burgim. Bashkëpunëtori i drejtësisë kish pranuar krimin ndërsa rrëfeu se kush ishte porositësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë ngjarje.

Akt- marrëveshja e përpiluar nga organi i akuzës kishte edhe dakordësinë e të penduarit të drejtësisë, Mikel Shallari i cili akuzohet për ‘vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit’ e kryer në bashkëpunim me Bledar Jambellin dhe Kristaq Leci (Gerti Kajo) dhe për ‘mbajtje pa leje të armeve luftarake’. Shallari, ekzekutori i kryekomisarit Artan Cuku pranoi të rrëfejë njeriun që e pagoi për vrasjen. Për vrasjen e Artan Cukut ai deklaroi se u pagua 3 mijë euro paradhënie. Pjesën tjetër të parave do ta merrte pasi të mbaronte punë.

Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.

Por a tha te vërtetën ekzekutori I Artan Cukut?… Çfarë fshihet pas kontakteve të tij me persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje?… A ishte vërtet Artan Cuku armiku i një prej shumë personazheve të botës së krimit, të arrestuar e të liruar nga gjykata për mungesë provash?…

Pse në këtë çështje nuk u përfshi qëndrimi në një qeli i ish-familjarëve të viktimës së vetvrarë në zyrën e Cukut, me autorin e vrasjes së ish-komisarit?… Çfarë fshihet pas dëshmive të befta të Shallarit dhe deklarimit të emrit të një vrasësi për Cukun?…

Një gjë është fakt, Artan Cuku kishte një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit. Ai udhëhoqi shumë operacione si dhe arrestoi persona me rrezikshmëri të lartë të dyshuar për vrasje, trafiqe dhe krim të organizuar. Por në asnjë rast, nuk u provua se jeta e tij ishte vënë në rrezik për shkake të detyrës.

Sot policia dhe drejtësia ka një vrasës, një porositës, për një nga krimet me enigmë të këtij 10-vjeçari në radhët e Policisë së Shtetit.

E vërteta për këtë ngjarje është ‘mbuluar’ tashmë me verdikt gjykate, që rrjedh nga një akt-marrëveshje mes një të vrasësi të penduar dhe një prokurorie që kërkon të marr vlera.

Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë natën e 8 Prillit të vitit 2017. Ai u qëllua me 5 plumba, katër në gjoks dhe një në kokë.

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025
SPORT

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025
Para

Top Story/ Rrëfimi i ish-drejtorit: Si u hap tuneli nëntokësor për arratisjen e Gaxhait

TË GJITHA

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025

Rinumërimi i votave në Tiranë e Dibër me dy raunde, KQZ vetëm 10 ditë kohë! PD synon mandatin e 14-të në kryeqytet

08:53 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

08:25 : 07/06/2025

E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

08:09 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com