Anulohet vendimi i privatizimit të llixhave në Dibër.
Këshilli i Basenit Ujor Drin-Bunë, në prefekturën e Shkodrës, ka anuluar lejen e dhënë në muajin dhjetor për shfrytëzimin e ujërave termale në Peshkopi.
Mbledhja është zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura.
Vendimi i marrë nga po ky Këshill me 11.12. 2018 parashikonte që shfrytëzimi i ujërave termale ti jepej një firmë private. /Boldnews.al/