• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përdhunimi i 13-vjeçares në Kavajë, kërkohet hetim parlamentar për…

19:47 : 04/02/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 13-vjeçare në qytetin e Kavajës është përdhunuar nga 8 adoleshentë, ngjarje që tronditi opinionin publik, por që për dy muaj u mbajt në heshtje nga institucionet.

Pas publikimit të saj, policia nisi arrestimet, ndërsa prokuroria ka sqaruar se po heton me intensitet. Por ende nuk ka një reagim lidhur me heshtjen e institucioneve shtetërore ndaj krimit monstruoz.

CRCA Shqipëri përmes një deklarate i kërkon Kuvendit të Shqipërisë por edhe Prokurorisë të hetojnë thellë këtë çështje, si dhe të krijohet një komision i posaçëm hetimor në Kuvend për të hetuar të gjitha veprimet ose mos-veprimet e institucioneve shtetërore si: Zyra Arsimore Kavajë, Komisariati i Policisë Kavajë, Bashkia Kavajë, për të parë nëse ato i kanë ushtruar ose jo detyrat e tyre institucionale, sipas kritereve të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Deklarata e plotë:

Më anë të kësaj deklarate publike, CRCA Shqipëri kërkon të shprehë shqetësimin e saj të thellë për ngjarjen e fundit që ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një fëmijë-vajzë, 13 vjeç, është bërë viktimë e dhunës seksuale nga një grup adoleshentësh.

Lexo edhe:

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

EMRAT/ Denoncimi: Si Rama përdori drejtorët e administratës për mitingun e Kavajës

Sipas raporteve në mediat e shkruara dhe vizive, të cilat kanë raportuar mbi ngjarjen, rezulton se dhuna seksuale ka qenë e përsëritur dhe ajo ka zgjatur përgjatë një periudhe 2-3 mujore. Po sipas tyre, ngjarja, ndonëse është denoncuar në fillim të muajit Janar 2019, ajo është mbajtur e fshehur nga Shkolla dhe Zyra Arsimore Kavajë, për shkaqe ende të panjohura. Vajza nuk e kishte denoncuar ngjarjen pasi dhunuesit, të gjithë adoleshentë, e kishin kërcënuar me publikimin e një video intime mes saj dhe të dashurit.

Pavarësisht raportimit gjerësisht të ngjarjes në media, ne vërejmë se ka ende mungesë të theksuar të informacionit zyrtar në lidhje me rolin që kanë luajtur ose jo institucionet shtetërore. Ndërkohë deri në momentin e publikimit të kësaj deklarate nuk ka patur asnjë reagim zyrtar nga autoritetet publike, si nga Ministria e Arsimit, ashtu edhe Prokuroria, Policia e Shtetit apo Bashkia Kavajë.

Për këtë arsye CRCA Shqipëri kërkon urgjentisht si më poshtë:

Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” t’i kërkojë Kuvendit krijimin e një komisioni të posaçëm hetimor për të hetuar të gjitha veprimet ose mos-veprimet e institucioneve shtetërore si: Zyra Arsimore Kavajë, Komisariati i Policisë Kavajë, Bashkia Kavajë, për të parë nëse ato i kanë ushtruar ose jo detyrat e tyre institucionale, sipas kritereve të Ligjit 18/2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”;

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të pezullojnë menjëherë të gjithë zyrtarët arsimorë, të të gjitha niveleve, që kanë patur djeni dhe që nuk kanë reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë, dhe denoncimin e tyre pranë organeve të zbatimit të ligjit;

Policia e Shtetit të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me ngjarjen, nëse ka patur dijeni dhe nëse po, të jap shpjegime se pse nuk ka reaguar në kohë;

Bashkia Kavajë duhet të marr në mbrojtje të menjëhershme vajzën dhe familjen e saj, duke i ofruar atyre shërbimet e trajtimit të traumës afatshkurtër dhe afatgjatë;

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të ofrojë shërbim të specializuar dhe mbështetje psiko-sociale edhe për adoleshentët e dyshuar si autorë të kësaj vepre penale. Të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë janë adoleshentë, ndaj pavarësisht rolit, ata kanë nevojë për të marr trajtimin dhe kujdesin e duhur;

Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë një hetim të plotë mbi ngjarjen, për të parë të gjitha veprimet dhe mos-veprimet e institucioneve përkatëse, si dhe duke vlerësuar faktet ajo duhet të marrë në konsideratë nëse janë kryer ose jo vepra të tjera penale si pornografia me fëmijë, etj.

Dhuna seksuale ndaj fëmijëve është e patolerueshme. Krime të tilla trondisin jo vetëm viktimën dhe familjen, por edhe komunitetet ku ata jetojnë. Në këtë aspekt ne nxisim Bashkinë Kavajë dhe Policinë e Shtetit, që të marrin masat më të mundshme për të nxitur një komunikim konstruktiv midis të gjitha familjeve të prekura, duke përdorur edhe masat e drejtësisë rikthyese për të miturit. Nga ana tjetër, ne kërkojmë angazhimin e plotë dhe serioz të të gjithë strukturave shtëtërore për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo lloj forme e dhunës përfshi këtu edhe atë seksuale, për të nxitur raportimin e menjëhershëm të rasteve të tilla pranë numrit falas 116-111 ose pranë Policisë së Shtetit.

Se fundmi, CRCA Shqipëri i bën thirrje të gjitha mediave për të ruajtur konfidencialitetin e vajzës dhe të të gjithë adoleshentëve të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe familjeve të tyre, si një mënyrë për të lehtësuar, aq sa është e mundur, komunikimin dhe ndjesën midis familjeve dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Etiketa: adoleshentekavajeperdhunim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Denoncimi: Si Rama përdori drejtorët e administratës për mitingun e Kavajës

16:16 : 08/05/2025
AKTUALITET

E qëlloi me gotë në fytyrë korçaren që ia nxirrte fotot intime, flet adoleshentja: Më tha kurvë!

12:40 : 07/05/2025
AKTUALITET

Rama: Kavajsëve nuk duam që t’i mbetemi borxh, prandaj iu sollëm ‘Mamicën’

18:06 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Skifter” prej vitesh/ Ky është Jorgo Kumaraku që grabiti dyqanin dhe tentoi të përdhunojë shitësen

10:19 : 03/05/2025
AKTUALITET

Kukës/ Konflikt i dhunshëm mes adoleshentëve, 15-vjeçari përfundon në spital

18:42 : 01/05/2025
Para

Rast unik. Të bashkuar në një trup por me dy zemra të ndryshme, binjakët rrezikojnë mbijetesën

TË GJITHA

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi i votave në Fier, rrifillon nesër

12:21 : 12/05/2025

PS fiton edhe Rrogozhinën, ja si renditet PD dhe partitë e tjera opozitare

12:13 : 12/05/2025

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025

KQZ publikon rezultatet e votimit elektronik në Vorë dhe në njësinë nr. 10 në Tiranë

11:56 : 12/05/2025

Mbyllet numërimi i votave në Skrapar, fiton PS

11:55 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com